Në sulmin në ishull Karamga, në liqenin Chad në Nigeri, gjatë kësaj fundjave, anëtarët e grupit terrorist Boko Haram kanë vrarë shumë njerëz, dhe ata që u përpoqën që të shpëtojnë duke u fshehur në shtëpitë e tyre janë djegur të gjallë.
Anëtarët e Boko Haram kanë arritur në ishur më 25 prill dhe u përleshën me forcat e qeverisë nigeriane, dhe pastaj filluan të vrasin civilët, transmeton TetovaSot.
Dëshmitari i mbijetuar pretendoi se terroristët hapën zjarr mbi njerëzit që u përpoqën për të fshehur në liqenenin. Ai pretendon se Boko Haram u tërhoq pasdite pasi një avion ushtarak nigerian fillojë të bombardojë. Ata me vehte morrën edhe një numër të grave dhe fëmijëve.
Në sulmet e Boko Haram prej 2009 janë vrarë më shumë se 13.000 njerëz, kryesisht në Nigerinë veriore, dhe nga 2013 janë sulmuar shpesh edhe shtetet fqinje./TetovaSot/

No comments: