Pas deponimit të disa dorëheqjeve nga disa ministra aktual nga radhët e VMRO-DPMNE, një gjë e tillë nuk pritet të ndodhë në mesin partisë shqiptare në pushtet, BDI.
Zëdhënësi i Qeverisë Muhamet Hoxha për “Aktuale” ka pohuar se ministrat e BDI vazhdojnë punën e tyre normale, dhe se nuk do të ketë dorëheqje te partneri shqiptar.
“Dorëheqjet në bazë të informacionet kanë dhënë disa zyrtarë të lartë të VMRO-DPMNE-së dhe kjo nuk ka të bëjmë me ministrat shqiptarë. Të njëjtit vazhdojnë të mbajnë pozitat e njëjta, pa asnjë ndryshim në agjendën e tyre”, ka pohuar për mediat, Muhamet Hoxha.

No comments: