Presidenti i Turqisë Recep Tayyp Erdogan sapo ka mbërritur në presidencë ku është pritur nga homologu i tij shqiptar Bujar Nishani.
Sipas axhendës, Erdogan dheNishani do të takohen fillimisht kokë më kokë e më pas do të nënshkruhet edhe një marrëveshjeje. Në mesditë, krerët e dy shteteve do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.
Pas dreke parashikohen takimet me kryeministrin Edi Rama dhe kreun e Kuvendit Ilir Meta, ndërsa vlen të theksohet numri i lartë i delegacionit që shoqëronErdogan, plot 120 persona.
Po ashtu, presidenti turk do të marrë pjesë në ceremoninë zyrtare të fillimit të punimeve të Xhamisë së Namazgjasë, ku pritet që në mënyrë simbolike të vendosë gurin e parë në themel. I pranishëm gjithashtu do të jetë edhe homologu shqiptar Bujar Nishani. Komuniteti Mysliman i Turqisë ka investuar me 30 milionë euro për ndërtimin e xhamisë së madhe për besimtarët e fesë islame.
Në përmbyllje të vizitës së tij, Erdogan pritet të marrë pjesë në Forumin e biznesit Shqipëri-Turqi rreth orës 18:15.
Ardhja e kryeministrit Erdogan në vendin tonë përkon me datën e vizitës të parashikuar në majin e një viti më parë, por që u shty si pasojë e tragjedisë në një minierë në Turqi. Në majin e 2014-ës kur Erdogan kishte postin e kryeministrit të Turqisë, ftesa i ishte bërë nga kreu i qeverisë Edi Rama.
Vizita e Presidentit turk Recep Tayyip Erdogan në Tiranë ditën e sotme ka bërë që Policia e Shtetit të marrë disa masa, duke bllokuar edhe disa rrugë për arsye sigurie duke porositur drejtuesit e mjeteve që t'i evitojnë ato. Kështu Policia Rrugore e Tiranës, njofton se sot do të ketë devijime dhe bllokime të pjesshme, të disa rrugëve urbane dhe interurbane në Kryeqytetin e Tiranës.
Konkretisht duke filluar nga ora 09:45 deri në orën 22:30 në vendin e quajtur "Qafa e Kasharit" në aksin rrugor "Tiranë-Durrës", në të dy anët e saj, në "Sheshin Shqiponja", "Rrugën e Durrësit”, rrugën “George Bush”, Sheshin "Skënderbej" dhe Bulevardin "Dëshmorët e Kombit". /albeu.com/
Style3[OneLeft]
Style3[OneRight]
Style4
Style5
Kategoria: Shqipëri
About HIG
This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
- Më të lexuarat
- Sporti
- Kategoritë
Películas populares
-
Intervistë e portalit Shqipmedia me Afrim Tahirin, ish-sekretar i përgjithshëm i BFI në RM Afrim Tahiri, një teolog i urtë, intelektua...
-
Bashkimi Demokratik për Integrim si një nga organizatat politike më të suksesshme në historinë e Maqedonisë së Veriut, lindi si nevojë e koh...
-
Samet Avdiu Mënyra se si deri më sot fuksionoi pushteti në Maqedoni është vërtetë për tu habitur, duke marrë për bazë jo vetem vitin...
-
Hasanbegasit janë të irituar tepër shumë me sjelljet prej një hajduti të regjur të Mulla Sulës. Po thonë që, kjo sjellje po ju dhemb edhe...
-
Pas deponimit të disa dorëheqjeve nga disa ministra aktual nga radhët e VMRO-DPMNE, një gjë e tillë nuk pritet të ndodhë në mesin partisë...
-
Vendimi i Gjykatës Supreme, se prokuroria speciale nuk ka guxuar të hapë raste të reja pas skadimit të afatit prej 18 muajsh është skandal...
Sport
Widget powered by WhatstheScore.com

No comments: