Xhezair Shaqiri i njohur si komandant Hoxha ka rikthyer kujtimet e luftës së lavdishme të vitit 2001, gjegjësisht të betejës së Haracinës, njofton agjencia e lajmeve INA.
Hoxha duke evokuar kujtimet thekson se në betëjen e Haraçinës, djemtë e UÇK-së e mundën aparatin shtetëror maqedonas.
“UÇK e fitoj betejën e pabarabartë në një dyluftim të ashpër me ushtrinë maqedonase. Ne kishin një batalion të pa kompletuar me 250 ushtarë që posedonte vetëm armatim të kalibrit të lehtë, si kallashnikov, snajperë e zolla, ndërsa pala maqedonae, aeroplan, helikopterë, tanksa, minahedhsa, raketa tokë-tokë dhe forc të shumta policore e ushtarake. Por prapë nuk arritën ti mposhtin trimat e lirisë, të cilët kishin guxim maksimal”, rrëfen ai, njofton agjencia e lajmeve INA.
Në këtë betejë, tregon më tej ai se, shtyllë kryesore ishte komandant Teli me njësitin e tij special të UÇK-së, Skenderbeu, komandantët, Capi, Arusha, Beqir Sadiku, Arusha Preshevë, mjeku Xhevat Bujari dhe shumë njësite tjera ushtarake.
“Pa dyshim se, po më ishte intervenimi ndërkombëtare për ndaljen e konfliktit, UÇK-së do të futej në qytetin e Shkupit. Reth 15 vite pas kësaj betejë tradhtarët dhe profiterët e luftës –BDI-ja, prej turpit nuk janë në gjendje të organizojnë një tubim për këtë betejë të lavdishme. Pa mëdyshje I kuptojmë horrat se nuk ju ka mbetur fjali dhe fytyrë për të mbajtë fjalime për ngjarje të pa harruar të UÇK-së. Prezenca e horrave në këto tubime e degradon UÇK-në”, thekson ai.
Agjencia e lajmeve INA, njofton se atë kohë, ministri i brendshëm, Lube Boshkovski kishte deklaruar se duhej t`i bënin gati një kafe që ta pinte triumfator kur të mbërrinte në Haraçinë.
Por ky ministër kriminel nuk e piu dot kafenë në Haraçinë. Në vend të kafesë e pritën me plumba. Aq e madhe ishte rezistenca e luftëtarëve sa nuk bënin punë as tanket e avionet.
Komandant Hoxha i është përgjigjur Boshkovskit, duke i bërë me dije, se kafja në Haracinë do ti del e ithët. (INA)
No comments: