Në emër të familjeve, imamëve të fshatit dhe xhamive, gjithë juve vëllezër të dashur ju shprehim falënderimet tona, mirënjohjet dhe përshëndetjet tona që ju e dhatë mundin tuaj me vullnetin e paluhatshëm dhe në mënyrë të përzemërt sot erdhët këtu ta merrni një pjesë të dhimbjes së dy familjeve në këto momente të rënda”. – – fjalimi i imamit në emër të familjeve
Familjarët e viktimave nuk ishin në gjendje të flasin para kamerave, ndërsa me lot në sy, gostivarasit, luteshin që ngjarje të këtilla tragjike të mos përsëriten më kurrë.
Vdekje është, si për ata si për ne shumë keq na vjen, qofshin shqiptarë apo maqedonas, pa marrë parasysh, ditë të vështira janë shumë. Gjithë janë të mërzitur, se dinë as ku shkojnë as ku vinë. Na vjen keq gjithëve, mos i ndodhtë kujt e mos ndodhtë më kjo”.Të rënda janë këto, s`mund ta komentoj”.S`kemi fjalë, si t`iu them, shumë keq, gjithë të rinj vdiqën, katastrofë. Ja shihni qyteti është i zbrazët gjithçka në vdekje duket, kjo kapakun ia vuri! Çka ngjau si ngjau u bë më kjo, edhe shoferi të ketë qenë fajtor edhe ta mbyllin, kot është më”. –theksuan bonrët e intervistuar
Në aksidentin tragjik të 13 shkurtit, 14 humbën jetën, ndërsa disa të tjerë me lëndime të rënda akoma janë në gjendje kritike. Të gjithë udhëtarët që ndodheshin në autobusin “Durmo Tusr” ishin nga Gostivari, ndërsa aksidenti ndodhi ndërsa ata po ktheheshin nga puna ose nga fakulteti për në shtëpitë e tyre.
No comments: