Dr.Rexhail Ramadani vlerëson se me shqiptarët po udhëheqin Klanet e ndryshme që fenë dhe kombin po e përdorin si opium, transmeton TetovaSot.
“Ai element që po i pengon shqiptarët të bëhen një komb modern dhe të ndërtojnë një shtet modern është TRIBALIZMI si element ku secili klan e ka popullin, pushtetin dhe bizneset e veta.
Klanet fshihen pas fesë ose kombit, por në hije të kësaj qëndrojnë përfitimet e tyre, klientelizmi dhe interesi grupor që fenë dhe kombin e kanë vetëm si alibi dhe opium për të mashtruar popullin.
Me shqiptarët po udhëheqin KLANET dhe jo institucionet. Këtu buron edhe mos evoluimi i tyre.
Këtë fenomen çdo studiues serioz i shqiptarëve e ka vërë në dukje”, shkroi dr.Rexhail Ramadani në llogarinë e tij në Facebook./TetovaSot/
No comments: