Ambasadorët perëndimorë i kanë dhënë një shuplakë të fuqishme liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, në takimin që sot kanë realizuar me të në selinë e BE-së në Shkup. Ata në mënyrë të qartë kanë shprehur pakënaqësinë nga roli i deritanishëm i BDI-së në koalicionin qeveritar, duke kërkuar që një gjë e tillë të ndryshojë.
“Si anëtare e koalicionit qeveritar, BDI mban përgjegjësi për avancimin e parimeve demokratike. Për këtë arsye partia detyrimisht duhet t’u ndihmojë institucioneve në vend dhe të garantojë se incizimet nga bisedat e përgjuara do të hetohen në tërësi në mënyrë transparente dhe kredibile. Tani, më shumë se kurdoherë BDI duhet të marrë qëndrim dhe të shfrytëzojë ndikimin e saj për të mirën dhe ardhmërinë e të gjithë qytetarëve të Maqedonisë”, deklaroi pas takimit dyorësh, ambasadori italian, Ernesto Martinino Belelli, i cili ishte ambasadori i vetëm që dha deklaratë pas takimit.
Ambasadorët në mënyrë indirekte e kanë rikujtuar BDI-në se e ka lëpirë atë që e kishte pështyrë lidhur me “presidentin jolegjitim”, Gjorge Ivanov.
“E përshëndetën rolin konstruktiv të BDI-së në Këshillin e Sigurimit. Shpresojmë se do të vazhdojnë me të njëjtën mënyrë konstruktive të punës të gjitha partitë politike dhe institucionet”, ka shtuar ambasadori Belelli.
No comments: