Style3[OneLeft]

Style3[OneRight]

Style4

Style5

Portugalia është kampione e Evropës

Kombëtarja e Portugalisë fitoi titullin e kampionit të Evropës. Pas plotë 120 minutave Portugalia e mposhti me rezultat 1:0 Francën, në finalen që u zhvillua në stadiumin “Stade de France” në Saint-Denis në Paris. Ky është titulli i parë në histori për Portugalinë, ndërsa francezët janë të zhgënjyer,duke mbetur duarbosh. Futbolliti Eder është trimi fitores së Portugalisë, i cili në minutën e 109-të heshti francezët. Portugalia luajti pa kapitenin Cristiano Ronaldon, kur u lëndua në minutën e 25-të, por kjo fare nuk e pengoi drejt titullit të parë në histori. Poretugezët luajtën me vetëmohim të pashoq dhe pa dyshim meritat më të mëdha për këtë trofe ka edhe portieri Rui Patricio që ka mbrojti për mrekulli. Nga ana tetër, Antoine Griezmann ka fituar “Këpucën e Artë”, i cili ka realizuar gjithsej 6 gola, tri me tepër se Ronaldo e Nani të Portugalisë, Giroud e Payet të Francës dhe MOrata i Spanjës.

Sfida ndaj Armenisë, vendimtare për kualifikimin e Shqipërisë

Ndeshja e sotme kundër Armenisë është shumë e rëndësishme për Shqipërinë, pasi raportohet se është vendimtare për kualifikim.
Me një barazim apo humbje, shpresat e Shqipërisë për një kualifikim në Euro 2016 do të shuhen pothuajse tërësisht.
Ndërsa, fitorja do të gjallëronte shpresat dhe do të ndriçonte rrugën për një kualifikim historik.

PSG e fortë edhe me një lojtarë më pak

Skuadra kampione e Francës, PSG, edhe pse me një lojtarë më pak për 90 minuta, ka arritur të eliminojë Chelsean e Jose Mourinhos nga Liga e Kampionëve, duke luajtur barazim 2:2 në Stamford Bridge, ndërsa ndeshja e parë në Parkun e Princave, pati përfunduar 1:1.
PSG pjesën më të madhe të kohës, e luajti me një lojtar më pak, pasi që Ibrahimovic, në minutën e 31’, u ndëshkua direkt me karton të kuq, pas ndërhyrjes në Oscar.
Me rezultat 0:0, përfundoi pjesa e parë.
Me të filluar pjesa e dytë, PSG pati një mundësi të mirë për të shënuar, por Edison Cavani, në portën e zbrazët, goditi shtyllën.
Chelsea golin e gjeti përsëri me anë të mbrojtësve. Ishte Cahill që shënoi në minutën e 81’.
Dhe kur po mendohej se Jose Mourinho do të kualifikohet për në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, ish mbrojtësi i Chelsea, David Luiz, në minutën e 86’, barazoi në 1:1, për t’i dërguar skuadrat në vazhdime.
Chelsea me të filluar vazhdimet, saktësisht në 96’ arriti të fitojë një penallti, pas luajtjes me dorë të Thiago Silvas në zonën e rreptësisë. Penalltinë në gol e konvertoi Eden Hazard.
Por edhe pse me një lojtar më pak, francezët nuk u dorëzuan, duke arritur që në minutën e 114’, nëpërmjet Thiago Silvas, të barazojnë në 2:2, për të arritur kualifikimin në çerekfinale.

Top