Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma priti në vizitë Kryetarin e Komunës së Studeniçanit z.Azem Sadiki me bashkëpunëtorët e tij.
Kjo vizitë ishte mundësi që dy kryetarët e komunave të Republikës së Kosovës dhe Maqedonisë të shkëmbejnë përvojat e tyre dhe ti bashkëbisedojnë sfidat e funksionimit të pushtetit lokal.
Kryetari Suma e njoftoi mysafirin nga Republika e Maqedonisë me zhvillimet në komunën e Hanit të Elezit. Ai tha se që nga themelimi si komunës me kompetenca të plota në vitin 2008 kur Hani i Elezit nuk kishte as edhe një rrugë të asfaltuar, vitin 2016 e gjejmë me infrastrukturë gati të kompletuar, sistem shkollorë e shëndetësorë me infrastrukturë shumë të mirë, investime në të gjitha fshatrat dhe lagjet.
Kryetari Suma tha se përkundër shumë vështërsive me të cilat është ballafaquar komuna e Hanit të Elezit gjatë këtyre viteve kemi arritur që trendin e zhvillimit të përgjithshëm ta realizojmë në interes të banorëve të komunës.
Ndërsa Kryetari i Komunës së Studeniçanit z.Azem Sadiki bëri krahasimin e funksionimit të pushtetit lokal të Kosovës dhe Maqedonisë. Ai tha se komuna e Studeniqanit ka hapësirë të madhe territoriale dhe mundësi të vogla buxhetore për të realizuar ndonjë projekt kapital.
Dy kryetarët u pajtuan për takime të tjera me qëllim të rritjes së bashkëpunimit në nivel të arsimit, kulturës sportit e fusha të tjera në interes të dy komunave.
No comments: