Samet Avdiu
Mënyra se si deri më sot fuksionoi pushteti në
Maqedoni është vërtetë për tu habitur, duke marrë për bazë jo vetem vitin e
fundit ku sipas ekspertëve llogaritet si vit i futjes së Maqedonisë në njërën
ndër krizat më të thella politike e që nuk mbahet mend se kemi pas një krizë të
tillë që nga fillet e para konstituimit dhe formësimit si shtet.
Arsyeja është evidente se si erdhi deri te kjo krizë e thellë politike e që nuk duhet perjashtuar se kjo erdhi si pasoj e një keqëqeverisjeje me shtetin dhe qytetarët e saj.
Edhe pse me kushtetutë republika e Maqedonisë parashihet si shtet demokratik dhe social, një gjë e tillë në praktikë ishte shumë pak e dukshme e aq më pak të flitet se në këtë shtet kemi pasur një demokraci të mirëfilltë e që do nënkuptonte se pushteti ishte në shërbim të qytetarëve të saj, andaj edhe në anën tjeter si mund të mendohet se me vjedhje të votave dhe manipulime zgjedhore arrihet ndonjëherë demokracia.
Ashtu që apsolutisht në këtë shtet as që mund të flasim për nje pushtet demokratik, andaj kjo qeverisje më tepër i ngjanë një diktarure të një partie politike siç është VMRO-DPMNE ku me 30% të elektoratit të përgjithshëm po pengon daljen e shtetit nga kjo krizë e thellë jo vetëm politike por edhe ekonomike.
Problem tjetër me të cilin po ballafaqohet Maqedonia është edhe partizimi dhe politizimi i tejskajshëm i sistemit gjyqsorë e që nënkupton edhe paaftësinë e tyre për të gjykuar persona të dyshuar në kriminalitet duke keqpërdorur postin dhe institucionin shtetror dhe të cilët persona kanë bartur dhe akoma po mbajnë funksione shtetrore.
Me shpërndarjen e parlamentit ata që votuan nuk i kontribuan zgjidhjes politike por me nje veprim të tillë thelluan edhe më tej krizën me çka edhe poqëse tërhiqet një vendim i tille do bie ndesh me normativën kushtetuese e që nga ky veprim do krijohej një vakum juridik në normativen kushtetuese që e rregullon këtë qështje lidhur me shperndarjen e parlamentit.
Dhe nëse ndodhë që në zgjedhje të shkoj vetem Vmro-dpmne e që gjasat jan për po, atëherë do vie edhe deri tek rrënimi i pluralizmit politik e që për botën bashkëkohore llogaritet si njera ndër vlerat e demokracisë dhe lirisht mund të themi ky veprim i kësaj partie politike në mënyrë të dukshme po betonon diktaturen e saj, vetëm e vetëm që disa ish funksionarë të dyshuar për kriminalitet mos të paraqiten para organeve te drejtsisë e më konkretisht para Prokurorisë speciale publike në krye me Katica Janevën dhe nga i cili institucion presin qytetarët vendosjen e drejtësisë dhe shpëtimin e shtetit dhe të drejtave qytetare.
Nga kjo që kemi cekur deri më tani në fund mund të potencoj se rikthimi i demokracisë do jetë një një sfidë mjaft e vështirë për atë parti politike që do fitojë zgjedhjet dhe do merr mandatin për të qeverisur me vendin.

No comments: