Style3[OneLeft]

Style3[OneRight]

Style4

Style5

Shkruan: Abaz Islami
E vërteta e Fakultetit të Shkencave Islame nuk është aq sa thotë dhe mendon Sulejman Rexhepi para një grupi njerëzish që është fotografuar, por ky institucion është shumë më tepër se sa që ai e paraqet në opinion. Pjesë e historisë së FSHI-së nuk është vetëm Sulejman Rexhepi dhe tre persona të tjerë, por më e gjërë se sa ai që ka shpalos në publik. Hise në atë institucion kanë shumë struktura teologësh, ligjërues, profesorësh (ish-student të FSHI-së)! Sa e sa struktura teologësh e ish-funksionarë të Bashkësisë Fetare Islame kanë kontribuar në themelimin e këtij institucioni shkencor Islam në Maqedoni dhe sot injorohen. Organizimi i një përvjetori parakohe që aspak nuk i përgjigjet vitit jubilar të institucionit, ky kremtim na flet për etjen e Sulejman Rexhepit që të del në fotografi për të manipulu edhe më tej me opinionin kinse akoma ka autoritet dhe gëzon përkrahje brenda institucionit. Sa i dobët që është ky njeri që aspak nuk i përket të vërtetës dhe fare nuk luan rolin e duhur në fushën që po lëvizë.  Vetshpërblimi, mirënjohje vetvetes! Të kota këto shpërblime meqë harrohen kontribuesit e vërtetë( Kjo që fetarisht është e ndaluar). Si nuk i vjen turp stafit aktual të FSHI-së që të harroj në këto përvjetore(edhe pse nuk është) të ftohen struktura që kanë kontribuar për këtë institucion, për ata që kontribuan në hudhjen e gurëthemelit, si e harruar personin që solli donacionet për këtë institucion?! Ju nuk jeni në gjendje të hedhni bile një tullë të xhamisë dhe konviktit që ishte në projekt të ndërtohet sëbashku me godinën e Fakultetit, e lereni të ndërtoshit Fakultet! Pse nuk i ftuat ata që kontribuan në afirmimin e këtij institucioni, ngritjen e standardit shkencorë, suksesin e të diplomuarve…? Si e harruar njërin nga kontribuesit më të mëdhej të ndërtimit të këtij institucioni Ali Baragonin? Ku i keni personaitet si Prof. Dr. Ismail Bardhin, Prof. Dr. Ismail Ahmetin, Prof. Dr. Feti Mehdiun, Ruzhdi Latën, Prof. Dr. Metin Izetin, etj.?  Pse nuk u ftuan ish-studentët tani më të diplomuar që nuk ikën nga ky fakultet sikur shumë të tjerë që shkuan në botën arabe dhe nuk kursesin asnjë fjalë të ligë për ta sulmuar BFI dhe FSHI e që të mjerët sot i kemi funksionarë të BFI-së. Dikur ishim krenaria e juaj, ndërsa sot “puçist”! Po, jam “puçist” meqë aspak nuk pajtohemi me stilin e vetshpërblimit dhe vetëdekorimit. Nëse bojkoti në FSHI ishte me vend, gjithsesi se edhe sot Lëvizja jonë e quajtur NISMA për ndryshime në BFI është më se i duhur dhe me vend….Suksesi është aty ku ka ide, platformë, vizion, ndryshime, sinqeritet dhe burrëri! Mos kremtoni data të gabuara dhe ndalni dekorimet “të jap të më japish”!

About HIG

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
«
Next
Newer Post
»
Previous
Older Post

No comments:

Komento


Top