Style3[OneLeft]

Style3[OneRight]

Style4

Style5

Berisha e quan akt antikombëtar ndalimin e veteranit të UÇK-së në Shqipëri

Pasi policia shqiptare ka ndaluar veteranin UÇK-së, Murtez Kastrati, ka reaguar edhe ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha.
Në një postim në faqen e tij në Facebook ai shkruan se arrestimi me urdhër të Beogradit i ish luftëtarit të UÇK, Murtez Kastrati nga narkopolicia e Zografit bis është një thikë pas shpine për Kosovën.
“Arrestimi me urdhër të Beogradit i ish luftëtarit të UÇK, Murtez Kastrati nga narkopolicia e Zografit bis është një thikë pas shpine për Kosovën dhe dëshmi tjetër flagrante e vasalitetit të Tiranës ndaj Beogradit dhe luftës së ftohtë që Tirana zyrtare zbaton ndaj Prishtinës”, thotë Berisha.
“Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë akt të shëmtuar antikombëtar dhe paralajmëroj Edvin Tradhëtarin dhe Gjeneral Vasalin se do përgjigjen personalisht për aktin e tyre të pashembullt”, shkruan ai.
Murtez Kastrati është liruar dhe një gjë të tillë e ka konfirmuar kryediplomatja kosovare, Meliza Haradinaj-Stublla, pas një bisede që ka pasur me Gent Cakajn, njofton Telegrafi.

Shqipëri, masat për protestën, gazetarët pajisen me maska kundragaz

Marrë shkas nga protesta e 16 shkurtit, ku qytetarët por edhe gazetarë që raportonin zhvillimet nga terreni, u gjetën në befasi nga gazi lotsjellës i përdorur nga punonjës të gardës, në prostën e sotme të gjithë duket se kanë marrë masat. Para nisjes së manifestimit, shumë prej tyre kanë publikuar foto ku tregojnë se këtë herë janë pajisur me maska kundërgaz.
Në një raportim për News24, gazetari Erjon Skëndaj tregoi edhe maskat e marra nga gazetarët e terrenit për të përballuar në cdo rast gazin lotsjellës i cili mund të përdoret sërish në rast të dhunës në protestë.
Kujtojmë se në protestën e 16 shkurtit të shumtë ishin qytetarët të cilët u ndjenë keq nga përdorimi i gazit lotsjellës në protestën para kryeministrisë. Shumë prej tyre, morën ndihmë mjekësore në urgjencën e QSUT-së./lapsi.al/

SHBA kritikon opozitën për djegien e mandateve në Shqipëri

Kryetari i PD Lulzim Basha tha se Partia Demokratike ka vendosur në unanimitet që të djegë mandatet. Basha u pyet se çfarë reagimi ka, pasi ambasada e SHBA në Tiranë e ka kritikuar pikërisht veprimin e opozitës për të djegur mandatet. Ai tha se nuk komenton të tillë deklaratë, por shtoi se respekton dhe çmon demokracinë amerikane.

Sondazhi/Shqiptarët pa punë, pa kursime, pa shpresa, gati për mërgim

Qendra Shqiptare për Qeverisje të Mirë publikoi sot sondazhin e vitit 2018, sipas të cilit papunësia është shqetësimi kryesor i qytetarëve, krahas korrupsionit dhe besimit të ulët tek politika.
Sondazhi me 5600 vetë në 18 qytete të mëdha të vendit zbuloi se qytetarët ankohen për varfërinë ekonomike, ndaj shprehin gadishmërinë për emigrim, sepse nuk kanë besim tek një e ardhme më e mirë.
Qendra për Qeverisje të Mirë i kryen këto sondazhe prej disa vjetësh me mbështetjen e Fondacionit gjerman “Konrad Adenauer” për të matur perceptimin e opinionit publik mbi qeverisjen dhe nivelin e demokracisë në vend.
Shqetësimi kryesor i qytetarëve të intervistuar nga 20 – 45 vjeç është papunësia dhe sidomos mungesa e perspektivës për të gjetur një vend pune.
Gjatë vitit të kaluar të anketuar dy herë në qershor dhe në dhjetor, afro 60 për qind e qytetarëve pohuan se gjendja ekonomike është më keq se një vit më parë, afro 30 për qind se ekonomia ishte njëlloj si më parë dhe vetëm afro 10 për qind thanë se ekonomia është më mirë.
Sondazhi gjeti se papunësia dhe moszhvillimi ekonomik ndikuan tek niveli i përgjithshëm i të ardhurave familjare.
Rënia e të ardhurave bëri që 58 % e qytetarëve nuk arritën të kursejnë asgjë, dhe paguan vetëm detyrimet kryesore dhe ushqimet e përditshme.
Gjysmën e dytë të vitit sondazhi zbuloi një rritje të borxheve ose kredive, në pamundësi për të plotësuar nevojat bazike.
Sipas studimit, perceptimi i përgjithshëm i opinionit publik është se kemi një rritje të korrupsionit dhe mungesë serioze të luftës kundër tij.
Të pyetur në qershorin e kaluar 2018, se a po luftohej korrupsioni në nivelet e larta, më shumë se gjysma e qytetarëve (50.77 %) thanë “jo”, 18.14 % thanë “po” dhe 31.09 %, thanë se lufta kundër korrupsionit është “vetëm propagandë”. Emigracioni vazhdon të mbetet një plagë serioze, sidomos në moshat 18-45 vjeç. Në dhjetorin e kaluar 44% e të rinjve pohuan se kanë aplikuar për emigrim, ndërsa rreth 20 përqind thanë se kishin në plan të aplikonin.
Pra, mbi 60% e popullsisë së re në moshë kërkon të largohet. Edhe në sondazhin e vitit 2017, për pyetjen “a e shihni emigrimin si rrugëzgjidhje për problemet tuaja?” afro 67% e qytetarëve thanë “po”, kundrejt 33% që thanë “jo”.
Mbështetjen më të madhe e ka marrë pyetja nëse duhej bërë një veting në radhët e politkës. Afro 94.52 % e qytetarëve thanë “Po”, se duhej një veting në politikë, ashtu siç po bëhet për gjyqtarët dhe prokurorët, ndërsa vetëm 5.48 % thanë “jo”.
Ky tregues, thanë autorët e studimit, dëshmon për pritshmëritë e qytetarëve nga drejtësia e munguar si dhe një apel që pandëshkueshmëria të marrë fund.
Sipas tyre, kjo shifër e lartë tregon se “ka një koalicion të gjerë të qytetarëve, pavarësisht bindjeve politike, që të bëhet një pastrim i politikës nga persona që kanë lidhje me krimin, korrupsionin, abuzimin me ligjin dhe fondet publike./VOA/ 

Deklaratë shtypi e partisë ZGJIDHJA: Familjarë, kërkoni miliona për vrasjet në miniera!

‘Top Story’ shfaqi mbrëmë një investigim për minierën e Bulqizës. Një film i shkurtër, por i mbushur me dëshmi dramatike, dokumente dhe shifra se si ‘Eldorado’ e Shqipërisë është zhvatur dhe po zhvatet nga një grusht njerëzish të lidhur me qeveritë, që grabitin pasuritë nëntokësore të vendit, jetët, gjakun dhe djersën e minatorëve dhe familjeve të tyre.
Përmbi një dekadë janë aksidentuar të paktën 221 minatorë, 34 prej të cilëve kanë humbur jetën, dhjetra familje kanë humbur bijtë e tyre, gratë bashkëshortët e fëmijët baballarët. Biznesmenët e lidhur me qeveritë, përmes agjencive shtetërore, ua lënë fajin viktimave për të mos penalizuar kompanitë që rrëmbejnë për dy kacidhe pasuritë e pamata të Bulqizës.
Miniera e Bulqizës është simboli i zhvatjes shtetërore të pasurive shqiptare nga një grusht oligarkësh, kriminelësh dhe grabitësish me mbështetje të fortë shtetërore, ashtu siç ndodh edhe me naftën dhe me pasuritë e shumta nën e mbitokësore që Zoti i ka dhuruar Shqipërisë.
Mijëra tonelata krom i papërpunuar janë nxjerrë nga nëntoka e Bulqizës këto dekada dhe dhjetra milionë tonelata të tjera flenë nën tokë. Një ton mineral i papërpunuar shitet në bursë edhe 1200 dollarë, por një punëtor galerie paguhet vetëm 2 mijë lekë në ditë, megjithëse kushtet e sigurisë në punë janë mizetabël dhe inekzistente. Burrat që hyjnë qindra metra nën tokë mund të mos dalin më prej andej, siç ka ndodhur në dhjetra raste. Askush nuk pyet për jetën e tyre. Shumica janë të pasiguruar nga firmat që operojnë atje me lejen e autoriteteve shtetërore, nisur që nga Fatos Nano në vitin 2001 dhe vijuar me kafshëri nga Berisha dhe Rama. Bulqiza është e zhytur në varfëri dhe mjerim. Buka e përditshme blihet prej vitesh me lista. Rinia, burrat dhe të moshuarit s’kanë mundësi tjetër punësimi veç galerive të vdekjes, ndërsa gra dhe fëmijë mbledhin kronin e mbetur në sipërfaqe. ZGJIDHJA deklaron se Bulqiza nuk do të ketë ditë të bardhë me qeveritë që vetëm e kanë grabitur dhe lënë në mjerim. Ato, me klientët e tyre, do të vazhdojnë të vrasin pa mëshirë minatorë të tjerë, të falsifikojnë procesverbalet dhe të fajësojnë viktimat.
ZGJIDHJA u bën me dije familjeve të viktimave që të kërkojnë gjyqësisht dëmshpërblime për çdo jetë të humbur ose të aksidentuar. Pavarësisht se si shkruhen procesverbalet nga qeveria e kapur, për çdo viktimë të galerive, familja duhet të përfitojë disa qindra milionë lekë. Legjislacioni është në favor të viktimave për çdo aksident në punë. Familjarët duhet t’u drejtohen avokatëve që trajtojnë aksidentet në punë me pasojë vdekjen ose jo.
ZGJIDHJA në pushtet do të anulojë të gjitha kontratat e paligjshme të dy dekadave të fundit, do të presë lidhjet e qeveritarëve me biznesmenët vrasës, do të rikthejë kontrollin e shtetit mbi këto pasuri që i takojnë popullit shqiptar dhe popullit të Bulqizës, duke i dhënë fund shkatërrimit dramatik të resurseve të Shqipërisë për interesat e një grushti pushtetarësh të korruptuar dhe biznesmenëve të tyre.
#Zgjidhja#Shqiperia#Bulqiza#

Vila e Metës me vlerë 5 milionë euro në Lalz, Monika do pushtet përmes studentëve konviktorë me banjo të përbashkët

Studentët kanë interesa krejtësisht të kundërta me Monika Kryemadhin, LSI-në dhe militantët e saj të infliltruar brenda radhëve të kësaj lëvizjejeje që ka ngjallur shpresa për përmbysjen e sistemit. Kërkojnë kushte më të mira jetese nëpër konvikte, ulje tarifash shkollimi dhe degëve të mbartura, një mësimdhënie më të mirë, pedagogë të aftë, me grada shkencore të rregullta, që nuk kërkojnë para dhe favore seksuale në këmbim të votës, Monika ka kërkesa të tjera që burojnë nga standardi i saj i lartë i jetesës prej miliardereje. Përpjekja e kryetares së LSI për të ardhur në pushtet duke abuzuar me hallin dhe kërkesat e studentëve, është makabritet
Lëvizja Socialiste për Integrim dhe kryetarja e saj Monika Kryemadhi po bëjnë të gjitha pëprjekjet për të futur në dorë drejtimin dhe përfaqësimin e protestës së studentëve.
Përmes “inflitrimit” në radhët e lëvizjes studentore të militantëve dhe drejtuesve më të zëshëm të forumit të të rinjve të LSI, Monika po tenton të vendosë diktatin e saj në këtë protestë, duke uzurpuar podiumin, por dhe ekranet televizive të debatit.
Ndërkohë që tashmë janë kapur mesazhe të drejtueseve të kësaj partie në drejtim të deputetëve adoleshentë të LSI për të mbajtur protestën gjallë sa më gjatë para kryeministrisë, ndërsa disa studentë kanë përfunduar në spital nga ftohja, Monika nuk ndalet.
Në pikë të mëngjesit ka dërguar dy deputetet e saj Mehmetaj dhe Kërpaçi për të depozituar në Kuvend në formë amendamentesh 8 kërkesat e kërkuara nga studentët, në përpjekje për të marrë përfaqësimin e lëvizjes studentore, që gjithsesi as tani s’ka asgjë të përbashkët me LSI.
E themi këtë, pasi studentët kanë interesa krejtësisht të kundërta me Monika Kryemadhin, LSI-në dhe militantët e saj të infliltruar brenda radhëve të kësaj lëvizjeje studentore që ka ngjallur shpresa të mëdha për përmbysjen e sistemit.
Studentët kërkojnë kushte më të mira jetese nëpër konvikte, ulje tarifash shkollimi dhe degëve të mbartura, një mësimdhënie më të mirë, pedagogë të aftë, me grada shkencore të rregullta, që nuk kërkojnë para dhe favore seksuale në këmbim të votës. Pra kanë kërkesa jetësore studentët.
Ndërsa Monika Kryemadhi ka kërkesa të tjera që burojnë nga standardi i saj i lartë i jetesës prej miliardereje, ku vetëm vila e në Lalz bashkë me bashkëshortin President Ilir Meta dhe tre fëmijët që kanë në pronësi kushton mbi 5 milionë euro (themi vetëm vila pasi ka në pronësi dhe dy pallate në Tiranë, njërin në Bllok dhe tjetrin tek Kodra e Diellit).
Madje sikurse ka shkruar disa herë “Pamfleti”, vila e Metës dhe Monikës ka dhe 2000 m2 oborr me ullinj dhe palma gjigande që u sollën me helikopter nga madhësia, si dhe brenda në vilë ndodhen 11 WC.
Mobilimi kushton mbi 400 mijë euro dhe teksa shihet se si është arreduar nga brenda kjo vilë luksoze ku vetëm kolltuqet “skavolini” kushtojnë 32.000 euro, ajo që mund të themi se familja Meta-Kryemadhi ka luksin të përdore vetëm për fundjava një vile 5 milionë euroshe.
Por teksa sheh përpjekjet e shtuara të Monikës për të marrë përfaqësimin dhe drejtimin e protestës së studentëve, të cilët kanë në konviktet e tyre një banjo të përbashkët dhe jo 11 banjo për 5 vetë në fundjavë, ajo që mund të themi është se, përpjekja e kryetares së LSI për të ardhur në pushtet duke abuzuar me hallin dhe kërkesat e studentëve, është makabritet.

Rama ripërsërit ftesat, studentët refuzojnë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pak çaste më parë lidhur me protestën e studentëve duke iu bërë sërish thirrje për dialog në plotësimin e kërkesave të tyre.
Rama e quan “një ditë të humbur kot”, teksa nuk lë pa ironizuar edhe dy kryetarët e partive opozitare.
“Një tjetër ditë e humbur me arsyen e Mosarsyes: Kam kërkesa po s’dua të flas për to, prandaj m’i plotëso! Kështu funksionon në Klinikën e Doktorreshë Monës, në Gjumin e Lul Artistit, në Megafonin e Profesor Qorrit, po jo në mësimet e demokracisë e të prindërve tuaj. Unë ju pres”, shkruan Rama.
Ndërsa studentët e universiteteve publike vijojnë të refuzojnë ftesat e përsëritura të kryeministrit Edi Rama për dialog, në mënyrë që të gjendet zgjidhje për 9 kërkesat e tyre.

“Tashmë hapur shërbimi sekret i Izraelit ‘Mossad’ – po vëzhgon aktivitetin e shqiptarëve!”

Siç besohet, si pjesë e një marrëveshje mes dy vendeve, në Tiranë është hapur prej disa ditës Zyra Izraelite e Antiterrorizmit, zyrë që do ta drejtojë shërbimi i jashtëm i Izraelit, i famshmi “Mossad”.

Ky vendim përbën një zhvillim të rëndësishëm politik, pasi nëse deri tani shërbimet sekrete të Izraelit kanë vepruar në kuadrin e lojës së fshehtë inteligjente, tani e tutje, veprimtaria do të jetë më e hapur dhe legale. Këtë gjë e ka komentuar, shkrimtari dhe publicisti Kim Mehmeti.

“Mediat thonë se efekti direkt i vizitës zyrtare të ministres shqiptare të Mbrojtjes në Izrael është hapja e Zyrës Izraelite të Antiterrorizmit në Tiranë, të cilën do ta drejtojë i famshmi ‘Mossad’?! Pra, tani e tutje, jo fshehurazi, po hapur, pritet që shërbimi sekret i Izraelit ‘Mossad’ të vëzhgojë edhe aktivitetin e neve shqiptarëve, apo ta mbrojë Izraelin edhe duke i mbikëqyrur dhe luftuar edhe ‘terroristët’ shqiptarë! Dhe për çudi, debatuesit e devotshëm në Tiranë e Prishtinë fare nuk u morën me këtë problem, mbase pse e tëra u duket vetëm si edhe një ‘vlerë’ Perëndimore me të cilat pasurohet shqiptaria! Apo ndoshta janë pajtuar me mundësinë që në betejat globale ndërfetare, Shqipëria të drejtohet nga shërbimet e huaja sekrete!?, – shkruan shkrimtari, Kim Mehmeti.  
"Mediat thonë se efekti direkt i vizitës zyrtare të ministres shqiptare të Mbrojtjes në Izrael është hapja e Zyrës Izraelite të Antiterrorizmit në Tiranë, të cilën do ta drejtojë i famshmi ‘Mossad’?! Pra, tani e tutje, jo fshehurazi, po hapur, pritet që shërbimi sekret i Izraelit ‘Mossad’ të vëzhgojë edhe aktivitetin e neve shqiptarëve, apo ta mbrojë Izraelin edhe duke i mbikëqyrur dhe luftuar edhe ‘terroristët’ shqiptarë! Dhe për çudi, debatuesit e devotshëm në Tiranë e Prishtinë fare nuk u morën me këtë problem, mbase pse e tëra u duket vetëm si edhe një ‘vlerë’ Perëndimore me të cilat pasurohet shqiptaria! Apo ndoshta janë pajtuar me mundësinë që në betejat globale ndërfetare, Shqipëria të drejtohet nga shërbimet e huaja sekrete!?" (Kim Mehmeti)

Publikohet “bombë” e re, politikani shqiptar i përfshirë te “bombat” e Zaevit, kërkon 200 mijë euro!? (Video)

Gazetari i Neës24 nxjerr dokumentat e organit të akuzës dhe bisedat e përgjuara gjatë hetimit të biznesmenit Kastriot Ismailaj, mes tyre dhe mesazhe e komunikime me kreun e LSI-së Ilir Meta
 Armand Mero
Që prej vitit 2008 biznesmeni Katriot Ismailaj ishte nën hetim nga prokuroria nën dyshimin e pastrimit të parave. Në rrugë zyrtare telefoni i tij ishte vënë në përgjim. Sipas dokumentave të publikuar mbrëmë në studion e emisionit “Opinion”, në Tv Klan, nga gazetari I Neës24 Artan Hoxha, gjatë përgjimeve janë regjistruar dhe bisedat e tij me kryetarin e LSI-së Ilir Meta: “Ekziston në transkriptimin e bërë nga organi i akuzës, nga bisedat e përgjuara, dhe biseda që janë kryer mes biznesmenit në fjalë dhe një politikani, që në rastin konkret e në bazë të numrit të telefonit të afishuar aty, është kryetari i atëhershëm i Parlamentit, presidenti aktual Ilir Meta”.
Sipas gazetarit Hoxha ka biseda të bëra pak ditë para zgjedhjeve të qershorit 2009: “Janë kërkuar shifra të tilla të mëdha parash në prag të zgjedhjeve dhe po ashtu është influencuar që kanidatë për deputetë në disa zona të vendit, të ndihmohen duke marrë tregti bankare, në banka të nivelit të dytë, për të përballuar fushatën zgjedhore të qershorit 2009. Në datën 22 qershor të atij viti ku kërkohet sipas mesazhit “Nesër në darkë duhet të takohemi patjetër. Më duhen 200 mijë patjetër. Mos harro”.
Zoti Meta nuk e ka fshehur se ka patur njohje me biznesmenin duke saktësuar, pikërisht pak ditë më parë, se nuk mund të ishte në dijeni të aktivitetit të tij, sikundër dhe të biznesmenëve të tjerë me të cilët ka njohje. Ndërsa në parlament, në rastin e debatit për cështjen e CEZ, ai tha se Ismailaj nuk i kishte kërkuar asnjë herë favore dhe se ai nuk i kishte bërë favore atij.
Normalisht përgjimi i njerëzve me imunitet është i ndaluar, pa një autorizim të vecantë, por duket se në këtë rast prokuroria ka vlerësuar se bisedat me zotin Meta kanë dalë nga regjistrimi i biznesmenit nën hetim.
Në fund të vitit 2010 cëshja ndaj Kastriot Ismailajt u mbyll. “Kur është pushuar hetimi, kishte ndryshuar situate. Zoti Meta nuk ishte më në opozitës, por ishte pjesë e rëndësishme e qeverisë Berisha-Meta, pas zgjedhjevetë 2009-ës, ishte zëvendëskryeministër. Ndërkohë biznesmeni i cili ishte nën hetim Ismailaj, kishte krijuar kompaninë DIA dhe kishte lidhur marrëveshjen me kompaninë CEZ, për të mbledhur borxhet”, nënvizon Hoxha.
Sipas prokurorit të cështjes Gentjan Osmani, i cili sot drejton njësinë Task Forcë Antikorrupsion pranë prokurorisë së krimeve të Rënda, pavarësisht se ekzistonin dyshimet për pastrim parash, nuk kish qenë e mundur gjetja e provave. Në 2015 hetimi do të rihapet për të kërkuar pikërisht provat e munguara, ndërkohë që biznesmeni Ismailaj kishte hedhur në gjyq shtetin shqiptar për cështjen CEZ-DIA duke kërkuar 135 milion euro.
Gazetari Hoxha thotë se dokumentat që ai disponon janë zyrtare: “Janë të gjitha dokumenta zyrtare, që publikohen pasi janë vendime të prokurorisë dhe nuk janë dokumente Top Sekret, publikimi i të cilave mund të përbënte problem”.
Lidhur më këtë cështje nuk patur asnjë prononcim. Zyra e shtypit e kryetarit të Parlamentit e pyetur nga Zëri i Amerikës, tha se nuk ka asnjë koment apo reagim.
Një bisedë e Metës është publikuar edhe te e ashtuquajtura “bomba e parë” e Zoran Zaevit, të cilën mund ta dëgjoni më poshtë. 

Ruçi kërkon ndjesë për përplasjen e Gardës me ish-kryeministrin Berisha në Kuvend

Kryetari i Parlamentit Gramoz Ruçi në një intervistë në “Top Story” në “Top Channel” ka komentuar zgjedhjen e Kryeprokurores së re të Përgjithshme të Përkohshme mes përplasjeve në sallën e Kuvendit. Ruçi tha se është ndjen përgjegjësi për këtë situatë të krijuar dhe se ka kërkuar falje publike.
“Unë kërkova para disa ditësh edhe ndjesë publike publikut shqiptar. Dua ta sqaroj edhe për publikun këtë çështje. Nuk kishte asnjë arsye në atë moment, sigurisht, Garda ka detyrat e saj të përcaktuara në rregullore se si, kur dhe pse ndërhyn dhe për atë punë është. Kjo nuk është një sajesë shqiptare, por e ka çdo Parlament. Cili ishte gabimi i saj? Gabimi i saj ishte se, nuk ishte ai moment dhe nuk paraqiste asnjë rrezikshmëri që Z. Berisha mori fjalën dhe mbi të gjitha, që nuk e mori fjalën vetë, por ia dhashë unë. Z. Berisha e ka kërkuar fjalën në të njëjtën kohë më Z. Balla. Sigurisht, që unë ia kisha dhënë fjalën Z. Balla dhe i kam thënë Z. Berisha, menjëherë për procedurë, menjëherë sa të mbarojë Z. Balla, fjala e keni ju. Z. Berisha ishte në të drejtën e tij që të merrte fjalën. Prandaj, kur kërkova ndjesë, ishte edhe ky moment i vetmi gabim i ndërhyrjes së shërbimit të Gardës, momenti që z. Berisha u ngrit.” – u shpreh Ruçi.

SHQIPËRIA RIKTHEN TERRITORIN E HUMBUR ME MARRËVESHJEN DETARE ME GREQINË

Kanë vazhduar edhe gjatë pasdites në ishullin e Kretës bisedimet mes Greqisë dhe Shqipërisë për zgjidhjen e çështjeve dypalëshe.
Mbasi janë pritur me këngë dhe valle në Lasithi, lokalitet pranë vendit ku mbahen bisedimet, emrin e sheshit të së cilës Kotzias e ka pagëzuar me emirin “Europa” dy vjet më parë, të dy ministrat u janë rikthyer bisedimeve.
Ndoshta për të theksuar pikërisht këtë aspekt, Kotzias deklaroi se, “po vazhdojmë diskutimet për integrimin evropian të Shqipërisë”. Bisedimet e pasdites së të shtunës janë fokusuar në problemet e minoritetit grek që jeton në Shqipëri, si dhe do të diskutohet për pikat e mbetura pezull në marrëveshjet për të cilat palët kanë dakordësi ose qasje.
Ajo çka tashmë quhet e përfunduar, sipas burimeve të Top Channel, është Marrëveshja e Detit. Pala greke ka pranuar se me marrëveshjen e viti 2009 Shqipëria humb sovranitet në territor ndaj dhe është rënë dakord që të ketë një ndarje të re.
Pikërisht për këtë do të ketë referime të reja në terren, nga të cilat Shqipëria nuk do të humbë asnjë metër katror sipërfaqe. Duket se çështja e varrezave të të rënëve të ushtarëve grekë në Luftën e Dytë Botërore do t’i bashkëngjitet listës së çështjeve të mbyllura mes dy vendeve. Pala greke insistoi se bëhet fjalë për një çështje humane, ndaj dhe si e tillë duhet të trajtohet.
Për çështjet konsullore tashmë është rënë gjithashtu dakord dhe mbetet për të përfunduar formulën sesi do të aborgohet në praktikë edhe kjo çështje.
Për ligjin e luftës, palët kanë sjellë me vete edhe ekspertizën ndërkombëtare, ndërsa pala greke ka hulumtuar me presidencën për mënyrën ligjore të heqjes së ligjit në fjalë. Për këtë temë ka një shqyrtim të presidencës greke, e cila ka vlerësuar se heqja e ligjit mund t’i bashkëngjitet traktatit të ri të miqësisë, i cili do të formulohet në muajt në vazhdim.

Petrit Vasili: Ambasadori Donald Lu duhej të jetë më i saktë për Tahirin

I ftuar në studion e Repot Tv, Petrit Vasili tha se Lu duhet t’i kishte kërkuar maxhorancës heqjen e imunitetit të ish-ministrit të Brendshëm. Numri një i deputetëve të LSI shquhet për deklarata të forta e të guximshme.
“Lu duhet të kishte mbajtur një qëndrim të qartë t’i kërkonte maxhorancës heqjes së imunitetit për ish-ministrin. Lu duhet të ishte më i drejtpërdrejtë. Pse duhet të presim janarin për të goditur “peshqit”, bosët e krimit. Ç’të presim? Nga do ta presim?”, tha Vasili.
I pyetur nëse LSI pret rezultate konkrete nga operacioni “Forca e Ligjit”, Vasili tha se “zhvillimet dhe faktet e rënda që po dalin çdo ditë s’kanë pse të na çojnë në janar. Duhet një qëndrim i fortë ndaj maxhorancës, boll më me krimin. Në politikën ka qëndrime të qarta, o i voton, o i pengon. Maxhoranca pengoi”, tha ai.
Vasili u shpreh skeptik edhe për Vettingun në polici. “Janë të njëjtët njerëz. Refuzoj ta besoj vetëpastrimin e policisë pasi janë po ata që përmbytën Shqipërinë me drogë”, tha ai. Sa i takon ardhjes së agjentëve të FBI në kuadër të operacionet “Forca e Ligjit”, Vasili kërkoi që të bëhej publike marrëveshja. “Është detyrim ligjor që qeveria të bëjë transparente marrëveshjen me FBI”, shtoi ai.
Ndërsa më tej kreu i grupit të deputetëve të LSI tha se “BE duhet të ishte më e rreptë me qeverinë për çështjen e drogës”, duke iu referuar vizitës së komisionerit për Zgjerimin e BE, Johannes Hahn në Tiranë.  “Kemi probleme shumë të rënda nga korrupsioni, nga krimi, nga droga. BE duhet të ishte më e rreptë me qeverinë për çështjen e drogës. Presim rezultate nga Vettingu, i cili do jetë çelësi për negociatat me BE”, tha Vasili.
Kreu i deputetëve të LSI, iu referua edhe deklaratave të Ramës për mediat.“Autoritarizmi i Ramës po i imponohet medias. Një gazetar e quajti fjalimin e Ramës vrastar, komente të tilla tha, vrasin gazetarë. Ajo media që nuk kapet nga ai, është media që gënjen, është media kazan”. 

Skandali, drejtoresha jep me qira zyrat e shtetit për përfitime personale

Skandal në Bashkinë e Fierit, ku zyrtarët vendorë japin ambientet shtetërore me qira dhe paratë i përvetësojnë për përfitime personale.
Fiks Fare denoncon me zë e figurë sesi drejtoresha e Qendrës Kulturore të Fëmijëve “Llambi Bego” në Fier, Urani Bano, bën pazaret në zyrën e saj dhe paratë për qiranë e ambienteve shtetërore i përvetëson, pa plotësuar asnjë dokument.
Pas denoncimeve të ardhura në redekasi, gazetarët e emisionit investigativ takuan drejtoreshën e qendrës kulturore për fëmijët, duke iu prezantuar si përfaqësues të një kompanie private që nuk ekziston. Fillimisht, ajo tha se duhet bërë një kërkesë pranë bashkisë Fier, pasi ajo ka varësi prej saj, por më pas bie dakord që të japë ambientet me qira pa plotësuar asnjë kërkesë të tillë.
Kur gazetarët e Fiksit e pyesin sesa është pagesa e qirasë, ajo nuk pranon të japë një çmim, por kërkon të dijë sesa është fondi i miratuar nga kompania për këtë aktivitet. Gjatë një bisede telefonike, gazetarët i thanë asaj se kishin 25 mijë lekë në total dhe ajo bie dakord të japë me qira dy ditë sallën e aktiviteteve.
Pas mbylljes së pazarit, gazetarët e Fiksit takuan sërish drejtoreshën Bano dhe kryen pagesën sipas kërkesës së saj. Ajo i mori paratë dorazi, që fillimisht i la në tavolinën e punës dhe më pas i futi në bllokun e saj. Pyetjes nëse i duhet ndonjë dokument, ajo i përgjigjet se nuk është i nevojshëm, ndërkohë që edhe vetë nuk lëshon asnjë faturë apo dokument për marrjen e parave nga gazetarët e Fiks Fare, të prezantuar si punonjës të një kompanie private.
Pas marrjes së pagesës dorazi nga vetë drejtoresha e qendrës kulturore për fëmijët në Fier, Fiks Fare kërkoi informacion sesi funksionon zyrtarisht dhënia me qira e objekteve shtetërore, qoftë edhe ato në varësi vendore.
Nga verifikimi rezultoi se vendimi Nr. 54, datë 5.2.2014 i Këshillit të Ministrave, përcakton procedurat e dhënies me qira të pasurisë shtetërore, ku ndër të tjera, subjekti duhet të paraqesë një kërkesë, certifikatën e regjistrimit në QKR dhe vërtetim që nuk është në ndjekje penale. Ndërsa institucioni shtetëror ose vendor, në këtë rast Bashkia e Fierit, duhet të kishte një vendim dhe urdhër, ku do të përcaktoheshin të dhënat për pasurinë shtetërore që jepet me qira: si emërtimi, sipërfaqja, qëllimi i përdorimit, vlera dysheme e detyrimit mujor të llogaritur sipas tarifave të këtij vendimi dhe afati. Institucioni shtetëror, pas përgatitjes së dokumentacionit, lidh kontratën e qirasë.
Sa i përket vlerës, vendimi ka nxjerrë edhe tarifat dysheme për secilën bashki, ku për Fierin, vlera është 150 lekë për metër katror në muaj. Pra për një ambient 100 metra katrorë, vlera do të ishte 15 mijë lekë të reja në muaj, ndërsa drejtoresha mori 25 mijë lekë për dy ditë në fundjavë.
Por, drejtoresha e qendrës kulturore nuk kërkoi asnjë dokument zyrtar nga bashkëpunëtorët e Fiks Fare, asnjë kërkesë formale dhe nuk kishte asnjë urdhër ose kontratë të kryetarit të Bashkisë Fier që administron këtë objekt për ta dhënë me qira. Madje, ajo mori paratë dorazi, jo nëpërmjet llogarisë bankare të Bashkisë ose Qendrës Kulturore të Fëmijëve, duke mos lëshuar asnjë faturë apo dokument zyrtar për to, që ngrenë dyshime të mëdha se ku shkojnë këto para të përfituara nga dhënia me qira e ambienteve shtetërore.
Bisedat me drejtoreshën e qendrës kulturore të fëmijëve në Fier, Urani Bano
Takimi i parë në zyrë
Fiksi – Përshëndetje!
Drejtoresha – Hajde!
Fiksi – Si kaloni? Ju ndërpres gjë?
Drejtoresha – Jo, hajde.. Më thoni
Fiksi – Drejtoreshën doja unë. Unë jam Marina Fejza. Doja të bisedoja për diçka me ju.
Drejtoresha – Ja më prisni jashtë
Fiksi – Po, faleminderit!
Drejtoresha – Si jeni juve?
Fiksi – Mirë, faleminderit. Unë vij nga Tirana. Kam ardhur që mbrëmë në fakt dhe po pyesja ku është qendra kulturore! Nëse do ishte e mundur, donim të organizonim një seminar për fundjavën që vjen. Nuk e di si funksionon këtu, mund ta organizojmë?!
Drejtoresha – Të shtunë, të diel?
Fiksi – Eeeee …Të premte, te shtunë, po…
Drejtoresha – Tani ti do ambientin apo ..
Fiksi -Po, ambientin
Drejtoresha – Mua, është hera e parë që po më bëhet kjo bisedë dhe s’e di si funksionon në këto raste! Ne jemi institucion i Bashkisë, 100% në varësi të Bashkisë.
Fiksi – Ëhë!
Drejtoresha – Kupton?! Dhe nëqoftëse ju, një kompani private do të vijë ta bëjë këtu këtë aktivitet, mua do më… do më futin në ato që po shfrytëzoj ambientin. E kupton?! Sepse… Nuk e di tani… Do të pyes në Bashki dhe pastaj të të kthej përgjigje?
Fiksi – Unë nuk e dija fare. Unë po kërkoja një ambient realisht ku do bëhet një trajnim dhe po kërkoja një ambient.
Drejtoresha – Dëgjo një çikë, ti shif sallën poshtë, shif sallën poshtë të aktiviteteve që mund të shfrytëzosh lart edhe poshtë.
Fiksi – Po, po.
Drejtoresha – Më lër një numër telefoni mua ose do më marrësh në telefon.
Fiksi – Po, ma jep numrin
Drejtoresha – Ju jeni privat apo shtetëror?
Fiksi – Privat, privat!
Drejtoresha – Nëqoftëse do keni ndonjë kartëvizitë të ma jepni që unë të pyes tamam domethënë për kë bëhet fjalë.
Fiksi – Unë numrin e kam dhe po të marr në telefon ditën e hënë ndoshta, që të të jap…
Drejtoresha – Por, jo të Hënën, se kam aktivitet tjetër, por nga e marta do më marrësh, paradite.
Drejtoresha – Atëherë, më shkruaj për çfarë bëhet fjalë me mesazh, ta kem unë një dokument çfarë është ajo, çfarë organizate është, të pyes dhe atje, të marr OK dhe do flasim prapë.
Fiksi – Mirë. ëëëë… më fal të të bëj një pyetje se ndoshta është pa vend për momentin. Ju pagesat, gjërat sa… apo do flasim sërish?
Drejtoresha – Eeee po pikërisht, do flasim edhe për këtë gjë.
Fiksi – Ok
Drejtoresha – Sepse unë nuk mund të menaxhoj një objekt të Bashkisë dhe të them që dua kaq lekë. E kupton?
Fiksi – Shumë bukur!
Takimi i dytë në zyrë
Fiksi – Përshëndetje
Drejtoresha – Përshëndetje
Fiksi – Mbaro, s’ka gjë, të pres
Drejtoresha– Jo, hajde ulu. Si po ju shkojnë punët?
Fiksi –Po mirë!
Drejtoresha– Kjo si sallë është e madhe, të ndihmon goxha se ka dhe pjesën mbrapa.
Fiksi – Ëhë!
Drejtoresha– Që bën përgatitjen.
Fiksi – Ajo është domethënë edhe të shikojmë.
Drejtoresha– Ju herë tjetër ku e keni bërë?!
Fiksi – Ne në Fier nuk e kemi bërë, e kemi bërë në Lushnjë.
Drejtoresha– Ëëë… Është hera e parë që e bëni në Fier ju?
Fiksi – Po, po, po!
Drejtoresha– Ëëë…
Fiksi – Unë i thashë, kam shkuar kam folur te Qendra Kulturore në Fier i thashë, me zor i gjeta lidhjen.
Drejtoresha– Kur do bëhet, Çfarë ore do bëhet?
Fiksi – Të shtunë e të diel e kemi lënë, ora… ajo e paradites do jetë 10 me…
Drejtoresha– Me dy faza përgatitëse?
Fiksi – Po me dy faza, paradite, pasdite.
Drejtoresha– Po… dhe sa ofroni ju për këto?
Fiksi – Në ç’kuptim sa ofrojmë?
Drejtoresha– Në kuptim qiraje…
Fiksi – Unë nuk e di me thënë të drejtën!
Drejtoresha– Sa ke paguar ti në Fier, Lushnjë herë të tjera?
Fiksi – Në Lushnjë psh. nuk jam marrë unë. Unë e kam të parën që merrem me organizim për këtë vit. Nuk e kam idenë si funksionon!! Mund edhe të më sugjerosh dhe unë ua them atyre edhe të kthej përgjigje direkte, se unë do shkoj që do shkoj atje.
Drejtoresha– Fol me ata ti, sa lekë kanë ata… (hyn dikush në zyrë)… Hë se të ndërpreva, të kërkoj ndjesë shumë po…
Fiksi – Hë se s’ka gjë, nuk ka problem. Edhe kështu po thoshim. Po ti na jep një ide që dhe unë t’ua sugjeroj atyre shefave të mi, t’u them që deri këtu është mundësia. Si e keni, si se keni sepse dhe koha është e limituar.
Drejtoresha– Shiko një çikë Ninën. Këto janë projekte dhe ai e ka të llogaritur, kaq për këtë, kaq për këtë, kaq për këtë dhe juve psh. vini me një platformë dhe do më thoni: Ne duam këtë ditë dhe kemi kaq lekë në dispozicion, ju bini dakord apo jo!
Fiksi – Mirë, dakord
Drejtoresha– E kupton? Sepse janë të ndara gjërat edhe nga ju?
Fiksi – Shumë dakord. Unë do flas me ata dhe do të dërgoj një mesazh dhe do të them: Nina, kshu kshu kshu… edhe ti më thua.
Drejtoresha– E kupton, se i keni të ndara me zëra ju.
Fiksi –Po pra po dhe në rastin që ne do biem dakord, do vi unë që të mbyllim procedurat dhe të fillojnë ata procesin pastaj për në fundjavë. E bëjmë kështu?
Drejtoresha– Po dhe pastaj do futemi ne procedura të tjera.
Fiksi – Mirë ashtu do e bëjmë. Mirë o Nina…
Drejtoresha– Do ta bëjmë kështu?
Fiksi –Po, po!
Telefonata me Drejtoreshën e Qendrës Kulturore të Fëmijëve “Llambi Bego”, Fier
Drejtoresha– Alo!
Fiksi- Alo!
Drejtoresha – Po
Fiksi- Nina, përshëndetje! Marina jam…
Drejtoresha– Uuuu..
Fiksi- Si je? Të shqetësoj?
Drejtoresha– Jo, s’ka gjë, më thuaj e dashur
Fiksi- Mmm… Shefat e mi po më thonë që është një shifër te rreth 25000 lekë të reja. Tani nuk e di si e keni juve…
Drejtoresha– Ëhë… dmth 250 mijë të vjetra?
Fiksi- Po!
Drejtoresha– Ëhë… për të dyja ditët dhe paradite edhe mbasdite?
Fiksi- Urdhëro? Po, të shtunën edhe … po… edhe të dielën, bëhet fjalë.
Drejtoresha– E kuptova.. Atëherë e lëmë OK
Fiksi- Ëhë…
Drejtoresha– Të kesh parasysh ato që thamë. Në rregull? Se unë do jem gjithë ditën në seminar, nuk do jem në punë. I bie që ti të më vish ditën e enjte, nesër.
Fiksi- Të vij ditën e enjte?! Ok! Mirë po vij ditën e enjte. Hëm, më thuaj ..
Drejtoresha– Ditën e enjte, jo në 12:00, se kemi mbledhje në Bashki, por do më vish më përpara, psh. të më vish nga ora 09:00.
Fiksi- Nga ora 09:00 – 10:00.
Drejtoresha– Po nga ora 09:00 ose 10:00 e shumta
Fiksi- Ok, mirë. Të duhet gjë tjetër përveç… Çfarë mund të të duhet ndonjë gjë, Çfarë të të sjell përveç pagesës?!
Drejtoresha– Po çfarë?
Fiksi- Duhet ndonjë dokument nga ne apo?
Drejtoresha– Po jo o gocë!
Fiksi- E mirë, Ok, në rregull.
Drejtoresha– Nqs do më duhet mua, unë do të të them ty!
Fiksi- Mirë, në rregull.
Takimi i tretë në zyrë
Fiksi- Mirëmëngjesi
Drejtoresha– Uuu , hajde!
Fiksi – Mirë se ju gjeta!
Drejtoresha– Mirë se erdhe!
Fiksi- Si jeni, u lodhët?
Drejtoresha– Pak. Atëherë dëgjo Ninën!
Fiksi- Urdhëro!
Drejtoresha– Nuk besoj se ua bëra të vështirë, më kupton? Se dhe ti të ishe në vendin tim, më kupton?
Fiksi- Po pa diskutim.
Drejtoresha– Janë gjërat të ndara disa gjëra, nuk ka nevojë të bëjmë… Atë ditë në mëngjes unë do jem , nëqoftësë s’do jem unë vetë në mëngjes se kam stërvitje, do jem pasdite.
Fiksi- Po!
Drejtoresha– Do të lë një person këtu.
Fiksi- Po!
Drejtoresha– Do të jap numrin e telefonit të tij. Ju në çfarë ore do jeni? Atë ditë të shtunën në mëngjes do vini? Do vini përpara për ta rregulluar?
Fiksi- Po, po do vijmë ne më përpara sepse të shtunën në mëngjes ne do bëjmë organizimin. Të thashë dhe herën e parë që pasdite të shtunën dhe të dielën janë dy, paraditja dhe pasditja.
Drejtoresha– Paradite, në 09:30 do jeni?
Fiksi- Po.
Drejtoresha – Ok, në 9.30, ta hapi ambientin, të jetë aty në dispozicion, do ta kesh aty tërë paraditen, pasdite do mundohem unë të jem. Të dielën në mëngjes po kështu. Nëqoftëse do njeri për certifikata, kam një mikeshën time që operon me arsyetim.
Fiksi- Të të jap ndonjë lek unë?
Drejtoresha – Si të duash ti! Si të duash ti!
Fiksi- Na dhe numëroji vetë.
Drejtoresha – Ok! Aman se edhe ne, di sa shpenzime kemi këtu.
Fiksi- E di ta besoj.
Drejtoresha – S’e ke idenë?!
Drejtoresha – Në rregull kështu do ta lëmë atëherë. Në nëntë ke personin këtu
Fiksi- Në nëntë që edhe ta mësoj një çikë!
Drejtoresha – Po, në nëntë ke personin këtu që do ta…

Raporti përfundimtar i vëzhgimit të zgjedhjeve në Shqipëri

Në Tiranë u prit me reagime të ndryshme raporti përfundimtar i misionit ndërkombëtar vëzhgues të zgjedhjeve parlamentare të 25 qershorit.
Partitë politike komentuan secila pjesët që u përshtateshin më shumë qëndrimeve të tyre, ndërsa ekspertët vërejtën gjetjet teknike të këtij raporti. Raporti përfundimtar i Misionit Vëzhgues të OSBE/ODIHR-it zgjedhjet parlamentare të 25 qershor 2017 në Shqipëri u prit në Tiranë me reagime të ndryshme.
Komentet e opozitës u përqëndruan më tepër tek konstatimi i shkeljeve, blerjes së votës dhe abuzime të tjera në procesin zgjedhor, ndërsa ato të shumicës socialiste u përqëndruan tek rekomandimet për reformën zgjedhore.
Ndërsa KQZ dhe organizatat joqeveritare me përvojë në procese zgjedhore e komentuan raportin nga pikëpamja teknike.
Kryetari i KQZ Klement Zguri shkëputi vlerësimet për institucionin që ai drejton në mbarëvajtjen e zgjedhjeve, ndërsa shpjegoi kritikat e raportit se “KQZ nuk mori masa të qartësonte kundërshtitë ligjore lidhur me reklamat elektorale në median audiovizive”.
“KQZ ka vepruar dhe do të veprojë me rigorozitet në zbatim të kuadrit ligjor në fuqi, në këtë kontekst, edhe pse KQZ nuk mund të sillej si instance eprore e Parlamentit, mekanizmi ligjor që lejon KQZ-në të qartësojë kundërshtitë, nuk u vu në lëvizje, pasi palët (partitë politike dhe operatorët radiotelevizivë), gjetën zgjidhje alternative” - tha zoti Zguro.
Ndërsa Kristaq Kume, drejtues i Institutit për Zhvillimin e Demokracisë dhe Sistemeve Zgjedhore, tha se raporti përfundimtar i vëzhguesve nuk jep një vlerësim përfundim mbi standartin e zgjedhjeve, nëse ato ishin të lira e të ndershme dhe nëse ishin më mirë se zgjedhje të mëparshme, por i kushton hapësirë të rëndësishme shitblerjes së votave dhe përdorimit të parave të pista.
Kryetari i KQZ, dha një tjetër sqarim sa i takon vërejtjeve për punën e institucionit të tij.
“Përsa i takon konstatimit se “KQZ-ja nuk mbajti qendrim të njëllojtë në vendosjen e sanksioneve për shkeljet e kuotës gjinore në listat e kandidatëve”, vendimet e KQZ-së me sanksionet administrative nuk janë përmbyllur dhe jemi ende brenda afateve ligjore për vendimmarrjen” - tha zoti Zguri.
Zoti Kume theksoi se raporti i djeshëm nuk përmbante as të dhënat dhe komentet që misioni mbajti në deklaratën paraprake një ditë pas zgjedhjeve, kur deklaruan se ata ishin të zhgënjyer nga procesi zgjedhor, ai nuk solli asgjë më të mirë nga zgjedhjet e mëparshme dhe se procesi ishte mjaftueshmërisht i pranueshëm për të siguruar stabilitetin e vendit.
Ndër rekomandimet kryesore të raportit të misionit vëzhgues është nisja sa më parë e reformës zgjedhore me përfshirjen e të gjitha palëve, bazuar në rekomandimet e tre raporteve të fundit të vëzhgimeve të OSBE-ODIHR.
Por zoti Kume thotë se reforma rrezikon të jetë sërish bipartizane, me mirëkuptimin e vetëm dy partive të mëdha dhe marrëveshje të tilla gjithmonë kanë sjellë probleme. Megjithatë problemi kryesor i zgjedhjeve dhe i raportit është blerja e votave.
Forcat kryesore politike kanë shprehur gadishmërinë për të marrë pjesë në reformën zgjedhore, madje kanë shprehur idetë dhe parakushtet e para për t'u ulur në bisedime, ku gjithsesi në qendër të bisedave pritet të jenë rekomandimet e paplotësuara të OSBE-ODIHR, që gjenden në 3 raportet e 3 zgjedhjeve të fundit.
linku: https://www.zeriamerikes.com/a/shqiperi-raporti-perfundimtar-i-zgjedhjeve-parlamentare/4051079.html 

“THE GUARDIAN”: ECJA NË MAJAT E LARTA SHQIPTARE – SPEKTAKOLARE

“Nuk është një shëtitje e lehtë … por një gjurmë spektakolare e re në Ballkan, që siguron majat e larta, pikëpamjet e liqenit dhe kujtimet e vendorëve miqësorë…”. Kështu e përshkruan tabloidi britanik “The Guardian”, oazin që të ofron turizmi malor në Shqipëri e Kosovë.
Një reportazh mbi ecjen e lirë në majat më të larta, bukuritë e egra dhe problematikat e shumta.
“Pamjet nga maja më e lartë e Kosovës, është e pabesueshme. Ose kështu më kanë thënë. Por e pashë që është një gjë e ndërlikuar për të konfirmuar në mjegullat e zbrazëta dhe erërat e ulëta”. Në këtë artikull, autori flet nga lartësia e 2.656 metra e malit të Gjeravicës, aty ku ai ka gjetur një pllakë të dëmtuar që përkujton medaljen e parë dhe të vetme olimpike të Kosovës.

Ata kanë ecur për pesë me radhë, me një grup prej 12 vetash, kryesisht britanikë. Ata kanë ngjitur malet më të larta në Shqipëri, Kosovë dhe në Malin e Zi. Dhe në këto lëvizje të lira, ”pa kufinj” siç e kanë quajtur, ata kanë vërejtur se nuk ka autoritete dhe kontrolle policore, shkruan “KohaJonë”.
“Pjesa më e madhe e ecjes ndjek një gjurmë të vazhdueshme prej 33 miljesh përgjatë kufijve verior të Shqipërisë, kryqëzim midis vendeve është pa asnjë shenjë të kontrollit të pasaportës. Tani e kuptoj pse rajoni tërheq të dashuruarit në natyrë. Ky është një xhep i mrekullueshëm i Europës”.
Më tej ecja e britanikëve ka vijuar për në Korab, aty ku bukuria, shuhet nga rrugët me gropa. “Radomirë, fshati i trageteve, aty ku ka birrë të lirë dhe rrugë të prishura. Të gjitha çezmat e ujit mbyllen në të njëjtën orën, madje edhe në shiritin lokal”. “Mirë se erdhët në malet e mallkuara”, thotë udhëzuesi ynë shqiptar Ardi. Ai është i ri, i ditur dhe i bukur: Me diplomë të historisë dhe një çantë shpine. “Kjo është ajo ku argëtimi me të vërtetë fillon”. 
Ata tregojnë dhe për natën e fundit, ku fiksuan këto detaje. “Kjo mund të jetë shëtitja më e vështirë që kam bërë”,-thotë një banor”, por është mbyllur në mënyrë të mrekullueshme”, thotë Arditi.
Një qëndisje e duhur dhe shpresëdhënëse për të huajt, përshkimi i turizmit me pamjet piktoreske që të ofron Lugina e Valbonës. Ngjyrat e flamurit dhe grija e pafalshme e kodrave.
“Kur arrijmë në Luginën e Valbonës në fund të udhëtimit, dielli është i ashpër. Flamujt shqiptarë fluturojnë nga çatitë e fshatit, flakët e së kuqes dhe të zezës kundër griut të pafalshëm të kodrave. Kemi shumë për të ecur deri në kryeqytetin e Shqipërisë, në Tiranë. Ne morëm një varkë përgjatë Liqenit Koman, ky i fundit një produkt i rastësishëm i bukur i një dige të ndërtuar nga kinezët”. 
Dhe kujtimet!
“Horizonte të forta dhe shpatet e pyllëzuara. Djathi i deles për mëngjes, dhe një pllakë e mërzitshme në majë të një mali të madh, u rrëzua në një det të majave të Ballkanit”.

Top