Style3[OneLeft]

Style3[OneRight]

Style4

Style5

Kryeministri Isa Mustafa ka thënë se Qeveria e Kosovës, përkundër vështirësive që ka, ka ndërmarrë masat e domosdoshme dhe ka siguruar mjetet për pagesën e përvojës në punë së mësimdhënësve. Në një postim që ka bërë në profilin e tij në Facebook, kryeministri ka thënë se pret nga arsimtarët që ata të jenë pranë nxënësve të tyre dhe të mbajnë mësimin e rregullt.
“Është përgjegjësi e madhe të vendoset që nxënësit të lihet në rrugë”, ka thënë kryeministri duke u bërë thirrje arsimtarëve të mos bien pre e tekeve politike dhe kërkesave të pabazuara të disa individëve sindikalistë.
Lexojeni të plotë postimin e kryeministrit në Facebook:
Në këtë shtet, i kemi borxh njëri tjetrit por të gjithë ne i kemi borxh Kosovës. Para së gjithash e kemi obligim të kujdesemi për fëmijët dhe të rinjtë tanë, të kenë mësim të rregullt dhe të mos shkaktojmë situata, që ata, në vend se të jenë në klasë dhe në salla të mësimit, të bredhin rrugëve dhe atje ku nuk duhet, nga teket politike dhe kërkesat e pabazuara të disa individëve në sindikatë.
Punonjësit e arsimit kanë rol fisnik dhe janë prindërit e dytë të fëmijëve tanë. Qeveria ka ndërmarrë masat e domosdoshme dhe ka siguruar mjetet për pagesën e përvojës në punë, përkundër shumë vështirësive buxhetore të cilat i kemi, të cilat janë shumë më të mëdha sesa duken në opinion.
Unë pres nga arsimtarët që ata të jenë pranë nxënësve të tyre dhe të mbajnë mësimin. Është përgjegjësi e madhe të vendoset që nxënësit të lihet në rrugë. Nuk është e drejtë që askush të marrë pagë të plotë e të mos e bëjë punën e vet./lajmi.net

About HIG

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
«
Next
Newer Post
»
Previous
Older Post

No comments:

Komento


Top