Kryeministri Edi Rama ka reaguar pak çaste më parë lidhur me protestën e studentëve duke iu bërë sërish thirrje për dialog në plotësimin e kërkesave të tyre.
Rama e quan “një ditë të humbur kot”, teksa nuk lë pa ironizuar edhe dy kryetarët e partive opozitare.
“Një tjetër ditë e humbur me arsyen e Mosarsyes: Kam kërkesa po s’dua të flas për to, prandaj m’i plotëso! Kështu funksionon në Klinikën e Doktorreshë Monës, në Gjumin e Lul Artistit, në Megafonin e Profesor Qorrit, po jo në mësimet e demokracisë e të prindërve tuaj. Unë ju pres”, shkruan Rama.
Ndërsa studentët e universiteteve publike vijojnë të refuzojnë ftesat e përsëritura të kryeministrit Edi Rama për dialog, në mënyrë që të gjendet zgjidhje për 9 kërkesat e tyre.
No comments: