Style3[OneLeft]

Style3[OneRight]

Style4

Style5

Qytetarët e Maqedonisë ende nuk mund të udhëtojnë në Gjermani si turistë


 Qytetarët e Maqedonisë së Veriut akoma nuk mund të udhëtojnë në Gjermani si turistë, pasi vendimi nuk ka hyrë në fuqi nga autoritetet gjermane.

Kështu thonë nga Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit, përcjell Telegrafi Maqedoni, prej ku kërkojnë falje për informacionin e publikuar të shtunën, ku informuan se shtetasit e RMV-së do të mund të udhëtojnë në Gjermani me arsye turistike. Tani thonë se ky vendim akoma nuk ka hyrë në fuqi.

“Ky vendim nuk është në fuqi, megjithëse ne si aeroport kemi marrë informacion nga partnerët tanë se qytetarët e Maqedonisë do të jenë në gjendje të udhëtojnë pa dhënë arsye thelbësore për udhëtimin, dhe i njëjti informacion ishte në sistemin tonë të aviacionit, në të cilin përditësohen rregullat/kufizimet e fundit të udhëtimit për shkak të Covid-19, që zbatohen në vende të ndryshme. Në ndërkohë, ne kemi marrë informacion të korrigjuar se ende nuk është e mundur të udhëtohet në Gjermani për arsye turistike dhe ne e ndajmë këtë me ju. Ju kërkojmë falje për gabimin e paqëllimtë”, njoftojnë nga Aeroporti i Shkupit.

Më tej shtojnë se janë duke pritur informacione shtesë nga institucionet kompetente dhe Ambasada e Gjermanisë.

“Detajet e tjera në informacionin që publikuam më 12 qershor 2021, janë të sakta. Gjegjësisht, Republika e Maqedonisë nuk është më në listën e vendeve me rrezik për Covid-19 të Gjermanisë, që do të thotë se hyrja në këtë vend për qytetarët e Maqedonisë është e mundur vetëm nëse ata i përkasin të ashtuquajturës “pasagjerët thelbësorë” dhe tregojnë test negativ për Covid-19 ose dëshmi të vaksinimit. Në të njëjtën kohë, formulari i vendndodhjes së pasagjerëve (Passenger Locator Form) i kompletuar në mënyrë elektronike ,nuk është më parakusht për të hipur në aeroplan”, thonë Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit.

Ali Ahmeti: Agjenda e gjelbër do ta mbaj vulën e BDI-së


Bashkimi Demokratik për Integrim si një nga organizatat politike më të suksesshme në historinë e Maqedonisë së Veriut, lindi si nevojë e kohës, si forcë e obliguar nga qytetarët që të sjell barazi nëpërmjet të zbatimit të plotë të Marrëveshjes paqësore të Ohrit. Kështu u shpreh kryetari i Bashkimit Demokratik Ali Ahmeti gjatë fjalimit të tij me rastin e 19 vjetorit të themelimit të partisë që ai udhëheq.

“Një vajze e re, Greta Tunberg, përshkoi botën me alarmin për ndryshimet klimatike e politikën ambientaliste dhe të gjithë ia hapën derën. Erdhi koha që edhe ne ta hapim derën hapë krah dhe të përqafojmë këto politika për një të ardhme të gjelbër, të sigurt, të zhvilluar dhe të shëndosh. Këtë e kërkoni ju, rinia. Rinia zëshëm kërkon kushte jete si bashkëmoshatarët e vet në perëndim, vende pune, ambient jete modern me ajër të pastër, ujëra të pastër, male dhe fusha të gjelbërta, rrugë e hekurudhë moderne, energji të gjelbër, shkolla, çerdhe dhe spitale me efikasitet energjetik, të sigurta dhe bashkëkohore”, deklaroi Ahmeti.

Sipas Ahmetit, Bashkimi Demokratik për Integrim tashmë ka legalizuar arsimin sipëror në gjuhën shqipe, ka bërë decentralizimin, ka siguruar përdorimin e lirë të simboleve kombëtare, gjuhën shqipe të barabartë, përfaqësimin e drejtë dhe adekuat, integrimin në NATO, marrjen e dritës së gjelbër për anëtarësim në Bashkimin Europian, bashkë me shumë prioritete tjera të qytetarëve tanë.

Bilall Kasami i hapur për bashkëpunim për lokalet! Asnjë parti nuk konfirmon se e do Besën në koalicion

 


Lëvizja Besa po përgatitet që garës për zgjedhjet lokale t’i futet e vetme, por me sa duket kryetari i saj, Bilall Kasami, nuk ndihet i sigurt në këtë gjë. Ai mbrëmë nga emisioni Click Plus në TV21 u shtriu dorën e bashkëpunimit të gjitha partive, përveç VMRO-DPMNE.

“Në periudhën e ardhshme, kjo është në kuadër të asaj që e thash në përgjithësi që ne jemi të hapur për bashkëpunim me çdo subjekt politik, nuk kemi ndonjë amonizimet edhe ndaj partive të cilat i përmendët, pa marrë parasysh se jemi në pozicione të kundërta, pozitë-opozitë, bëhet fjalë për zgjedhje lokale”, tha Kasami.

Po e para që i thotë jo një koalicionimi të tillë, është Alternativa, e cila ka dalë si fraksion nga Besa.

“Në asnjë mënyrë jo, për shkak se marrëveshja jonë në koalicioni me Aleancën për Shqiptarët ishte për zgjedhjet parlamentare dhe për zgjedhjet lokale. Ne i rrijmë prapa atij qëndrimi dhe në këto zgjedhje do të shkojmë së bashku si koalicion me partnerin Aleanca për Shqiptarët”, u shpreh Hysni Ismaili nga Alternativa.

Deputeti i Alternativës nuk beson se ka ndonjë shans për bashkëpunim mes partnerit të tyre Aleanca për Shqiptarët dhe Besës. Po nga ana tjetër, nënkryetari i ASh-së, Ilmi Aziri as nuk mohon e as nuk pohon, por thotë se gjithkush është i mirëpritur të mbështesë kandidatët e koalicionit ASh-AAA.

“Jemi herët për të biseduar në mënyrë shumë të prerë dhe shumë konkrete për këto koalicionime të mundshme, jo vetëm me subjektin që ju e apostrofuat, por në përgjithësi me skenën politike. Duke u nisur nga parimi se jemi të bindur në përparësinë cilësore të kandidatëve dhe programit, besoj se jemi të hapur që çdokush që dëshiron përmirësim të gjendjes në komunën e tyre, që ta mbështesë kandidaturën që e ofrojmë ne si koalicion”, tha Aziri.

BDI është e bindur se prin në të gjitha komunat, por Arbër Ademi, thotë se ende nuk është biseduar për bashkëpunimet e mundshme.

“TV21: Nuk e përjashtoni bashkëpunimin me Besën?

-Me kohë dhe në transparencë të plotë do të njoftohet i mbarë opinioni për bashkëpunimet eventuale që mund t’i kemi në zgjedhjet lokale”, tha Ademi.

Të vetmen që Kasami përjashton nga mundësia e bashkëpunimit për lokalet, është VMRO-DPMNE-ja, kryetari i së cilës, Hristijan Mickoski, kur u pyet për këtë gjë, u përgjigj:

“Unë atë më shumë e kuptova si fyerje ndaj konkurrentëve të tij politik, sepse ai mendon se është aq i mbifuqishëm, parti aq e madhe sa nuk i duhet mbështetja e VMRO-DPMNE-së. Unë i uroj fat dhe sukses në qëllimin e tij dhe ja një porosi, në politikë deklarata të tilla i japin njerëzit që ose nuk e kuptojnë politikën ose politikën e kanë më shumë si hobi se sa profesion serioz”.

Sa i përket bashkëpunimit me LSDM-në, me të cilën Besa bëri koalicion parazgjedhor për parlamentaret, Kasami tha se edhe tani kanë komunikim korrekt në bashkëqeverisje, por shtoi se është e mundur edhe një bashkëpunim për zgjedhjet lokale.

Kreu i Besës, paralajmëroi se ai do të kandidojë për Komunën e Tetovës, ndërsa dy emra që tashmë përfliten si kandidatë të mundshëm, është i deputetit Fadil Zendeli për Gostivarin dhe doktori Ridvan Bajrami për Çairin.

Kasami po ashtu tha se në ato komuna ku rrezikohet përfaqësimi i shqiptarëve në nivel këshilltarësh dhe kryetarë komunash, është i gatshëm për lista të përbashkëta me partitë shqiptare./TV21

LIBRI QË SHPËRTHEN SI BOMBË BRENDA LEXUESIT


(Përkitazi me librin “TRADHËTIA DHE KOMPLOTI I SHAQIR FETAIT NË KOHË PANDEMIE”, i cili sapo doli nga shtypi, nën përkujdesin e Korporatës për Produksion, Informim dhe Botim “1kliklarg”, Tiranë)

Të gjithë librat e botuar shkaktojnë kënaqësi. Libri i mirë ngelë përjetë një kujtim i pashlyeshëm, i cili, gjithnj të thërret në rilexim! Libri madhështor, ai që shtjellon ngjarje e informacione, me një strukturë sa dramatike aq edhe të trishtë, me një temë që për bazë ka luftimin e së keqes, shpërthen brenda lexuesit si një bombë. Ky shpërthim, pa dyshim që, shkundë harresën, rizgjon kujtesën e amshueshme, shpëlon faktet, argumentet, ndez motorët e urrejtjes kundër së keqes, së shëmtuarës, tradhëtisë, komploteve, ndërsa qetëson shpirtërat e trazuar duke ua portretizuar diellin në lindje, shpresën, portretin e së mirës.
Fuqia e librit është atomi i fjalës së shkruar që, kur të shpërthejë, arrinë, sipas Aristotelit, katarsisin, atë shpëlarjen e shpirtit nga gjakimi i djallëzuar për krim e për vepra antinjerëzore.
Pikërisht, një libër i këtillë, një vepër madhështore, pa dyshim që do të ngelë edhe libri i sapo dalur nga botimi “Tradhëtia dhe komploti i Shaqir Fetait në kohë pandemie”.
Pse ky libër? Kush është Shaqir Fetai? Pse i dedikohet një libër kaq madhështor një personi të panjohur! Ky nuk është personazh fiktiv, i romanit, novelës, tregimit, por është personazh publik, që jeton e vepron, që ka bërë makabritet pikërisht në kohën e pandemisë që po e kalojmë?
Libri në fjalë është përmbledhje e mbi 250 shkrimeve të publikuara nga qindra autorë, në dhjetra media kombëtare gjithandej trevave etnike, e që flet për një tradhëti dhe komplot që është ndërmarur nga Shaqir Fetai.
Shaqir Fetai për gati një decenie e gjysëm shërbeu si myfti i Myftinisë së Gostivarit, të cilin e emëroi ish-reisul ulema i Bashkësisë Fetare Islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Pra, Shaqir Fetai është teolog, është hafiz, ka qenë i emëruar myfti, nga kjo pozitë ka qenë anëtarë i Rijasetit, organit më të lartë kolektiv të BFI-së të cilës i ka prirë H. Sulejman ef. Rexhepi, personaliteti, i cili, për të arriturat e veta jetësore në rrafshin kombëtar e fetar, është dekoruar nga presidenti i shtetit shqiptar me medaljen “Kalorës i Urdhërit të Skënderbeut”, kurse për angazhimet e tij në kultivimin e dashurisë njerëzore si dhe për paqe anekënd botës është dekoruar edhe nga presidenti amerikan Donald Tramp!
Haxhi Sulejman ef. Rexhepi e pati si krah të vetin të djathtë Shaqir Fetain deri në momentin kur ky ia thurri një intrigë të tmerrshme dhe kur jepet pas realizimit të planit të shërbimeve të huaja sekrete, për ta eliminuar nga posti i Kryetarit të BFI-së dhe për t’u vetëemëruar nën përkrahjen e pushtetit aktual maqedonas!
Ndonëse shkrimet e përmbledhura nën këtë titull, të botuara brenda fiks një viti (maj 2020 – maj 2021), si lajtmotiv kanë angazhimin e strukturave të shumta nëntokësore anti-BFI, megjithatë, pa dyshim që do ta zbërthejnë edhe profilin e bartësit dhe realizuesit të këtij skenari përplotë me tradhëti e komplot, Shaqir Fetait, edhe atë, për nga aspekti teologjik, psikologjik, kriminalistik (bashkëpunëtor, tradhëtar, komplotist, spiun), antihuman, e deri te zbërthimi i profilit të tij pa karakter e pa edukatë. Lexuesi do të vërejë se, ditëve, javëve e muajve të parë, mungojnë shkrime e reagime, jo për shkak të ndonjë tronditje nga kjo e papritur e Shaqir Fetait, por, thjesht, për shkak të pritjeve të reflektimeve të tij. Personalitete të shumtë i kanë dërguar fjalë që të tërhiqet nga kjo lojë, e kanë lënë të reflektojë, e kanë lënë që të ndërgjegjësohet dhe, në momentin kur kanë parë që ky është nën presionin e karrierës si dhe të padronëve të vet, atëherë, ka nisur fushata kundër tij, sidomos në çastin kur ai jep isharete se, duke shkelur dhe mospërfillur Kushtetutën e BFI-së, ka vendosur që të bëhet bashkëshkatërrues i këtij Institucioni si dhe bashkëudhëtarë në rrënimin e tij me elementët e instaluar brenda Institucionit nga shërbimet e huaja antishqiptare e antiislame.
Libri është katalogëzuar në Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë, së cilës i janë dorëzuar edhe ekzemplarët e detyrueshëm si dhe nëpër institucionet më me relevancë të Shtetit Shqiptar. Pa dyshim që, do të gjenden edhe mënyrat për t’ua shpërndarë edhe të gjithë atyreve që kanë shprehur interesim në inboxin e faqes zyrtare të Korporatës, ndërkohë që, po punohet që të publikohet edhe versioni elektronik i librit.
Ky libër, përmbledhje e qindra shkrimeve, që flet mbi një tradhëti të turpshme dhe mbi një komplot antishqiptar, edhe atë në një kohë pandemie të Koronavirusit, kohë kjo kur vdekja e miliona njerëzve shton dashurinë e njeriut për njeriun, dhembshurinë dhe solidaritetit, kurse vetëm te Shaqir Fetai shton gjakimin për karrierë bazuar në një tradhëti të madhe dhe në një komplot të panjohur në letrat shqipe, do të ngelë si një lapidar për një sëmundje shpirtërore të njeriut antinjeri, siç na del këtu të jetë Shaqir Fetai. Pa dyshim, flet edhe për mbështetje kriminale të nëntokës institucionale që e gëzonte Shaqir Fetai në zvarritjen e tij, si një butak i plagosur, mbi Kushtetutën dhe mbi të gjitha aktet normative të Institucionit.
Ky libër do të plotësohet e riplotësohet, do ta ketë edhe vëllimin e dytë, të tretë, të katërt e kështu me radhë, deri sa do t’i shterret forca karrieriste Shaqir Fetait në udhëtimin e tij drejt kapjes së mekanizmave që e rrënojnë këtë Institucion dhe që i bluajnë madje edhe gërmadhat e tij, deri sa të shndërrohet në pluhur. Këtë shtegëtim do ta ndjek ky LIBËR nëpër vëllimet e veta të ardhshme.



SË SHPEJTI DEL NGA BOTIMI “TRADHËTIA DHE KOMPLOTI I SHAQIR FETAIT NË KOHË PANDEMIE”


Këto ditë, respektivisht, me rastin e njëvjetorit të uzurpimit politiko-partiak të Bashkësisë Fetare Islame në RMV, në kuadër të Korporatës për Produksion, Informim dhe Botim “1kliklarg.com”, do të dalë nga shtypi libri voluminoz me titull “Tradhëtia dhe komploti i Shaqir Fetait në kohë pandemie”!

Libri në vete ngërthen një mori shkrimesh, analizash e komentesh, intervistash e deklaratash, të cilat mëtojnë të hedhin dritë mbi tërë lojën politike të cilën e drejtoi ish-myftiu i Gostivarit, Shaqir Fetai, me qëllim të partizimit dhe të politizimit të të vetmit institucion islam të myslimanëve të RMV-së.
Mbi 200 shkrime të llojeve të ndryshme, në rreth 600 faqe, hedhin dritë mbi të gjitha lojërat që u luajtën mbi kurriz të BFI-së me qëllim të shkatërrimit të këtij Institucioni, mbi 200 zbardhje të lojërave të nëndheshme që u luajtën në dëm të myslimanëve të vendit e në interes të shërbimeve të huaja, por edhe të partive politike që përbëjnë pushtetin.
Libri në fjalë do të ngelë si një fakt që do t’i rezistojë kohërave të ndryshme për të dëshmuar mbi një kohë dhe mbi aktorët që nga shërbimet e diskutueshme morën rol të shkatërrimit të institucionin islam gjashtëqindvjeçar të këtij nënqielli.
Meqë libri është voluminoz dhe mjaft i kushtueshëm, meqë do të jetë edhe problem për ta sjellë komplet tirazhin në Maqedoninë e Veriut, meqë libri shqip nga Shqipëria dhe Kosova e ka të pamundshëm depërtimin tek shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, të gjithë ata që do të shpehin interesim për ta pasur këtë botim në bibliotekat e tyre, le të na shkruajnë lirisht në inbox me qëllim që të dimë se sa dhe kujt t’ia sjellim ekzemplarët e kërkuar. Natyrisht, edhe besimtarët tanë nga diaspora, kudo qofshn ata, le të na shkruajnë, sepse shërbimet tona përmes shërbimeve të shpejta postare (DHL) do t’ua dërgojnë në çdo adresë të kërkuar.
Gjithësesi, planifikohet që, më vonë, botimi të dalë edhe në format elektronik dhe, të jetë i disponueshëm për secilin që dëshiron t’i rilexojë apo t’i ketë në një vend të gjitha shkrimet e botuara brenda një viti, shrime këto që nxjerrin në pah profilin psikologjik, profilin e pseudo-teologut demagog e hipokrit të Shaqir Fetait si dhe që zbërthejnë tërë atë skenar të huaj që u mundua ta luajë Shaqir Fetai në emër të islamit, të jetës fetare islame dhe të myslimanëve të vendit! Fundja, do të dëshmojë për një tradhëti dhe për një komplot origjinal e të tmerrshëm që u zhvillua në një kohë pandemie.
Pa dyshim, botimet e këtilla gjithësesi që do të shërbejnë literaturë bazë për ndonjë faqe të historisë kombëtare e cila do të flasë për veglat e huaja që gjithnjë kanë shërbyer për t’i njollosur klerikët myslimanë dhe për t’i paraqitur si elementë destabilizues të qenies kombëtare. Nëse në të kaluarën nuk ka pasur shënime, në të ardhmen ky libër do të dëshmojë se si janë luajtur skenare të ulët nga pseudo-teologët në dëm të teologëve të mirëfilltë dhe të islamit në përgjithësi.

Skandal: Stacioni policor në Autokomandë terrorizon shqiptarin që nuk dinte të shkruaj në kirilicë


Dje ka ndodhur një skandal i vërtetë në Stacionin Policor në Autokomandë në Shkup. Nga ana e policisë është terrorizuar një shqiptarë për shkak se nuk dinte të shkruaj në kirilic, shkruan Almakos.

Bëhet fjalë për Xhelil Islamin nga Shkupi.

” Me erdhi një mysafirë prej Belgjike në ora 23 të natës dhe ashtu si është rregulli bashkë me mysafirin shkova për ta lajmëruar në polici. Sipas adresës, unë duhet të paraqitem te Stacioni Policor në Autokomandë. E kërkova një karton për ta mbushur dhe fillova të shkruaj me germa latinicë. Bëra një gabim dhe polices i kërkova një karton tjetër. Në momentin kur policja e pa se kam shkruar në latinicë, ajo u terrorizua dhe më ofendoi: budalla, si nuk di të shkruash në kirilicë, duhesh të shkruash në kirilicë”,  deklaroi për Almakos,  Xhelil Islami nga Shkupi.

“I thash se nuk di të shkruaj në kirilicë, se me ditë me shkruar në kirilicë unë do të isha në vend të saj” , vazhdon rrëfimin Islami.

“ Ose unë ose ju jeni budalla kur shikohet se në karton shkruan se ky karton mund të mbushet edhe në gjuhën gjermane, frenge dhe angleze”, vazhdon rrëfimin Islami.

Pas atij momenti, policja e akuzon shqiptarin se e ka ofenduar në vendin e punës, ka përgatitur një padi dhe policin i cili zakonisht qëndron te dera me kallashnikov e ka ftuar që të bëhet dëshmitar i saj në lidhje me padinë. Për të shtuar frikën te këto dy shqiptarë janë ofruar edhe dy policë tjerë me kallashnikov.

Edhe pse Xhelil Islami ka kërkuar komanduesin e atij reparti, zëvendësuesin dhe inspektorin, nuk ka ia kanë mundësuar të arrijnë tek to. Ai ka kërkuar të dhënat e polices që edhe ai të përgatit një padi penale, porse as ato të dhëna nuk ka arritur t`i siguroje.

Islami nuk e ka nënshkruar dokumentin ku iu është përgatitur padia penale, porse është terrorizuar nga sjellja e polices ai dhe mysafiri i tij nga Belgjika.

Mysafiri nga Belgjika, i cili është edhe shtetas belg, do të ndërmarr të gjitha masat e nevojshme në shtetin belg ndaj këtij rasti.

Xhelil Islami në një bisedë të gjatë për Almakos, akuzon partitë shqiptare në pushtet në lidhje me zyrtarizimin e gjuhës shqipe. Ai habitet se si është e mundur që gjuha shqipe të duket zyrtare dhe partitë shqiptare në pushtet të krenohen me këtë të arritur, ndërsa ai dhe shqiptarë të shumtë të terrorizohen se pse nuk dinë të shkruajnë në kirilicë një dokument të thjeshtë.

 

Hamdi Nuhiju/Almakos/

Osmani kundërshton Mexhitin për qëndrimet rreth Qeverisë e partisë


 Javën që shkoi, nënkryetari i partisë, Izet Mexhiti tha se BDI nuk e ka më të mirën e saj në Qeveri dhe se zëvendëskryeministri Grubi e ministri Osmani nuk mund ta përfaqësojnë elektoratin integrist të Shkupit. Madje shtoi se ministrat janë të pazëshëm dhe të padukshëm. Për këto mbrëmë në ClickPlus mori kundërpërgjigjet e bashkëpartiakut të tij, ministrit Bujar Osmani.

“Pa e komentuar, se nuk kam qëllim të komentoj qëndrime individuale, unë pikërisht mendoj të kundërtën. Unë mendoj që ekipi është një ndër më të koordinuarit, më efikas deri më tani në implementimin e programit”, u shpreh Osmani.

Mospajtimet brenda partisë mund të reflektojnë negativisht edhe në zgjedhjet lokale të tetorit, pati pohuar Mexhiti.

“Domosdo mosunifikimi, moskonsultimi i organeve pas kongresit që u mbajt para një vitit, domosdo që reflekton tek strukturat, tek elektorati dhe mund të na dëmtojë në zgjedhjet lokale”, tha Mexhiti.

Po as me këtë nuk pajtohet zëdhënësi i integristëve. Osmani mendon se BDI është më mirë se kurrë.

“Unë nuk dua të nënvlerësoj mendimin e zotëriut. BDI ka 100 mijë votues që mund të kenë mendime të ndryshme, mirëpo kujtoj se punën po e bëjmë me sinqeritetin më të madh, me nderin më të madh. Në BDI e kam thënë çdo herë, është një laramani aq e madhe gjatë mandatit, që është mirë, që është e shëndetshme, në moment kur fillon procesi zgjedhor, të gjithë bëhen një, kjo është e jashtëzakonshme, duhet të jeni brenda për ta ndjerë këtë energji”, tha Osmani.

Edhe kryetari i Çairit, Visar Ganiu, i cili pohon se ka vullnet edhe për një mandat të dytë, nuk mendon se mospajtimet brenda BDI-së do të reflektojnë në zgjedhjet lokale. Madje kjo mund të ndihmojë, shton ai.

“Unë mendoj se jo. Grupe ka jo vetëm tek ne por në çdo parti. Momentet duket që nuk janë të mira por ndonjëherë mund edhe të dalin me rezultat pozitiv për shkak se çdo revoltë që paraqitet sigurisht se na mundëson edhe si parti të konsolidohemi, t’i shohim gabimet, të korrigjohemi, aty ku kemi”, tha Ganiu.

Zëdhënësi i BDI-së, Osmani, mbrëmë duke folur rreth kritikave që vijnë pikërisht nga partia së cilës i takon, tha se asnjëherë tek ta nuk është ngulfatur zëri ndryshe dhe se çdo mendim duhet dëgjuar, por në fund vendimet merren me shumicë dhe nga kryetari. Pohoi gjithashtu se nuk ka plan për rikonstruim të qeverisë, se BDI ka pozicion të mirë brenda qeverisë dhe bashkëpunimi me LSDM-në është i mirë dhe efikas./TV21

Hetime të reja mbi origjinën e Covid-19


 Shtetet e Bashkuara bënë thirrje të martën për nisjen e një faze të dytë hetimi mbi origjinën e COVID-19-s, e cila të jetë transparente e t’u mundësojë hetuesve ndërkombëtarë të kryejnë vlerësime të pavarura mbi këtë çështje të kontestuar. Kjo temë u diskutua gjatë takimit vjetor ministror të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Shtetet e Bashkuara kërkuan që ekspertët ndërkombëtarë të lejohen të vlerësojnë burimin e koronavirusit në ditët e para të shpërthimit të sëmundjes në kuadër të fazës së dytë të hetimit mbi origjinën e virusit.

“Faza e dytë e studimit mbi origjinën e COVID duhet të fillojë me një metodologji më transparente, të bazuar në shkencë dhe që u jep ekspertëve ndërkombëtarë pavarësinë për të vlerësuar plotësisht burimin e virusit dhe ditët e para të shpërthimit të pandemisë”, tha Sekretari amerikan i Shëndetësisë, Xavier Becerra, gjatë një video mesazhi në kuadër të takimit vjetor të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Sekretari Becerra nuk e përmendi në mënyrë të drejtpërdrejtë Kinën, vendin ku u identifikua rasti i parë me COVID-19 në qendrën e qytetit Wuhan në dhjetor 2019.

Sipas shtypit amerikan, agjencitë amerikane të zbulimit po vlerësojnë disa informacione se studiues në laboratorin e virologjisë në Kinë ishin sëmurë rëndë më 2019, një muaj para rastit të parë të identifikuar me COVID-19, ndonëse ende nuk ka prova që virusi të ketë dalë nga ndonjë nga ndonjë laborator.

Një ditë më parë zëdhënësi i Ministrisë së jashtme kineze Zhao Lijian mohoi njoftimet e shtypit se tre studiues të Institutit të Virologjisë në Wuhan ishin sëmurë në nëntor 2019 dhe se kishin kërkuar ndihmë mjekësore, duke hedhur dyshime për lidhje mes sëmundjes së tyre dhe origjinës së koronavirusit.

“Instituti i Virologjisë në Wuhan nuk është ekspozuar ndaj COVID-19 para 20 dhjetorit 2019 dhe të dhënat tregojnë për zero të infektuar mes stafit dhe studentëve. Prandaj, raporti që ju përmendët për tre njerëz që u sëmurën në institut është krejtësisht i pavërtetë”, tha ai gjatë një konference.

Në një raport të muajit mars të hartuar në bashkëpunim me shkencëtarë kinezë pas qëndrimit për katër javë të një ekipi të OBSH-së në Wuhan, thuhet se virusi ka shumë mundësi të jetë transmetuar nga lakuriqët tek njeriu përmes një kafshe tjetër, ndërsa një incident laboratorik u cilësua si një mundësi më e pamundur.

Zëdhënësi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tarik Jasareviç, tha dje se agjencia po rishikon rekomandimet teknike të raportit.

“Ekipet teknike do të përgatisin një propozim për studimet e ardhshme që do të duhet të kryehen, të cilin do t’ia paraqesin drejtorit të përgjithshëm të OBSH-së për shqyrtim”, tha ai.

Nga fillimi i pandemisë sipas të dhënave të siguruara nga Universiteti Johns Hopkins në botë janë identifikuar 167,357,758 raste ndërsa 3,474,911 persona kanë humbur jetën.

ASH-AAA: Qeveria të jep llogari për autostradën Kërçovë-Ohër


“Autostrada Kërçovë-Ohër, në vend të lëvdatave Qeveria duhet të japë llogari”, kështu ka reaguar koalicioni opozitar, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa ndaj vizitës së krerëve institucional, të realizuar në këtë aks rrugor.

Kanë vlerësuar se, kjo autostradë edhe edhe “një dëshmi se Qeveria aktuale e në veçanti partneri shqiptar në koalicion, Bashkimi Demokratik për Integrim, tanimë përveç përgjegjësisë, nuk kanë as turp”.

“Ministri i transportit dhe lidhjeve Bllagoja Bovarski dhe Drejtori i NP për Rrugë Shtetërore Ejup Rustemi, sot tentuan të mburren edhe me një dështim tjetër që filloi me Qeverinë e kaluar VMRO-BDI dhe po vazhdon me Qeverinë aktuale LSDM-BDI. Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, vlerëson se në vend të promovimit, partitë në Qeveri sot duhet të japin llogari dhe të mbajnë përgjegjësi për të gjitha dështimet në autostradën Kërçovë-Ohër.

Kjo autostradë me gjatësi prej 57 kilometrash, me vlerë prej 598 milion euro, filloi në vitin 2014 dhe sot pas 7 viteve është arritur vetëm 62% përparim në realizimin e punimeve. Në Qershor përfundon afati plotësues, ndërsa Qeveria paralajmëron edhe një propozim për aneks marrëveshje për vazhdimin e afatit, për një kohë që tanimë askush nuk është në gjendje ta planifikojë me saktësi. Deri më tani nga 70 projekte infrastrukturore për ndryshimin e trasesë, janë miratuar vetëm 20 dhe Grubi bashkë me ministrat e tjerë vazhdon të gënjejë qytetarët dhe këtë ta prezantojë si sukses.

Pyesim publikisht kryeministrin Zoran Zaev: ku mbeti drejtësia për, citojmë “kriminalitetin dhe korrupsionin” në këtë projekt, që e denonconte përmes bisedave të përgjuara. A do të përfundojë edhe ky rast me anmesti dhe partneritet me krimin, siç përfunduan të gjitha rastet e tjera deri më tani?”, thuhet në reagimin e ASH-AAA-së.

Ilire Dauti: Jemi duke përpilur tekstin final për ligjin për shtetësinë

Deputetja nga koalicioni ASH-AAA, Ilire Dauti në Click Plus, bëri të ditur se janë duke përpiluar tekstin final për ligjin për shtetësinë me të cilën do ta prezantojnë në takimin e fundit me Qeverinë.

“Ne e kemi marrë përsipër që draftin përfundimtar të ligjit për shtetësinë ta bëjmë gati dhe ta ofrojmë në takimin e fundit dhe takimi duhet të jetë brenda këtyre ditëve”, deklaroi Ilire Dauti – deputete ASH-AAA./TV21

A kuptoi diçka Shaqir Fetai

Këto ditë, në disa portale u botua një intervistë e Afrim Tahirit, drejtuesit të Lëvizjes Myslimane për Reforma në BFI, të cilën, në cilësinë e sekretarit gjeneral të BFI-së ia kishte dhënë të përditshmes “Vest” qysh më vitin 2013! Paraprakisht u tha se intervista do të publikohet enkas për Shaqir Fetain! Çka kuptoi nga ky “gjest provokativ” Shaqir Fetai? Cili ishte mesazhi i ripublikimit të kësaj interviste?



Shkruan: Abaz Islami



Argumenti i parë, bazuar në deklaratën e ish-reisit, Sulejman ef. Rexhepit: “Në insistimin e largimit të Afrim Tahirit nga BFI-ja më këmbëngultësi dhe më zhurmuesi ishte Shaqir Fetai” dhe, argumenti i dytë, Intervista e Afrim Tahiri, Sekretar gjeneral i Bashkësisë Fetare Islame, me titull “BASHKËJETESA NUK SIGUROHET VETËM PËRMES REKLAMAVE”, botuar në gazetën “Vest”, 25-26 maj 2013/ faqja 11, 12, 13, - më mjaftojnë që ta plotësoj tërë atë mozaik që do të ma shpjegonte arsyen e dëbimit të Afrim ef. Tahirit nga BFI-ja qysh më 2015, një vit e gjysëm pas përjetimit fjasko të konferencës botërore për dialog ndërkonfesional!



Është fakt i pamohueshëm se, në kohën e Afrim Tahirit, kur ky ishte sekretar gjeneral, punët kanë rrjedhur ashtu siç i ka planifikuar Rijaseti i BFI-së dhe ashtu siç ka qenë më së miri për fenë islame dhe për myslimanët e vendit. Kjo politikë natyrisht nuk ka qenë konformiste por, ka rënë ndesh politikave nacionaliste dhe raciste maqedonase në raport me Bashkësinë Fetare Islame.



Është fakt i pamohueshëm se në atë koh reisul ulema i BFI-së, H. Sulejman ef. Rexhepi, kishte një shtyllë të palëkundër e të papërkulur, Afrim ef. Tahirin, në të cilën ai i mbështeste politikat autonome dhe origjinale të Institucionit që po e drejtonin!



Vetëm Afrim Tahiri ka guxuar që ta minimizojë deri në mohim total një konferencë ndërkombëtare që organizohej nën “ombrelën” e Nikolla Gruevskit, i cili në krye të shërbimit sekret kishte njërin prej “din-dushmanëve” të shqiptarëve dhe, përgjithësisht, të myslimanëve, Sasho Mijallkovin!



Është fakt i pamohueshëm se Afrim Tahiri ua ka bërë me dije si politikanëve nacionalistë maqedonasë ashtu edhe post-enveristëve shqiptarë që po qeverisnin vendin se, nëse nuk plotësohen kërkesat e myslimanëve të vendit artikuluar përmes BFI-së, atëherë vështirë se do të ketë jo harmoni fetare në shtet por, as shtet jo!



Është fakt i pamohueshëm se për herë të parë nga qeveria e Maqedonisë ka ardhur dokumenti se, dekord, pajtohemi të ulemi, të bisedojmë e të caktojmë dinamikën e ndërtimit të Burmali Xhamisë!



Është fakt i pamohueshëm se, për shkak të lojërave të pandershme, për shkak të talljes me marrëveshjet e arritura paraprakisht për rindërtimin e Xhamisë në Prilep si dhe në Llazhec të Manastirit, u bojkotua Konferenca ndërkombëtare për dialog ndërkonfesional, ndërsa Afrim ef. Tahiri do të deklarojë se “të kota janë sponsorimet në mediat botërore (CNN, BBC etj.) për Maqedoninë ndërkonfesionale e ndërnacionale, ndërkohë që parcela shtetërore i falen kishës ndërsa nuk lejohet ndërtimi i xhamisë në pronën tonë për nevojat e myslimanëve të lagjes Lisiçe”!



Zbërthimin e gënjeshtrave dhe të politikave iracionale siç i bënte Afrim Tahiri ndër mediat e vendit, ishin të papërballueshme për pushtetarët që përpiqeshin të ndërtojnë karrierë në dëm të interesave të BFI-së!



Afrim Tahiri përmes kësaj interviste e ka zbërthyer pushtetin si grabitqare të parave të BFI-së, e cila ka paguar për ndërrimin e planit urbanistik, ka investuar në ndërtimin e Xhamisë së Prilepit, ndërsa vetëmsa është grabitur se, punët kurrë nuk kanë nisur në këtë drejtim.



Është Afrim Tahiri, i cili, para syve të Tair Hanit ka shkundulluar Mile Janakievskin, ministrin e Transpoertit dhe Lidhjeve, duke i thënë që t’i bëjë të fala Gruevskit se edhe ai është njeri, i cili, sot është nesër mund të mos jetë në këtë dynja dhe nuk është mirë që e injoron interesin e gjysmës së popullatës së vendit!



Është fakt i pamohueshëm ajo që mediat e vendit kanë folur me gjuhën e shërbimit sekret maqedonas duke konstatuar se Afrim ef. Tahiri është koordinuesi i punëve i të gjitha shërbimeve profesionale në BFI si dhe gardë e pathyeshme në zbatimin e politikave autonome Institucionale të BFI-së! Kërkues këmbëngulës i parcelës për rezidencën e BFI-së në Kala të Shkupit. Ankues i pazbrapsur madje duke ua bërë me dije se do të ankohet si BFI në instancat më të larta gjyqësore ndërkombëtare nëse në afat sa më të shkurtër nuk do të kthehet prona e nacionalizuar e vakëfit të BFI-së.



Ja pra, ja arsyet se pse ndër qarqet e caktuara të pushtetit, në veçanti nga ana e shërbimeve sekrete, është dashur të nisë skenari i largimit të Afrim Tahirit nga BFI-ja! Dhe, sot, prandaj minjt e BFI-së hedhin valle! Sepse u largua Afrim Tahiri, nën presionin e kërkesës së zjarrtë të Shaqir Fetait ushtruar mbi ish-resin që ta largojë sa më parë, sepse, ky ka qenë momenti që e kanë ndjerë “këlyeshët” e Dragoviqëve, që të nisë së brendshmi dobësimi, defaktorizimi dhe shkatërrimi i BFI-së!



Është fakt i pamohueshëm se, në vend të Afrim ef. Tahirit, sekretar gjeneral promovohet Irsal Jakupi, i cili, nisur nga një “bombë” e publikuar, nga ato “bombat e Zaevit”, që në start do të promovojë “politikat” e vjedhjes së haxhit, shkatërrimit të BFI-së!



Të gjithë ata që u rreshtuan në anën e shërbimeve nëntokësore maqedonase për ta larguar Afrim Tahirin dhe, së fundmi, edhe Sulejman ef. Rexhepin, sot i ke të rreshtuar pas Shaqir Fetait, i cili, në çdo ditë të lume që e falë Allahu Fuqiplotë, e shkelë Kushtetutën e BFI-së si dhe aktet e shumta normative të këtij Institucioni. Në një shtet normal, Shaqir Fetai pensionimin e vet do ta priste përtej grilave të burgut. Natyrisht, për shërbëtorë e për bashkëpunëtorë të “shërbimeve speciale” kurrë nuk ka pasur, nuk ka dhe nuk do të ketë bug. Të “burgosur” mund të jenë vetëm ata që ia turbullojnë ujin “dërzhavës”!



Po flitet se edhe sivjet do të organizohet konferencë ndërkombëtare për dialog ndërkonfesional dhe se, mezi po pret ftesë Shaqir Fetai, sepse tashmë ka deklaruar se do të jetë një shans i mirë për ta promovuar veten “reis” para “botës”! Ç’paradoks! Dikur Afrim Tahiri organizimet e tilla i shihte si shans i mirë për të kushtëzuar pjesëmarrje me një “koncesion” në të mirë të BFI-së dhe të myslimanëve të vendit, kurse Shaqir Fetai i sheh si shanse të mira për t’u promovuar si “reis”!



Dua këtu të nënvuzoj edhe dy fakte të pamohueshme:



1. Afrim Tahiri ndonëse u dëbua nga BFI-ja, ndonëse kundër tij u zhillua një propagandë institucionale të nxitur, sipas Sulejman ef. Rexhepit, nga Shaqir Fetai, megjithatë efendi Tahiri sot është ndër teologët më të respektuar në vend, më të dashur e më të përshëndetur, madje keqardhje i shprehin edhe armiqtë që dikur ranë nën ndikimin e Shaqir Fetait për ta bindur Sulejman Rexhepin që ta largojë nga BFI-ja!



2. Një ditë të afërt, kur do të dëbohet Shaqir Fetai nga BFI-ja, a do ta gëzojë këtë respekt siç e gëzon Afrim Tahiri! Kurrë! Esat Pashë Toptani ka zhvilluar një luftë të ashpër gjashtëmujore kundër forcave malazeze që ia kanë mësyer pushtimit të Shkodës! Një luftë të tillë nuk e ka bërë askush që nga Skënderbeu e deri te Esat Toptani! Historia ia ka njohur një meritë të tillë deri në momentin kur zbardhen dokumentat se, Esat Pashë Toptani është përkrahur dhe është ndihmuar në karrierë nga mbretnia serbe! Këlyshë të serbëve nuk ke sot në faqet e lavdishme të historisë sonë kombëtare e fetare.



P. S.

Në prag të Muajit të Ramazanit, kur edhe shtohen aktivitetet fetare islame, qeveria me komisionet e veta solli vendim për orë policore që pamundëson kryerje të ibadeteve të shumta në xhami apo në xhemate! Ibadetet t’i caktojnë politikat e Zaevit! Kurse, reagimi i Shaqir Fetait ishte: “ËSHTË E VËRTETË SE NEVE NUK NA ERDHI MIRË KJO, POR JA QË KOMPETENTËT JANË ATA TË CILËT VENDOSIN PËR KËTË ÇËSHTJE DHE NE GJITHMONË DO TË JEMI NË SHËRBIM TË ASAJ QË TË ZUBTET SITUATA, TË DILET NGA KJO SITUATË.”



Shaqir Fetai nuk ka, nuk mund të ketë dhe as që guxon të ketë politika autonome për situata të tilla, porse, pret që t’i diktojnë të tjerët se çfarë të veprojë! Sepse, e di që, në çfarëdo kundërshtimi apo mospërshtatje me politikat sllave, shkon në të sëmës, dëbohet si Afrim Tahiri e Sulejman Rexhepi.



Ishalla nuk i shkon në mend Zoran Zaevit që të urdhërojë mosagjërim. I pari që do t’i përgjigjej këtij urdhëri do të ishte Shaqir Fetai! Sepse, për të më i rëndësishëm është posti i kontrabanduar i “reisllëkut” se sa parimet islame si dhe ineresi i përgjithshëm islam. Ky fakt tashmë është dëshmuar katërcipërisht. BFI-ja me Shaqir Fetain ka po atë peshë të “anijeve antike”-restorant, në Vardar, të cilat, fatmirësisht po demontohen, sepse, rrezikojnë përmbytje! Kështu u tha!



Tym e flakë në Tiranë, protestuesit u vendosin zjarrin çfarë gjejnë para


Situatë e tensionuar përpara Kryeministrisë në Tiranë. Policia ka hedhur sërish gaz lotsjellës kundër protestuesve, por edhe ndaj gazetarëve që po pasqyrojnë tubimin. Përpara selisë së qeverisë ndodhen forca të shumta policie, ndryshe nga mbrëmë policia nuk ka qenë pasive. Protestuesit në momentin që janë larguar nga Kryeministria, në hyrje të zonës së Bllokut u kanë vendosur zjarrin koshave të plehrave dhe çfarë gjejnë para, ndërsa policia ka ndërhyrë me shpejtësi për të shpërndarë turmën me gaz lotsjellës. Sonte kishte më pak protestues, por më shumë efektivë policie, por që nuk kanë qenë aspak miqësor. Aktualisht në sheshin përpara Kryeministrisë protestuesit janë shpërndarë pas hedhjes së gazit lotsjellës dhe ujit, ndërsa disa prej tyre janë shoqëruar duke paralajmëruar kështu fundin e tubimit, edhe pse individë të caktuar tentojnë që ta mbajnë ende gjallë rezistencën. 


KMK: BFI nuk ka për momentin, BFI po i ngjanë një filiale të partive në pushtet.

 


Të gjithë pranojnë se në BFI ka pasur dhe ka shkelje të rënda kushtetutare, por të gjithë e heshtin këtë fakt

Këshilli për Mbrojtjen e Kushtetutshmërisë së BFI në RMV këto ditë ka realizuar takime me pothuajse 90 % të drejtusve të organeve të BFI-së, lidhur me mbledhjen e fakteve dhe argumentave që kanë të bëjnë me shkeljet e Kushtetutës dhe akteve të shumta normative në BFI.
Konstatim i përgjithshëm është se kjo dukuri antikushtetutare në BFI funksionon tash e një kohë më të gjatë por që ka kulmuar që nga momenti i shkarkimit të ish-reisit e deri në ditët e sotme. Sipas tyre, këto shkelje janë trimëruar nga një faktor politik i cili vazhdimisht ka asistuar, përmes mënyrave të ndryshme, në shkeljen kushtetutare, duke e garantuar paprekshmërinë institucionale deri në zgjedhje të Shaqir Fetait për reis, si i përzgjedhuri absolut i pushtetit aktual.
Që të gjithë drejtuesit e organeve të BFI-së pohojnë se, në ditën e votimeve për kandidatin për Kryetar të BFI-së, kanë qenë nën presin të një situate të tensionuar nga prania e më shumë se 100 personave të sigurimit të cilët kanë agjituar për Shaqir Fetain në shkelje të çdo neni a akti normativ të BFI-së.
Kjo është një arsye që nuk pranojnë të flasin publikisht, sepse, ndjehen fajtorë dhe aktorë në shkeljen e të gjitha akteve normative të Institucionit të BFI-së! Nuk janë në gjendje ta fajësojnë vetëm Shaqir Fetain, pasi që, në rrugëtimin e tij të imoralshme deri në zgjedhje për kryetar të BFI-së që të gjithë janë bashkëpjesëmarrës në shkeljen e Kushtetutës dhe të rregulloreve të ndryshme.
Njëri prej përfaqsuesve të një organi jashtëzakonisht të rëndësishëm për BFI-në madje shkoi aq larg sa nënvizoi se që të gjithë tashmë janë peng të strukturave të BDI-së, sepse, nëse do të ankohemi publikisht për këto shkelje, atëherë mund të paditemi nëpër organet e drejtësisë të vendit si shkelës të aktev normative që janë të deponuara dhe nën mbrojtjen e organeve të drejtësisë.
Këshilli për Mbrojtjen e Kushtetushmërisë i ka të evidentuara të gjitha bisedat me këta drejtues të organeve të BFI-së dhe, për ta ruajtur konfidencialitetin si dhe për t’i ruajtur nga masat ndëshkuese eventuale ndaj tyre, ne këto fakte mund t’ia ofrojmë vetëm faktorëve ndërkombëtarë të cilët mund t’i verifikojnë edhe vetë konstatimet tona në biseda të drejtëpërdrejta me të gjithë me ata që kemi bashkëbiseduar.
Drejuesit e organeve të BFI-së duhet të ndihmohen që të shpëtohen nga këto presione politiko-partiake, sepse po mbillet një traditë e tmerrshme në BFI. Askush nuk ka të drejtë më që të refuzojë apo të mos bëhet pjesë e kalkulimeve politike të partive të tjera. BFI nuk ka për momentin, BFI po i ngjanë një filiale të partive në pushtet. Nesër do të jetë filiale e partive të tjera! Kjo dukuri e tmerrshme duhet të ndalet sa më parë. Dhe, kjo mund të ndodhë vetëm në eliminim të të gjitha akteve të ndërmarra në kundërshtim me Kushtetutën e BFI-së dhe kthim sa më të shpejtë në kushtetutshmerinë e BFI-së.
Komunikatë e Këshillit për Mbrojtjen e Kushtetushmërisë së BFI në RMV dhënë për mediat.

Zaev: Sot kemi paguar 838 mijë vaksina. Ja kur pritet të mbërrijnë


 Maqedonia e Veriut sot ka paguar për 838 mijë vaksina kundër Covid-19, deklaroi për “Telma” kryeministri Zoran Zaev.

Vaksinat duhet të mbërrijnë në fillim të vitit të ardhshëm, pra diku në mars.

Siç dihet, dhe siç është njoftuar nga Ministri Venko Filipçe, punëtorët shëndetësorë, ushtria dhe policia do të jenë të parët që do të vaksinohen.

Filipçe njoftoi javën e kaluar se sistemi shëndetësor po përgatitet për vaksinimin e popullatës.

Radev betonon veton, s’ka negociata pa njohur historinë


 Veton bullgare ndaj hapjes së negociatave mes Maqedonisë së Veriut dhe BE-së e ka betonuar edhe më shumë, presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev. Siç transmeton televizioni bullgar BGNES, Radev ka thënë se Bullgaria duhet të japë pëlqim për fillimin e negociatave me Republikën e Maqedonisë të Veriut, pasi të njihen faktet objektive historike dhe procesi i çrrënjosjes së gjuhës së urrejtjes të bëhet i qëndrueshëm dhe i pakthyeshëm. Presidenti bullgar ka akuzuar qeverinë e vendit të tij se për vite me radhë ka dhënë premtime të mbështetjes së pakushtëzuar për Maqedoninë e Veriut dhe thotë se vonë i është kujtuar që të mbrojë interesin kombëtar.

Marrëveshjen e vitit 2017, ai e ka quajtur një lloj teatri dhe deklaratë me dëshira pa kritere të qarta, pa mekanizma verifikimi dhe pa masa për implementim, që siç shprehet Radev, nuk duhet të përsëritet në të ardhmen.

Rumen Radev, president i Bullgarisë

“Ne kemi dëshirë të madhe që miqtë tanë nga Republika e Maqedonisë e Veriut të marrin perspektivën e tyre evropiane dhe kjo është arsyeja pse tani duhet të presim që emocionet të qetësohen. Ne duhet të armatosemi me durim për një bisedë të hapur dhe të qetë dhe kështu të shohim qartë pozicionet e të dy palëve dhe të mos biem në joshjen e zgjidhjeve të shpejta me imitimin e triumfit. Derisa problemet e regjimit të Titos dhe të ideologjisë së tij vazhdojnë të kalben prapa asaj fasade, Bullgaria, duke mos arritur të përfshijë kërkesat tona në kornizën e negociatave, duhet të dakordohet të fillojë negociatat pasi të pranohen faktet objektive historike dhe procesi i çrrënjosjes së gjuhës së urrejtjes dhe ç’rrënjosja e abuzimit me identitetin dhe sovranitetin tonë të bëhet i përhershëm dhe i pakthyeshëm”

Radev ka thënë po ashtu se duhet të nënshkruhet edhe një aneks i Marrëveshjes për fqinjësi të mirë, pasi vlerëson se e njëjtë nuk është implementuar nga pala maqedonase. Presidenti bullgar ka nënshkruar sot edhe vendimin për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare në Bullgari të cilat i ka caktuar për më 28 mars të vitit të ardhshëm./SHENJA

22 humbje jete dhe 1342 të infektuar në 24 orët e fundit


 Siç informojnë nga Ministria e Shëndetësisë, në 24 orët e fundit nga 3399 testime të realizuara, 1342 persona kanë rezultuar pozitivë me virusin korona.

Shkup-479, Kumanovë-52, Dibër-20, Shtip-45, Prilep-84, Tetovë-58, Strugë-52, Veles-59, Manastir-83, Ohër-49, Kavadarc-42, Gostivar-63, Gjevgjeli- 33, Strumicë-29, Kriva Pallankë-12, Radovish-12, Krushevë-5, Koçan-33, Probishtip-10, Demir Hisar-2, Makedonski Brod-2, Pehçevë-2, Berov[-4, Vallandovë-4, Vinic-4, Delçevë-22, Kratovë-7, Sveti Nikollë-13, Kërçovë-31, Resnjë-13 dhe Negotinë-18.

Instituti i Shëndetit Publik gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 679 pacientë të shëruar nga korona virusi, ndërkaq 22 pacientë e kanë humbur betejën me Co vid-19../TV21

Garevski: Nuk pres pasgoditje pas tërmetit


Drejtori i Institutit për Inxhinieri të Tërmeteve dhe Ndryshimeve Klimatike, Mihail Garevski në një deklaratë për Fokus ka thënë se edhe pse është shumë e vështirë të prognozohet tërmetet, megjithatë, thotë se nuk duhet të priten pasgoditje pas tërmetit pas dite me epiqendër tetë kilometra nga Shkupi.

“Zakonisht askush nuk i prognozon tërmetet, por unë vlerësoj se nuk duhet të priten pasgoditje (aftreshock) sepse tërmeti ishte shumë i dobët”, ka deklaruar Garevski.

Ai ka thënë se nuk pret ndonjë dridhjet të fortë sikur ai i viti 2016 në Shkup me fuqi prej 5.3 shkallë sipas Rihterit.

Kujtojmë se sot në orën 14:09 është regjistruar një tërmet me magnitudë prej 3.9 shkallë sipas Rihterit në rajonin e Shkupi, ndërsa ka shqetësuar banorët e kryeqytetit. /SHENJA/

Editorial / Nga sot hipokrizia do të quhet Shaqir Feta


Do “alima” të mëdhenj, do “fetfaxhinj” cukla-cukla, do “sheriatlinjë” që shesin dinin në këmbim të një epiteti eksitue, do profesora që lejojnë t’u fëlliqet inteketi duke u futur vullnetarisht deri në maje të hundës në fëlliqësirë, sot e kryen detyrën e vet duke u vënë në shërbim të djallit, duke u tallur me mësimet kuranore e me traditën e Pejgamberit a.s., duke u tallur me akte normative që mbështeten në këto Mësime e në këtë Traditë!

Sot, që të gjithë, me përjashtime të mëdha, u lëshuan në veshjen e shejtanit me mini-fustan, vetëm për të na e zbukuruar e për të na e ndjellë epshin, lakminë, smirën! Elhamdulilah, askuj nuk i bëri përshtypje ky akt putan, kurse të devotshmit u irituan jashtëzakonisht shumë nga lakejtë dhe jargaxhinjë që për një kockë këlyshi dinë edhe të servilosen.

Sot u munduan të na e zyrtarizojnë për Reis, Shaqir Fetain, i cili, absolutisht nuk është zgjedhje e shumicës myslimane të vendit por është produkt i aktivieteve të shërbimeve intelegjente të huaja për islamin, produkt i dofarë Stankove e Boshkove!

Që nga 27 maji i këtij viti e deri më sot, Shaqir Fetai në çdo sekond të Zotit ka shkelu Kushtetutën e BFI-së si dhe aktet e tjera normative të këtij Institucioni, ka lejuar të shkilen këto akte normative, ka frymuar me këto shkelje, ka hyrë në namaz me këto shkelje të Kushtetutës së BFI-së, e cila që në Preambulë, për moto veprimi ka vënë ajetin kuranor në shenjë betimi se me këtë Kushtetutë do të veprohet ashtu siç porositë Allahu xh.sh.: “...Për çdo (ummet) Ne caktuam ligj e program...” (El-Maide, 48).

Shaqir Fetai në historinë e BFI-së do të ngelë si sinonim i shkeljeve flagrante të Kushtetutës së BFI-së, do të ngelë si i vetmi mysliman i diskutueshëm që e këmbeu emrin e vet me fjalën hipokrit, do të ngelë si i vetmi “reis” që erdhi i përkrahur nga forcat politike që nuk kanë asnjë pikë të përbashkët me islamin.

Shaqir Fetai, pa asnjë dyshim, po na del se do të jetë “reis” i LSDM-së dhe myteveli i BDI-së!

Shaqir Fetai, ndonëse është dëshmuar edhe publikisht se është shkelës i pamëshirshëm i Kushtetutës së BFI-së, u tolerua nga strukturat e drejtësisë dhe u ndihmua nga pushteti që të bëhet reis i cili do të rrënohet nga pesha e hijes së politikës.

Të gjithëve u erdhi pështirë kur Shaqir Fetai u betua se nuk do ta shkelë Kushtetuutën e BFI-së si dhe aktet e tjera të BFI-së, ndërsa është dëshmuar si injoranti më i madh në vend që nuk ka lidhje dhe nuk e njeh fare këtë Kushtetutë.

Dhe ata (ai), njëfarë ish-myftiu, njëfarë njohësi i mirë i drejtësisë islame, e cila na e mëson në mënyrë decide se si të sillemi me shkelësit e “ligjeve dhe programeve” (El-Maide, 48), ia bën duanë, i lutet Zotit që t’i japë suksese Shaqir Fetait në punën e tij si reis!!! E ku është i mirë dhe i suksesshëm Shaqir Fetai përveçse në shkeljen e Kushtetutës dhe të akteve normative të BFI-së që bazohen në Kuran dhe në Traditën e Pejgamberit a.s.? Në këtë punë të djallëzuar ai është treguar shumë i suksesshëm dhe kjo nuk na habit.

Habit fakti se si “sheriatlinjtë” e Shaqos luten që në këto shkelje ta ndihmojë Zoti Shaqir Fetain! Fatmirësisht, ekzistojnë edhe shumë ajete, shumë hadithe mijëra përvoja islame që dëshmojnë se shejtanllëqet dhe injorancën Zoti Fuqiplotë kurrë nuk e ka ndihmuar dhe nuk e ka shpërblyer me asnjë sukses, përveçse me dështime, me humbje, me zhdukje deri në shfarosje.

Lëvizja Myslimane për Reforma në BFI të RMV-së

Roth: Ndihem i detyruar ndaj premtimit për negociata deri në fund të vitit


 Si evropian i sigurt, çdoherë mbes optimist. Kemi dhënë premtim se gjatë kryesimit tonë me Këshillin do të mundohemi të marrim dritë jeshile për fillimin e negociatave aderuese me Maqedoninë e Veriut. Edhe unë ndihem i detyruar ndaj këtij premtimi. Negociatat nuk janë të pasuksesshme, por duhet të bëhet edhe shumë punë, ka thënë ministri gjerman për Evropë Mihael rot në intervistën për “Uelt”.

“Në takimin e Këshillit të ministrave, pothuajse të gjithë delegacionet edhe një herë bënë të ditur se temat bilaterale midis dy vendeve duhet të qëndrojnë atje. Dhe se tani duhet të përqendrohemi në çështjet kryesore që janë të rëndësishme për fillimin e negociatave të pranimit. Kjo duhet të bëhet sepse urgjentisht kemi nevojë për një sinjal pozitiv për Ballkanin Perëndimor. Ne duhet të pranojmë se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë arritur rezultate të shkëlqyera në vitet e fundit. Maqedonia e Veriut bëri histori me Marrëveshjen e Miqësisë me Bullgarinë, por edhe me zgjidhjen e mosmarrëveshjes së emrit me Greqinë, e cila zgjati gati 30 vjet. Kjo tani duhet të shpërblehet, thotë Rot kur u pyet ku e sheh zgjidhjen për veton bullgare në negociatat e pranimit të Maqedonisë së Veriut me BE-në.

Sipas zëvendëskryeministrit Dimitrov bllokada e Bullgarisë e cila paraprakisht i ka mbështetur negociatat aderuese për vendin, nuk është befasi, por zhgënjim. Ai sqaron si erdhi deri në kontestin, por flet edhe për rëndësinë e Marrëveshjes për fqinjësi si mekanizëm, për debat për këto tema, në të cilat do të punojnë historianë nga dy vendet.

“Mendoj se nuk është aspak produktive që politikanët të diskutojnë rreth çështjes historike. Ne jemi një rajon me histori të pasur, por deri më tani nuk kemi arritur t’i ofrojmë brezit të ri perspektiva të mjaftueshme për të ardhmen. Prandaj, ideja ishte: të lëmë historianët të debatojnë mbi historinë – dhe le të kujdesemi për çështjet më të rëndësishme tani dhe në të ardhmen. Që do të thotë se nuk u habitëm, por jemi të zhgënjyer. Bashkimi Evropian, bazuar në Marrëveshjen e Lisbonës, është një Bashkim që respekton diversitetin kulturor dhe gjuhësor. Dhe është me të vërtetë e vështirë për t’u shpjeguar qytetarëve të Republikës së Maqedonisë Veriore se si ka ndodhur, gjuha e tyre, gjuha maqedonase, të jetë një pengesë për të hyrë në një komunitet që vlerëson diversitetin gjuhësor si një thesar të veçantë. Dhe gjithashtu është e vështirë të shpjegohet edhe pse gjuha është një pengesë në rrugën drejt marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, e cila nga rruga duhet të bazohet në respekt të ndërsjellë”, tha ai.
rëndësinë strategjike të rajonit për stabilitetin e BE-së dhe të Bullgarisë.

“Aktualisht ne çdo ditë jemi në kontakt të ngushtë me të dy palët. Në fund të ditës, ky është argumenti kryesor: Ballkani Perëndimor nuk është “oborri i prapëm” i jonë, por “oborri i brendshëm” i Evropës. Stabiliteti, paqja, pajtimi rajonal janë të rëndësisë thelbësore për Evropën. Dhe sidomos për fqinjësinë. Siguria dhe stabiliteti i Bullgarisë, gjithashtu do të ishin të lëkundura nëse nuk do të arrinim stabilitet më të madh në fqinjësi. Në parim, njihet edhe ky argument. Qëllimi ynë negociues është të sqarojmë gjërat që janë më se të nevojshme për negociatat e pranimit, të cilat duhet të merren parasysh nga BE-ja. Dhe pastaj kemi disa probleme bilaterale, të cilat, sipas qëndrimit bullgar, lindin nga zbatimi i papërshtatshëm i Marrëveshjes për Fqinjës”, shpjegon Rot.

Në këtë drejtim, shtoi ai, i inkurajuam të dy vendet për të gjetur zgjidhje që do t’i çojë këto çështje bilaterale në një proces të strukturuar, në mënyrë që ato të zgjidhen hap pas hapi.

“Pastaj në Bruksel, me kërkesë të Parisit, ishte përgatitur metodologjia e re për bisedime për anëtarësim. Tani pengesa e fundit vjen nga fqinji ynë lindor”, tha zëvendëskryeministri Nikolla Dimitrov, në intervistën e përbashkët me ministrin gjerman për Evropë, Mihaell Rot për “Velt”.

Farsa e radhës e reisit të falsifikuar


 Sot u kurorezua tërë veprimtaria antikushtetutare e cila tash e sa kohë po zhvillohet në emër të islamit në vendin tonë. Fatkeqësisht, kësaj farse i dhanë dozë legalizimi anëtarë të pushtetit, madje edhe vetë kryeministri përmes përfaqesuesit të vet. E di tërë bota se Shaqir Fetai erdhi në krye të BFI-së falë heshtjes së organeve të drejtësisë karshi shkeljeve brutale të Kushtetutës së BFI-së, me të vetmin qëllim për ta shprehur solidaritetin me të gjithë elementat antiislamike në vend.

Këshilli për Mbrojtjen e Kushtetutshmërisë së BFI-së do të vazhdojë edhe më tej me aktivitetin e vet shumë të sinqertë dhe fisnik, do të komunikojë me të gjithë organet dhe institucionet e BFI-së, me të gjithë faktorët relevant të vendit dhe ndërkombëtarët, për ti dëshmuar të gjitha shkeljet kushtetutare të cilat kurorëzohen me betimin e reisit të falsifikuar se, këto shkelje dhe veprime antiislame, të cilat mund ta iritojë tërë popullatën myslimane të vendit, do ta vazhdojnë edhe më tej, tashmë me bekimin edhe të pushtetit.
Shkeljet kushtetutare që gjeneruan një reis të falsifikuar nuk mund të mbulohen as edhe me prezencën e përfaqësuesve të bashkësive simotra të rajonit, të cilët, nuk mund ti dinë punët dhe raportet brenda BFI-së. Mosprezenca e ish-reisul ulemasë në ceremoninë e dorëzimit fals të Menshurës, mosprezenca e Myftiut të njërës prej Myftinive më të mëdha të vendit, flet se ky akt i betimit nuk ka vlerë, nuk ka legjitimitet, dhe nuk mund ta legalizojnë as bashkësitë e tjera fetare dhe as pushteti, sepse, shumë shpejt do të dëshmohet se në BFI problemet do të shpërthejnë dhe do të dalin jashtë kontrollit pikërisht për shkak të përzierjes së politikave të ndryshme destruktive.
Këshillit për Mbrojtjen e Kushtetushmërisë së BFI-së i vie shumë keq që, në vend të një urimi vëllazëror për reisin e mundshëm në kuadër të legales dhe legjitimes, po i drejtohet opinionit të gjërë me këtë reagim për të shprehur zhgënjimin dhe kundërshtimin e pathyeshëm kundër shkelësve dhe legalizuesve të shkeljeve të Kushtetutës së BFI-së.

Me zhgënjim të thellë -

Këshilli për Mbrojtjen e Kushtetutshmërisë së BFI në RMV

Shaban Aziri, kordinator
Eset Shaqiri, zv/kordinator
Mirdi Brao, zv/kordinator

Top