Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Fatmir Besimi qëndron për vizitë në Dukatën e Madhe të Luksemburgut, e cila nga korriku do të marrë kryesimin e Këshillit të BE-së. Besimi, kumtoi kabineti i tij, zhvilloi takim me Ministrin e Punëve të Jashtme dhe evropiane të Luksemburgut, Zhan Aselborn dhe me kryetarin e Komisionit për punë të jashtme dhe evropiane, mbrojtje, bashkëpunim dhe emigrim, Mark Angel.
Besimi e theksoi domosdoshmërinë e integrimit evropian të shteteve të Ballkanit Perëndimor, si garanci e vetme për stabilitet dhe prosperitet në rajon. Në këtë drejtim ai shprehu nevojën dhe pritjen që procesi i zgjerimit të Bashkimit Evropian, ndër prioritetet e tjera, do të gjendet lartë në agjendën e presidencës së ardhshme të Këshillit BE-së nga Luksemburgu.
Ai kërkoi mbështetje nga Luksemburgu drejtëpërdrejt edhe për Maqedoninë, veçanërisht në këto kohë kur përballemi me sfida serioze të cilat kanë ndikim mbi procesin eurointegrues, zgjidhja jo e përshtatshme kohore, jo inkluzive dhe jo adekuate e së cilës mund të çojë drejt prishjes së stabilitetit, duke përfshirë edhe tensione potenciale ndëretnike.
Përpos kësaj, Besimi e përshëndeti diskutimin mbi situatën politike dhe arritjen e Konkulzave për Republikën e Maqedonisë nga ana e Këshillit të BE-së, gjë që tregon interesin e shteteve anëtare për të mbajtur Republikën e Maqedonisë në rrugën drejt BE-së.
Nga ana jonë, konkluzat shihen si udhërrëfyes për fokusimin ndaj prioriteteve kyçe të cilat duhen të realizohen për të kapërcyer situatën aktuale, tha Besimi.
Ai theksoi se pavarësisht të gjitha rrethanave dhe vështirësive me të cilat ballafaqohet Republika e Maqedonisë në këtë periudhë, Qeveria dhe administrata investojnë përpjekje të vazhdueshme në drejtim të përqëndrimit të procesit reformues dhe gjenerimit të sinjaleve pozitive ne fushat kyçe.
Nga ana e bashkëfolësve u prezantuan pikat kryesore të programit dhe prioriteteve të presidencës së Luksemburgut të Këshillit të BE-së, duke përfshirë dhe planet për mbajtjen e takimit të rradhës së Këshillit për Stabilizim dhe Asociim, si dhe paraprirje për një takim të mundshëm joformal të Këshillit të BE-së për çështje të përgjithshme me prezencën e ministravë për çështje evropiane të shteteve të Ballkanit Perëndimor./koha/
Style3[OneLeft]
Style3[OneRight]
Style4
Style5
Kategoria: Maqedoni
About HIG
This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
- Më të lexuarat
- Sporti
- Kategoritë
Películas populares
-
Intervistë e portalit Shqipmedia me Afrim Tahirin, ish-sekretar i përgjithshëm i BFI në RM Afrim Tahiri, një teolog i urtë, intelektua...
-
Bashkimi Demokratik për Integrim si një nga organizatat politike më të suksesshme në historinë e Maqedonisë së Veriut, lindi si nevojë e koh...
-
Samet Avdiu Mënyra se si deri më sot fuksionoi pushteti në Maqedoni është vërtetë për tu habitur, duke marrë për bazë jo vetem vitin...
-
Hasanbegasit janë të irituar tepër shumë me sjelljet prej një hajduti të regjur të Mulla Sulës. Po thonë që, kjo sjellje po ju dhemb edhe...
-
Pas deponimit të disa dorëheqjeve nga disa ministra aktual nga radhët e VMRO-DPMNE, një gjë e tillë nuk pritet të ndodhë në mesin partisë...
-
Vendimi i Gjykatës Supreme, se prokuroria speciale nuk ka guxuar të hapë raste të reja pas skadimit të afatit prej 18 muajsh është skandal...
Sport
Widget powered by WhatstheScore.com

No comments: