Style3[OneLeft]

Style3[OneRight]

Style4

Style5

Agim Mehmeti, ish-lustraxhiu i bashkëpunëtorëve të UDB-së, ai që i shantazhonte hoxhallarët “ose 20 mij euro ose ua hapa dosjet policore”, ka gjetur mënyrën e vet se si ta shantazhojë Sulejman Rexhepin, i cili, ose i merr nën emrin e vet pallavrat e Agim Mehmetit oser i hapet dosja “Zharko”! Agim Mehmeti ka mllef të hatashëm kundër BDI-së dhe, këtë mllef e kamuflon me emrin e Sulejman Rexhepit duke e bërë autorë të kollumaneve në të cilat vjell vrerë kundër BDI-së së Ali Ahmetit
Nga Nasir Ajdari

Herën e fundit, kur pat shkruar Agim Mehmeti kollumne të cilat tash e dy vjet po i boton në emër të Sulejman Rexhepit,  u tha se, do t’ia fusim në rentgen dhe do t’ia zbërthejmë pa kurrfarë pardoni. Agim Mehmeti nuk e ka hall që ta paraqesë Sulejman Rexhepin intelektual, apo kollumnist, apo publicist, sepse e di edhe vetë ai që nuk i ka hijë një gjë e këtillë Sulejman Rexhepit, porse, përmes këtyre shkrimeve që i nënshkruan Sulejman Rexhepi, në fakt, Agim Mehmeti po i shëron frustrimet e veta që i ka kundër BDI-së dhe Ali Ahmetit. Veç kësaj, Agim Mehmeti është i bindur se sa më të ftohtë të jenë raportet në mes të Sulejman Rexhepit dhe Ali Ahmetit, aq më të ngrohtë do të bëhen raportet në mes të Sulejman Rexhepit dhe Agim Mehmetit.
Po çka ka Agim Mehmeti me BDI-në? Po me BFI-në? Po me Sulejman Rexhepin? BDI-në nuk e do më sepse ia dëboi mbesën, Ermira Mehmetin; BDI-në nuk e do më sepse nuk ia rahatoi fëmijët dhe nipërit por ia la të futen në LSDM; BDI-në nuk e do më sepse nuk po munden më t’ia garantojnë postin inekzisten, ilegjitim dhe ilegal, bashkëshortes së tij, Ajten Vllasaku-Mehmeti, e cila as vetë nuk e di se si e kryen detyrë e “drejtorit” të Radio Maqedonisë, ndërkohë që në Statutin e këtij Institucioni medial dhe në sistematizimin e vendeve të punës, nuk ekziston ky post por ekziston vetëm posti i Drejtorit të Radios dhe Televizionit të Maqedonisë!
Agim Mehmeti nuk e do BFI-në sepse, pasi që ka shfletuar qindra dosje policore, ai edhe haptazi e thotë që ky Institucion i kapur nga Mulla Sula është bastion i spiunëve udbashë. Sulejman Rexhepin nuk e do sepse që kur është bërë materialist i verbuar dhe zhvatës i pangopur, ia ka mbyllur të gjitha çezmet Agim Mehmetit i cili, përmes kësaj forme të parqitjeve të Mulla Sulës në fakt po i bën shantazh duke e përplasur brigjeve shkëmborë si valët e trazuara dërrasat e barkës së thyer.
Agim Mehmeti sot ka botuar në emër të Sulejman Rexhepit një kollumne të cilën e titullon me një fjali të denjë për t’u shtruar nga goja e një kleriku kishtar. Mos gjë Sulejman Rexhepi i duket pop, prift, apo murg? “Për kë bien këmbanat” – titull që më së paku duhet të shtrohet nga Mulla Sula. Pastaj sjell disa shembuj të cilat, dorën në zemër, Sulejman Rexhepi kurrë as nuk i ka dëgjuar dhe as që i ka lexuar. Për më tepër, përdor fjalë nga fjalori i gjuhës angleze, ndërkohë që tërë bota e di që Sulejman Rexhepi çalon ndjeshëm me shqipen e lëre më me anglishten. Me këtë sjellje, në fakt, Agim Mehmeti e diskrediton rëndë Sulejman Rexhepin, e bën kinse është lexues i mediave amerikane e angleze si dhe e paraqet si njohës të hollë të anglishtes. HEY FUCK YOU MAN!
Një politikan suedez e paskësh pësuar sepse paska folur keq për myslimanët dhe paska shprehur një islamofobi! Ky shembull, pa dyshim që është mesazh shumë i qartë të cilën Agim Mehmeti, alias Sulejman Rexhepi, ia përcjell Ali Ahmetit i cili, nisur nga dëgjimi i “bombave” deri më tani është dashur që edhe Ali Ahmeti si dhe Musa Xhaferi të iknin nga skena politike, mu si politikani suedez. Sepse, që të dy dëgjohen tek tallen me islamin, tek tallen me Sulejman Rexhepin, tek tallen me komentimin e Kuranit i cili nuk mund të bëhet nëse nuk i pi nja tri-katër gota raki!
Kur jemi te antiislamizmi, do ta pyesnim Agim Mehmetin se, pse këtu e kursen Sulejman Rexhepin kur e tërë bota e di që Sulejman Rexhepi është antiislamisti më i madh në Maqedoni dhe më gjërë. Ai që e vjedh pronën e vakëfit, ai që i vjedh të dhënat vullnetare dhe fetare për zhvillimin e jetës islame në vend, ai që e vjedh Haxhin, që i vjedh lëkurat, që i vjedh kurbanët (në asnjë vit nuk therren më shumë se 50-80 kurbanë, çdo vit mbi 400 kurbanë përfundojnë në xhep të Mulla Sulës), që futë urrejtje e përçarje ndërvëllazërore, që favorizon hajdutë e nëpërkëmb njerëz të nershëm, që keqintepreton islamin, që i shanë paraardhësit e Pegamberit a.s., që i shkatërron raportet në mes të BFI-së me shtete të ndryshme arabe – a nuk i duket Agim Mehmetit ky tip si Sulejman Rexhepi armiku më i madh i islamit në vend, aktivisti më i palodhshëm antiislam në Maqedoni e më gjërë?! Agim Mehmeti përmes gojës së Sulejman Rexhepit mundohet të shprehë keqardhje për xhaminë Ali Pasha në Ohër! Pse nuk shpreh keqardhje për Burmali Xhaminë? Pse nuk shpreh keqardhje për Xhaminë e djegur në Prilep të cilën nuk lejoi të ndërtohet vetë Mulla Sula duke ia hedhur fajin pushteti VMRO-BDI, ndërkohë që e bekon me loçkë të shpirtit kyeministrin e ktiij pushteti Nikolla Gruevskin, i cili ia antikizoi tërë pamjen e Shkupit, i cili ia ortodoksoi majat më të larta të Shkupit. Agim Mehmeti, duke e kërkuar fajtorin përmes Sulejman Rexhepit, në fakt tërthorazi e shanë BDI-në në periudhën e së cilës po ndodhin gjëra më të trishta për islamin dhe për BFI-në në RM, me vetë faktin që janë vënë në përkrahje dhe në mbrojtje të shkatrrimtarit më të madh të këtij Institucioni, Sulejman Rexhepit, mbi të cilën nuk lejojnë të bie asnjë pluhur i “çekanit prej druri” të gjykatave ku e presin shumë lëndë me plotë veprimtari aniislame e kriminele! Ndërsa Agim Memeti shkruan: “kam folur për do farë “myslimanë”, të cilët  me veprimet e tyre jo humane po i shkaktojnë dëme konstante Islamit si fe”! Natyrisht, me këtë fjali Agim Mehmeti përmes Sulejman Rexhepit godet mbi “marksistat dhe leninistat” e BDI-së, të cilët, sado që kinse po bëjnë përpjekje për të ndryshuar, megjithatë, ata ngelin po ata ujqër të vjetër që kurrë nuk ia kanë dashur të mirën islamit në vend.
Pse këtë fushatë të tërthortë anti-BDI po e ushqen Agim Mehmeti? Duke e njohur profilin e ADN-së së tij, pa dyshim që ai nuk i reziston dot gravitetit të BESËS, ndërsa, nisur nga profili psiko-social i tij Agim Mehmeti vështirë se mund t’i rezistojë joshjeve politike antiislame të LSD-BDI-së.
Kohë më par, shkrova një shkrim rreth qëndrimit të Ministrit të kësaj qeverie (VMRO-BDI) rreth xhamisë Ali Pasha të Ohrit. Si duket Agim Mehmetit i kishte pëlqyer shumë dhe, madje aq shumë sa, e kishte mbajtur gati të tërën përmendsh. Pothuaj se germë për germe e kishte futur në pjesën e dyë të shkrimit të nënshkruar nga Sulejman Rexhepi dhe, me këtë akt, në fakt e diskrediton deri në patos të kalbur, e plandë përdhe si një dem të plagosur rënd! Qëndrimet e mia personale dhe autoriale nuk mund të jenë qëndrime edhe të Sulejman Rexhepit. Nuk lejoj unë! Nuk lejoj që nën qëndrimet e mia publike të nënshkruhet Sulejman Rexhepi. Njeriu ka pak dinjitet, ndërsa zagarët mund të kënaqen edhe me një kockë sa për ta lëpirë në vend të copës së mishit. E Agim Mehmeti! Kur nuk ka honorar të majmë, bën edhe një kockë qeni, a? Sulejman Rexhepi nuk i harxhon lekët për intelekt por për zagarë, o Agim Mehmeti!

About HIG

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
«
Next
Newer Post
»
Previous
Older Post

No comments:

Komento


Top