Style3[OneLeft]

Style3[OneRight]

Style4

Style5

Nëse ngjarja e Bedrit kishte për qëllim themelimin e idesë islame, parimet, mësimet, atëherë bedri ynë është përkujdesja në zhvillimin e idesë islame, në krijimin dhe përmirësimin e kushteve në favorin e saj, në ngjeshjen e rreshtave të unitetit të bashkësisë, në eliminimin e të gjitha barrierave të cilat e pengojnë këtë rrugë, në arsimimin dhe edukimin e shëndoshë të brezave të rinjë …
Nga: Shaban AZIRI
Krahas disa toponive (Mekës, Medinës, Uhudit, Hunejnit), Bedri një vend i vogël i cili gjendet 150 km. në jugëperëndim të Medinës, ka pasur nderin që të përmendet në Kur'an:
"Allahu u ndihmoi juve në Bedër kur ju ishit pak në numër, e për të qenë mirënjohës, keni frikë Allahun" (Ali Imran,123).
Shkaku i përmendjes së kësaj ngjarje në Kur'an, është fitorja e muslimanëve në betejën e Bedrit, më 17 Ramazan vitin e dytë sipas hixhretit (13 mars 624), ngjarje e cila në kronikën islame është e njohur me emrin Bedri i madh (Bedr al Kubra), kështu që një numër i vogël i muslimanëve në botë janë që nuk kanë dëgjuar për betejën e Bedrit.
Edhe pse Muhamedi a.s. me shokët e tij ka udhëhequr shumë beteja e të cilat i ka mbaruar si ngadhnjimtarë siç janë ajo e Mekës, e Hunejnit, kujtesa për ta nuk ka mbetur aq e freskët dhe aktuale në jetën individuale dhe shoqërore të muslimanëve siç është rasti me ngjarjet në luftën e Bedrit. Përse kjo është kështu? Pyetje e cila aktualizohet sidomos me rastin e kremtimeve dhe akademive që i kushtohen kësaj ngjarje gjatë Ramazanit. Shënimi i ngjarjes së Bedrit nuk është i karakterit lokal, por është manifestim gjithislamik, sepse anekënd botës besimtarët e fesë islame në këtë ditë /natë/, organizojnë akademi dhe manifestime ta Ramazanit. Në këto manifestime, përkujtohet ngjarja e Bedrit, përkujtohet Muhamedi a.s. dhe shokët e tij si simbole të vetëdijes islame, trimërisë dhe solidaritetit.
Të mundohemi për një moment që ta rikthejmë në skenë ngjarjen e amshueshme të Bedrit, do të shohim dy taborre të ballafaquara mes veti. Të parin, i cili është shumë më superiaor, e përbëjnë idhujtarët mekas dhe aleatët e tyre me 900 luftëtarë, kurse taborrin e dytë, i cili është shumë më i dobët, e përbëjnë muslimanët me 315 luftëtarëve në krye me të dërguarin, Muhamedin a.s., me një armatim të dobët por me një imanë të madh e të fortë në Allahun e Plotëfuqishëm. Pëpjestimi fizik është 1:3. Beteja zgjati një ditë, e përgjakshme, e lodhshme dhe vendimtare. Fitorja ishte në anën e muslimanëve.
Pas kësaj fitoreje pasuan marrëveshjet për paqë me fiset që ende nuk e kishin pranuar fenë e jetonin në Medinë dhe rrethinën e saj, pasoi edhe njëfarë zilie dhe dyshimi nga ana e munafikëve të cilët në rezultatet e islamit dhe të muslimanëve nuk shihnin fitoren e të vërtetës, por rrezikun për vetveten. Vazhdon shpallja e ajeteve të reja kur'anore. Në to muslimanëve u tërhiqej vërejtja që fitorja e Bedrit dhe rezultatet momentale nuk guxojnë që t'i mashtrojnë. Kjo rrugë është tejet e vështirë, e rëndë dhe e gjatë, mirëpo, jashtëzakonisht është e vlerësuar dhe e falënderuar te Zoti. Për konsekuencën dhe flijimin në këtë rrugë është premtuar shpërblim i shumëfisht:
"...Ata që luftuan me pasurinë me pasurinë dhe jetën e tyre, Allahu i gradoi me një shkallë më të lartë mbi ata që ndejtën...". (En Nisaë,95).
Në punën personale dhe në marrëdhëniet me të tjerët lypset kujdes i madh dhe sjellje humane. Për t'u përgjigjur në pyetjen e shtruar në fillim të këtij punimi, për rëndësinë e fitores në Bedër, patjetër duhet të kihen parasyshë ngjarjet që i paraprinë ndodhisë së bedrit. Para së gjithash, patjetër duhet vështruar frymën, e pjesëmarrësve në ngjarjet e kësaj lufte në të dy taborret, sidomos të taborrit musliman.
Fillimi i shpalljes së Kur'anit dhe qasja aktive e Muhamedit a.s. për t'i thirur njerëzit në besimin islam, nënkuptonte një epokë të re e cila do t'i jepte domethenie ekzistimit të njeriut dhe orientimit të tij në kohë dhe hapësirë. Ndryshimet të cilat i paralajmëroi islami depërtuan thellë dhe në mënyrë kualitative ndryshuan personalitetin e individit dhe bënë ndryshime thelbësore në marëdhëniet e bashkësive njerëzore. Thirrja e Muhamedit a.s. kah vlerat morale dhe idetë e mëdha drejtuar shoqërisë mekase, aristokracia e së cilës e kishte zhytur në vese të këqia, dhe e cila politikisht dhe ekonomikisht ishte shumë e fortë, fillimsiht nuk e pranuan. Kryeneqësia tradicionale e idhujtarëve mekasë i dha një rezistencë të madhe idesë së islamit, e cila e synonte freskimin e shoqërisë dhe shkatërrimin e idhujtarisë duke lejuar që nga tradita të merret vetëm ajo pozitive dhe vitale.
Konflikti mes të vjetrës dhe të resë, besimit në një Zot me besimin në zotëra të rrejshëm ishte i pashmangshëm. Konflikti mes të drejtës dhe të padrejtës, tiranisë me njeriun, dashurisë me urrejtjen, kishte shkrepur në jetën individuale, familjare dhe, shoqërore në përgjithësi.
Vendosja e idesë së islamit si qëllim i vetëm, sajimi i rrugës së drejtë, marëdhëniet fisnike e njerëzore, erdhën në konflikt mes zakoneve tradicionale të periudhës së xhahilijetit, me sundimin e të fuqishmëve ndaj të dobtëve.
Muhamedi a.s. gjatë veprimtarisë së tij trembëdhjetëvjeçare në mesin e shoqërisë mekase, me nje numër të vogël besimtarësh përjetoi presion të tmerrshëm të natyrës morale e materiale. Që nga fillimi gjeneratën e parë të muslimanëve filloi ta përcjellë një luftë jo e barabartë. Pastaj pasoi hixhreti - emigrimi, pra jo ikja, sepse lufta duhej të vazhdonte duke e ndërruar mesin dhe duke i freskuar radhat. Kulmin e solidaritetit njerëzor, muhaxhirët e gjetën te muslimanët e Medines, pasi që në emër të fesë e cila u ishte rrezikuar në vendlindje, në Mekë, braktisën gjithça që posedonin. Në këto ndodhira erdhi në shprehje jo vetëm misioni pejgamberik, por edhe aftësia organizative dhe njerëzore e Muhamedit a.s. Ai e bëri vëllazërimin midis muhaxhirëve dhe ensarëve gjë e cila rezultoi konsulidimin e forcës së bashkësisë së posa formuar muslimane. Pos kësaj u vendosn marëdhënie të mira edhe me fiset jomuslimane në Medinë dhe rreth saj.
Muhamedi a.s. ishte i vetëdishëm se "lufta e ftohtë" do të fillonte kurdoherë, dhe, me të vërtetë mekasit dhe aleatët e tyre të mbushur me urrejtje ndaj islamit dhe duke pasur frikë për interesat e tyre tregëtare, organizuan ekspeditën e parë ushtarake kundër muslimanëve në Medine. Idhujtarët ishin shumë më superiorë për shkak të numrit dhe armatimit të madh të tyre, të udhëhequr nga aristokratët e fryrë të cilët ëndërronin fitoren dhe shkatërrimin përfundimtar të islamit dhe të muslimanëve. Mirëpo, idhujtarëve as që u kishte shkuar mendja se do të ndesheshin me luftëtarë të cilët kishin besim të paluhatshëm në Allahun xh.sh. të cilët kontributin, mundin dhe jetën e tyre ishin të gatshëm ta vejnë në disponim të islamit ngase ishin të vetëdijshëm se luftojnë për idenë e vërtetë, për drejtësinë dhe dinjitetin njerëzor. Krahas të gjitha përgatitjeve dhe strategjisë, Muhamedi a.s. dhe besimtarët e tjerë nuk harruan që sinqerisht t'i drejtohen Allahu xh.sh. me lutje për ndihmë, sepse vetëm Ai është Ndihmëtarë i Vërtetë.
Pra, në këtë drejtim është shtuar fuqia dhe fshehtësia e fitores së muslimanëve në Bedër, dhe jo në një por në shumë Bedra, gjithmonë derisa ishin konsekuentë dëshmisë - Shehadetit - në fjalë e në vepër.
Në këtë aspekt edhe kërkohet përgjegjegjja lidhur me Bedrin në diasporën tonë muslimane. Pa dyshim lidhja ekziston, sepse Lufta e Bedrit paraqet dhe simbolizon luftën e shenjtë për idenë e islamit, parimet e tij, mësimet, dashurinë, solidaritetin vëllazëror, nëse do të thotë t'i kundërvihesh të pavërtetës, përçarjes, veseve dhe dobësive mbarënjerëzore, atëherë çdo njeri, çdo bashkësi, shoqëri, gjeneratë e kohë e kanë Bedrin e tyre, Bedër me plotë tundime, luftë, vështirësi, durim ose Bedër të sukseseve e të fitoreve.
Më lartë theksuam se suksesit të Bedrit i ka prirë një luftë e gjatë, arenë e së cilës kan qenë marëdhëniet e njerëzve, zakonet dhe sjelljet e tyre. Kjo është universalja e kësaj ngjarje e cila i lidhë të gjitha gjeneratat e muslimanëve në çdo kohë e në çdo vend. Drejtpeshimi i fuqive të cilat veprojnë në njeriun, lufta e brendhsme, ngadhnjimi i bujarisë e nxitën Muhamedin a.s. që mu në Bedër t'i thotë këto fjalë:
"Po kthehemi nga beteja e vogël në betejë të madhe, në luftë me vetveten."
Është më se e nevojshme që të ndalemi e ta shqyrtojmë realitetin dhe jetën tonë islame, të shohim se sa jemi praktik. Sa në të vërtetë e njohim vetveten dhe të afërmit tanë? Sa në përgjithësi i kushtojmë kujdes jetës së mbarë të kësaj bote dhe sa jetës së amshueshme? A bëjmë jetë parciale në të gjitha drejtimet pra edhe në fe? Për fat të keq ndodhë që shumë herë kur i afrohemi Kur'anit, marrim vetëm ato pjesë apo ato versete të cilët në momentet e duhura na konvenojnë, për të realizuar ndonjë qëllim sporadik, kurse pjesët tjera nuk merren parasysh.
Edhe ne si besimtarë të fesë islame të këtij nënqielli kemi Bedrin tonë, sepse siç tham më lartë, lidhja ekziston. Nëse ngjarja e Bedrit kishte për qëllim themelimin e idesë islame, parimet, mësimet, atëherë bedri ynë është përkujdesja në zhvillimin e idesë islame, në krijimin dhe përmirësimin e kushteve në favorin e saj, në ngjeshjen e rreshtave të unitetit të bashkësisë, në eliminimin e të gjitha barrierave të cilat e pengojnë këtë rrugë, në arsimimin dhe edukimin e shëndoshë të brezave të rinjë …
Mendojmë se Ramazani i bekuar me ibadetet e tij, me atmosferën e jetës së përbashkët të xhematit, do të ndihmojë që të forcohemi edhe më tepër, dhe vetveten tonë moralisht dhe materialisht ta vëmë në funskion të islamit, në funksion të aksioneve e të planeve të frytshme që kanë të bëjnë me jetën dhe zhvillimin tonë fetar. Në këtë mënyrë jo vetëm që e kryejmë amanetin për ruajtjen e islamit në këta treva, por në të njëjtën kohë do të tregojmë shëmbull të mirë ndaj gjeneratave të reja që edhe ata të vazhdojnë në rrugën e njëjtë dhe të kontribuojnë atëherë kur e kërkon nevoja si për çështje fetare ashtu edhe atë kombëtare.


About HIG

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
«
Next
Newer Post
»
Previous
Older Post

No comments:

Komento


Top