Sipas tyre, po shtohen tentimet për kidnapime fëmijësh. Prindër të shumtë po alarmojnë njëri-tjetrin në rrjetet sociale, duke dhënë edhe emra konkretë fëmijësh që janë tentuar të kidnapohen.
Ata dyshojnë se fëmijët janë gjah i ndonjë grupi të organizuar të kriminelëve. Këtë e kanë vërtetuar edhe mësuesit dhe profesorët e gjimnazit të cilët kanë kërkuar nga prindërit që mos t’i lejojnë fëmijët të shkojnë në shkollë pa përkujdesje.
Prokurori i Gjyqit të Dibrës, Nehat Cëroi, thotë se janë marrë të gjitha masat, por, sipas tij, përveç frikës së prindërve, asnjë rast nuk është evidentuar në organet policore.
Autoritetet dyshojnë se pretendimet e tilla po bëhen nga qytetarë të papërgjegjshëm të cilët po alarmojnë me qëllim të frikësimit të prindërve dhe fëmijëve.
Zëdhënësi i SPB-së në Ohër, Stefan Dimovski, thotë se nuk është i njoftuar për raste eventuale të përpjekjeve për kidnapim të fëmijëve. Ai prek kërkesë me shkrim për të filluar hetimet për këtë rast.
No comments: