Mjeti juridik për këtë është që të kërkohet një interpretim autentik nga Parlamenti, i cili interpretim autentik do të ketë prioritet në aplikim para asaj që ka deklaruar Gjykata Supreme. Një opsion i tretë, nëse përcaktohet përgjegjësia e bartësve të një mendimi të tillë, se i ka tejkaluar kufijtë e ligjit, d.m.th. kanë vepruar në mënyrë jokompetente në kryerjen e detyrave të tyre. “ – tha Milka Ristova, ish-gjyqtare në Gjykatën SupremePër profesoreshën e së drejtës penale Gordana Llazhetiq, problem paraqet edhe vetë nisma e dorëzuar nga avokatët Boro Tasevski dhe Elenko Milanov, për të cilën konsideron se Gjykata Supreme nuk është dashur të vendos fare. Një zgjidhje e tillë nuk çon në barazimin e praktikës gjyqësore, por nuk ka zgjidhje ligjore me institucionet, që mund të mbrohen nga interpretimet kreative të Gjykatës Supreme, thotë Lezhetiq.
Vendimi i Gjykatës Supreme është i turpshëm, sepse nuk çon në barazimin e praktikës gjyqësore. Në nismën e avokatëve, ju nuk keni asnjë faqe argument në shtojcë të asaj se nuk keni praktikë të pabarabartë, prandaj tani le të themi se kjo është rruga nëpër të cilën duhet ecur. Prandaj pohoj se ajo që është publikuar në faqen e internetit të Gjykatës Supreme, nuk përmbush asnjë kriter të asaj që përbën një qëndrim parimor ose një mendim juridik parimor. As në aspektin e nismës, e as referati që është dorëzuar. As nga aspekti i miratimit të një fjalie, e cila në vetvete është mjaft kontradiktore dhe në kundërshtim me ligjin. – theksoi Gordana Lazhetiq – profesoreshë e së Drejtës Penale
Lëndët që ka nisur prokuroria pas skadimit të afatit kanë janë “Perandoria” në të cilin rast janë përfshirë Sasho Mijalkov dhe Orce Kamçev, “Regjistrimi” – kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, “I pushtetshmi” për Antonio Miloshoskin, “Talir” dhe disa të tjerë. Megjithatë, pas takimit të pardjeshëm të Katica Janevës me prokurorin e shtetit Lubomir Joveski, Prokuroria Publike lëshoi një deklaratë se hetimet e PSP-së nuk do të dështojnë dhe trajtimi i rasteve do të vazhdojë sipas rregullave ligjore.
Alsat
No comments: