Medreseja Isa Beut nën kthetrat e krimit të
organizuar
Jam një nga
nxënësit e Medresesë Isa Beu, ku dashurinë ndaj kësaj shkolle nuk e kuptojnë
askush përpos atyre që kanë qenë nxënës të saj. Me plot respekt ndaj drejtorit
dhe profesorët e kësaj shkolle të cilët i kam nderuar shumë, por kur pash se
çfarë krimi bëhet ndaj saj jam më se i tmerruar dhe i shqetësuar. Duke parë për
së afërmi këtë shkollë se si po udhëhiqet nga stafi i saj aktual po më vije
turp të paraqitem se jam nxënës i kësaj shkolle. Unë jam njëri nga ata që
përcjelli me shumë kujdes profilin zyrtar të drejtorit të Medresesë Isa Beu,
Prof. Ibrahim Idrizi nga i cili mësova se drejtuesit e një shkolle fetare
islame- Medreseje nga Turqia paskan vizituar shkollën tonë të ndershme,
Medresenë Isa Beu. Edhe pse e dij se të gjithë ne krenohemi me shkollën tonë në
fakt me punën e disa personave të ndershëm, por ama jam shumë kureshtar të dij
se këta personalitete nga Turqia a janë njoftuar për këto gjëra dhe krimin që
po ushtrohet ndaj kësaj shkolle:
1.
Se nepotizmi
dhe katunarizmi i Sulejman Rexhepit nuk ka fund në këtë shkollë;
2.
Se 75% të profesorëve janë nga çerdheja
intelektuale të Sfillares së Sulejman Rexhepit;
3.
Se drejtori, zv/drejtori, arkatari, profesorat janë
vëllezër, babë e birë, kusheri e katundarë;
4.
Se çajmbushësi në bifen e kësaj shkolle tani është
ligjërues;
5.
Se studentat janë profesor në këtë shkollë, kur të
diplomuar kemi përplot të papunë;
6.
Se tablloja e maturantave më shumë është e mbushur
me foto të intelektualëve të Sfillarës se sa nga pjesët tjera;
7.
Se djali i Sulejman Rexhepit, Zeglul Rexhepi si e
keqpërdor këtë institucion për trajnime të karatistëve;
8.
Se djali i Sulejman Rexhepit tallet me këtë shkollë
që e mbajnë dhe finansojnë muslimanët;
9.
Se djali i Sulejman Rexhepit tallet me krenarin e
kësaj shkolle që rroi me zor ndërshekuj;
10.
Se djali i Sulejman Rexhepit tallet me autoritetin
e kësaj shkolle;
11.
Se ndihmat e muslimanëve keqpërdoren nga familja e Sulejman
Rexhepit;
12.
Se Sadekatul- Fitri dhe zeqati gjithnjë përfundojn
aty ku dëshiron Sulejman Rexhepit;
13.
Se Kurbanët therren nga komisione ku kurrë nuk ka
persona të tjerë pos katundarëve dhe djemve të Sulejman Rexhepit;
14.
Se
mishi i kurbanëve gjithnjë përfundon nëpër mishtore të Bit Pazarit;
15.
Se
mishi i kurbanëve nuk harxhohet as çereku për nevojat e nxënësve;
16.
Se
lëkurat e kurbanëve përfundojnë në plehëra dhe tregje që i konvenojn vetëm
Molla Sulës;
17.
Se të
hyrat nga fitrat më shumë harxhohen për
truproje, dreka, darka e kokteje se sa në dobi të zhvillimit të kushteve të kësaj
shkolleje;
18.
Se të
ardhurat e haxhit gati gati komplet futen në xhepin e Sulejman Rexhepit;
19.
Se nga të
ardhurat e haxhit më shumë përfiton Sulejman Rexhepi dhe agjencitë se sa BFI;
20.
Se të
ardhurat nga Vakufi nuk harxhohen për edukim dhe arsimim të gjeneratave të
reja;
21.
Se të
ardhurat e vakufit nuk investohen për kualitet, por harxhohen në destinacion të
panjohur;
22.
Se të
ardhurat e vakufit nuk investohen tek bijat dhe bijt e këtij populli dhe ummeti;
23.
Se të
ardhurat e vakufit nuk harxhohen për pajisje të mjeteve për ngritjen e nivelit
të shkollimit;
24.
Se për
të ardhurat nga pasuria e lënë trashëgim nga muslimanët vendos njëriu që mban
orë dore rolex 37.000 dollarë;
25.
Se për
të ardhurat nga pasuria e shtrenjtë dhe e shenjtë e muslimanëve vendos njeriu
që djem e nipa u ka blerë shtëpi, vetura, xhipa, villa e hotele;
26.
Se për
të ardhurat nga pasuria e artë e muslimanëve vendos njeriu që e ka bekuar
Nikolla Gruevskin, rrënuesin këtyre e shkollave dhe vatrave të arsimit fetar;
27.
Se për
të ardhurat nga pasuria e ndershme e muslimanëve vendos njeriu që më shumë
kujdeset për jetën private personale se sa fetare;
28.
Se për
të ardhurat nga vakufi i muslimanëve vendos njeriu që doket qesharak me rrobe
Sulltanësh;
29.
Se për
të ardhurat nga vakufi i muslimanëve vendos njeriu që po turpëron Islamin dhe
BFI me bombat që shpalosin gazetarët për të;
30.
Se për
të ardhurat nga vakufi i muslimanëve vendos personi që edhe postin e mban me mashtrime
dhe keqpërdorime, etj etj.!
I nderuar drejtor nëse nuk i keni njoftuar
musafirët për këto dhe shumë keqpërdorime të tjera, me vjen keq që akoma
qëndroni aty në detyrë. Detyra e juaj është e shenjtë, andaj ndaluni dhe
mendoni për këtë çështje. Ju nuk e mbrojtët këtë shkollë nga krimi dhe
keqpërdorimet, andaj ta dini se i keni borxh Islamit, shkollës, hoxhallarëve
dhe më së shumti popullit. Popullit, ngase në emër të popullit po krenoheni
kinse po bëni punën me nderë. Nëse keni pak ndjenja dhe burrëri ju lutemi mos
ta përfaqsoni këtë shkollë që shumë gjenerata të këtij populli kanë kontribuar
për ta mbrojtë dhe mirëmbjatë atë. Mbi të gjitha a e keni kujtuar momentin kur
do t’i dilni para Allahut të Plotëfuqishëm për borxhin që u keni Islamit, nxënësve,
muslimanëve dhe donatorëve që nga koha Osmane.
P.S
Të dashur lexues e dij se kur të lexoni këtë letër
do të emocionoheni e që do ishte më mirë të e nxirrja emrin tim, por meqë ata
që flasin haptazi për këtë shkollë dëbohet nga Medreseja dhe mbeten pa diploma,
andaj e pashë më se të arsyershme që mos ta shpalosi emrin. Ju falënderit për
mirëkuptimin!
No comments: