Style3[OneLeft]

Style3[OneRight]

Style4

Style5

Ku janë dhe çfarë bëjnë ish-luftëtarët e UÇK-së, një pjesë e të cilëve janë nëpër burgje, të arratisur dhe një pjesë e madhe e zhytur në skamje dhe pa një të ardhme të qartë, njofton agjencia e lajmeve INA.
Një pjesë e madhe e ish-ushtarëve dhe komandantëve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK) janë nëpër burgje,  të vrarë, të arratisur dhe pjesa tjetër përballet me kushte të rënda sociale. Kjo është fotografia e një pjese të madhe të atyre që sot po përjetojnë zhgënjimin, ndërsa 15 vite më parë kishin nisur misionin e tyre si luftëtarë të lirisë. Gjendje e rëndë e ish-pjestarëve të UÇK-së tejmase është rënduar dhe është zhgënjyese edhe për shkak të mosrealizimit të ndihmës së premtuar për përkujdesje sociale për familjet e dëshmorëve dhe invalidëve të luftës.
Pas përfundimit të konfliktit të vitit 2001, një pjesë e ish-pjestarëve dhe ish-komandantëve të lënë pas dore, ishin caqe të strukturave shtetërore.
Aktet e shpërthimeve dhe dhunës në disa zona të ish-konfliktit menjëherë kishin në shënjestër ish-luftëtarët e UÇK-së. Një pjesë e këtyre veteranëve të braktisur nga institucionet por edhe nga mosorganizimi i mirë pas konfliktit nga ana e kreut të shpërbërë të UÇK-së, që ishin rreshtuar në parti politike, shkaktuan tronditjet dhe pakënaqësitë e mëdha në mesin e ish-luftëtarëve. Duke qenë të anashkaluar pjesa më e madhe e ish-luftëtarëve i`a mësyu botës së mërgimit, ndërsa një pjesë tjetër u arratis, për shkak të fletëarresteve dhe ngacmimeve të vazhdueshme të strukturave shtetërore.
Kryetari i  IGFM-së, Idriz Sinani thotë për agjencinë e lajmeve INA se kjo gjendje dëshmon angazhimin e faktorit politik shqiptar, të cilët pas konfliktit të vitit 2001 nuk kanë aftësi të realizojmë qëllimet e asaj lufte.
“Derisa dikush vuri në shërbim të interesave kombëtare gjithçka që pati më të shtrenjtën dhe sidomos kjo ka të bëjë me familjet e dëshmorëve, sot dikush nuk po gjen kohë së paku të ngrejë zërin dhe të zbusin dhembjet e atyre që sakrifikuan. Këta udhëheqës sot po zbehin edhe kapitalin e asaj lufte”, thekson Idrizi, duke shtuar se fajtorë për gjendjen e rëndë të familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve të luftës janë edhe disa ish-bashkëluftëtarë të tyre që janë shpërndarë nëpër parti politike.
Ai ka bërë thirrje që këta persona megjithatë ngrisin zërin dhe të merren seriozisht me fatin e ish-luftëtarëve dhe familjeve të dëshmorëve. (Iliria News Agency-INA)

About HIG

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
«
Next
Newer Post
»
Previous
Older Post

No comments:

Komento


Top