Style3[OneLeft]

Style3[OneRight]

Style4

Style5

Programi, tha Neziri, do të plotësohet ditëve në vijim me propozimet dhe idetë e grupeve të ndryshme të interesit dhe njëkohësisht, ai bëri apel të gjithë qytetarëve që në mënyrë direkte të kontribuojnë me idetë dhe propozimet e tyre
Fatos RUSHITI
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) të dielën ka prezantuar propozim-programin për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që pritet të mbahen më 5 qershor të këtij viti. Me këtë rast, shefi i Shtabit zgjedhor, Bekim Neziri, theksoi se në këtë propozim fillestar të Programit zgjedhor janë përfshira të gjitha projektet që do të realizohen në mandatin 2016-2020. 
Programi, tha Neziri, do të plotësohet ditëve në vijim me propozimet dhe idetë e grupeve të ndryshme të interesit dhe njëkohësisht, ai bëri apel të gjithë qytetarëve që në mënyrë direkte të kontribuojnë me idetë dhe propozimet e tyre. "BDI tashmë ka përgatitur draft-programin zgjedhor 2016-2020. Në këtë propozim fillestar janë të përfshira projektet, pikëpamjet dhe oferta jonë me të cilën do të dalim para elektoratit dhe para qytetarëve të Maqedonisë në zgjedhjet e 5 qershorit. Për të vazhduar me transparencën, si një nga vlerat kryesore që kemi si parti politike - tash e 14 vite në skenën politike, ne para se ta finalizojmë Programin tonë zgjedhor, do të realizojmë takime me grupe të ndryshme të interesit  me qëllim që të përfshijmë të gjitha idetë, vërejtjet dhe propozimet që do të na japin ekspertët nga fushat e ndryshme", tha Neziri. Gjithashtu, vijon më tej ai, i mirëpresim edhe propozimet e qytetarëve të cilët në mënyrë të drejtpërdrejt mund të kontribuojnë në pasurimin e këtij programi me idetë dhe sugjerimet e tyre për projekte në fushat të ndryshme. 
"Shtabi Qendror Zgjedhor i BDI-së, njerëzit që shihni këtu, me përkushtimin më të madh ka punuar për muaj me radhë për të krijuar një platformë vizionare, reale, të kapshme për secilin, një platformë operative që do të mundësojë zhvillim ekonomik, mirëqenie më të madhe dhe integrim më të shpejtë të vendit në NATO dhe në Bashkimin Evropian. Objektiv i BDI-së është pasja e një programi pragmatik, të përpiluar bashkërisht me qytetarët dhe ekspertët, me qëllim që ky program, kur të marrë formën përfundimtare, të bëhet pjesë e programit të qeverisë së ardhshme, si KONTRATE mes BDI-së dhe qytetarëve", tha Neziri. Ndërkaq, Fatmir Besimi nga Departamenti për Program Zgjedhor, theksoi se përgatitja e propozim-programit zgjedhor 2016-20120 ka filluar prej muajit tetor të vitit të kaluar dhe i njëjti përmban tre shtyllat kryesore: Shteti - Demokraci konsensuale, qeverisje e mirë dhe perspektiva euroatlantike, Ekonomia - Zhvillim ekonomik dhe mundësi të barabarta, Shoqëria - Resurse njerëzore dhe kohezion social. Besimi, gjithashtu potencoi rëndësinë e konsultimit të qytetarëve në përpilimin e Platformës 2016-2020, ku theksoi se përfaqësuesit e Sektorëve së bashku me anëtarët e tyre do të vazhdojmë të realizojmë takime me grupe të ndryshme të interesit, asociacione, sindikata, oda ekonomike, OJQ, ekspertë dhe profesionistë, organizata ndërkombëtare, organizata civile etj, nga të cilat takime merren parasysh idetë dhe sugjerimet, dhe të njëjtat pastaj s; bashku me analizat e ekspertëve dhe profesionistëve do të jenë pjesë e Platformës 2020. 
Zëvendëskryeministri Besimi potencoi që Platforma do të jetë e hapur për çdo propozim, ide, sugjerim që do të vijë nga qytetarët, dhe të njëjtit do të kenë mundësinë që përmes faqes zyrtare të BDI-së. 

Besimi: Ja tre shtyllat kryesore të Platformës
Fatmir Besimi nga Departamenti për Program Zgjedhor theksoi se përgatitja e propozim Programit zgjedhor 2016-20120 ka filluar prej muajit tetor të vitit të kaluar dhe i njëjti përmban tre shtyllat kryesore: Shteti - Demokraci konsensuale, qeverisje e mirë dhe perspektiva euro-atlantike, Ekonomia - Zhvillim ekonomik dhe mundësi të barabarta, Shoqëria - Resurse njerëzore dhe kohezion social. Besimi bëri prezantimin e sektorëve ku theksoi se në shtyllën e parë që është Shteti dhe Demokracia konsensuale bëjnë pjesë sektorët: Sistem politik dhe marrëdhënie ndëretnike, Politikë e jashtme dhe integrime euro-atlantike; Drejtësi dhe sundim i ligjit; Rendi, mbrojtja dhe siguria; Administratë shtetërore dhe publike. Në shtyllën e Ekonomisë funksionojnë sektorët: Ekonomi dhe financa; Decentralizim dhe zhvillim rajonal; Investime të huaja dhe vendore; Teknologji informatike dhe telekomunikimi; Transport dhe urbanizëm; Energjetikë; Mjedisi jetësor; Bujqësi; Turizëm, dhe në shtyllën e Shoqërisë bëjnë pjesë sektorët: Arsim; Shëndetësi; Politikë sociale; Kulturë; Diaspora; Rini dhe sport; Familja, të drejtat e fëmijëve dhe barazia gjinore; Media dhe shoqëria civile.

About HIG

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
«
Next
Newer Post
»
Previous
Older Post

No comments:

Komento


Top