Style3[OneLeft]

Style3[OneRight]

Style4

Style5



Avokat Ilir Malindi*
Nga viti 1997 kur u dogj Shqipëria dhe deri më sot janë vrarë 12 mijë shqiptarë. E bënë njëra parti për të mos lëshuar pushtetin dhe tjetra për ta marrë atë, edhe me dhunë. Por PS dhe PD nuk kanë vënë mend. Duan ta djegin sërish për kolltuqet e ndyra qeveritare ku fitohen para të pista, në vend që të japin dorëheqjen dhe t’i hapin rrugën një qeveri kalimtare, e cila do të bëjë ndryshimet kushtetuese ku fitorja e një kandidati të jetë 50% plus 1 votues dhe jo të emërohen nga kryetarët e partive dhe ku Kodi Zgjedhor të çlirojë zgjedhjet nga partitë e vjetra të kriminalizuara. Zgjidhja e vetme për rikthimin e demokracisë dhe të sovranitetit të popullit janë zgjedhjet e lira dhe të barabarta. Në vend të paktit PS-PD, Shqipëria ka nevojë për një pakt gjithëpërfshirës të të gjithë aktorëve politikë të vendit, ka nevojë për një qeveri kalimtare, e cila të krijojë kushtet për zgjedhje të lira dhe të barabarta, sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it.
Ky vend ka parë shumë gjakderdhje, shkatërrime, vjedhje dhe abuzime që e kanë bërë popullin shqiptar më fatkeqin në Europë. Fajin e ka patur si gjithnjë politika e mbrapshtë dhe faturën e ka paguar vetëm populli. Kjo nuk duhet të ndodhë më dhe garancia e vetme është dalja nga skena e politikanëve që mbajnë peng vendin dhe popullin shqiptar.
*Autori i tre botimeve: “Kosova është e imja”, “Lufta ime”, “United States of Albania”, si dhe hartues i Platformës së Shërbimit Sekret të Qeverisë së Kosovës, me porosi të presidentit Rugova

About HIG

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
«
Next
Newer Post
»
Previous
Older Post

No comments:

Komento


Top