Style3[OneLeft]

Style3[OneRight]

Style4

Style5

Hasanbegasit janë të irituar tepër shumë me sjelljet prej një hajduti të regjur të Mulla Sulës. Po thonë që, kjo sjellje po ju dhemb edhe më shumë se sa vërshima katastrofale që i goditi më 6 gusht të këtij viti. 
Hasanbegasit nuk i duan as paratë e grumbulluar nga vëllezërit kosovar dhe ata shqiptar të dorëzuar kohë më parë në BFI, si dhe, nuk i duan as paratë e grumbulluara një ditë të premte nëpër xhamitë e vendit. Askush nuk e di se sa para u grumbulluan dhe ku përfunduan. Hamendësime ka plot! Po flitet se me ato para të grumbulluara në emër të këtyre banorëve të goditur rëndë nga natyra, përfunduan në xhepat e kryehajnit të BFI-së, Mustafa Dautit, i cili pas grumbullimit të këtyre parave ka nisur të shëtisë me BMW X6, makinë kjo që nuk mund të blehet kurrë me rrogat e BFI-së, përveçse me paratë e kontrabandës apo të keqpërdorimit të ndihmave humanitare. Hasanbegasit duan dhe luten me shpirt që Zoti t’ ua thyej qafen Mustafë Dautit dhe Mulla Sulës.
Haxhi Memishi, banor i Hasanbegut thotë se t’i gëzohesh vëllezërve që ta shtrijnë dorën e ndihmës kurse kjo ndihmë të shkojë në xhepat e Mulla Sulës dhe të ortakut të tij në hajni, Mustafa Dautit, është me të ardhur shumë keq.”
Mulla Sula me pasë dy gram mend si dhe pak shpirt, moti do ta kishte formuar një këshill prej disa anëtarëve ku do të fuste edhe anëtarë nga Bashkësia Islame e Kosovës dhe nga ajo e Shqipërisë, me qëllim që në mënyrë shumë transparente të shpërndahej tërë ndihma e grumbulluar në emrin tonë. Këtë nuk e bën Mulla Sula, sepse kështu e ka këshilluar mentori i tij në hajni, Mustafa Dauti. Allahu qafën ua theftë, i përvëloftë në familjet e tyre”, përfundon i përlotur haxhi Memishi.
Ndërkaq, Xhevdet Ferati, banor i Hasanbegut, të cilit vërshima ia shkatërroi tërë pronën, potencon se është ndjenjë shumë e keqe kur i pret paratë e vëllezërve të tu, kurse përfundojnë në gushën e të pangopurve. “Ai farë manekeni, ai Mustaf p… mendon se e ka kry misionin humanitar duke na shpërnda do makarona e shpageta në kohën kur ne nuk kishim as shporetë e as resho, kur po vdisnim për pak bukë, me të cilën na ka furnizur Kryqi i Kuq si dhe disa vëllezër nga shoqatat e tjera humanitare. Mustaf p… i sjell bythët këndej pari dhe thotë se këto kutija ndihmë janë meritë e autoritetit të Sulejman Rexhepit, do me thënë na e bën me dije se juve kutija të Mulla Sulës kurse neve (pra atyrerve, Mustaf p… dhe Mulla Sulës) lekët e grumbulluar në emrin tonë! Shumë gabim, shumë gjynah prej Zotit. Allahu i marroftë edhe më shumë, siç po i marron ditë për ditë”.
Ekremi, një zotëri 40 vjeçar, i qetë dhe me një maturi prej sportisti profesionist rrëfen se sot ka qenë në BFI dhe ka kërkuar të takojë Mustafë Dautin, por ky i ka ikur, nuk ka dashur të takohet me te, sapo ka marrur vesh se është banor i Hasanbegut. “Kur ma kërkuan numrin tim të telefgonit që t’ia japin Mustafë hajnit, e kuptova menjëherë që ai do të shmanget nga takimi me mua. Unë i kisha shkuar vetëm për ta ndihmuar, për ta çliruar nga ajo dëshirë e sëmurë për t’i vjedhur paratë që na janë dedikuar neve. Ky është Mulla Sula, ky është kryebanditi që për asnjë çmim nuk largohet prej hajdutit të pashpirt, Mustafa Dautit. Një ditë do të hasin në ndonjë hundlesh”, thotë i qetë zotëri Ekremi.

About HIG

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
«
Next
Newer Post
»
Previous
Older Post

No comments:

Komento


Top