Kryetari i degës së LSDM-së në Kavadar, Zoran Gjorgjiev, sot në konferencë për shtyp publikoi biseda të përgjuara telefonike, në të cilat mund të dëgjohet se si shefi i Shërbimit Sekret të Maqedonisë, Sasho Mijallkov me një person me emrin Cobe flasin se si kompania SGS të merr sa më shumë tendere nëpër firmat shtetërore, por edhe ata private.
Madje, siç dëgjohet në këtë bisedë, Cobe përmend fabrikën Jugohrom në Jegunovc të Tetovës.
Në bisedë dëgjohet se si në një moment Cobe thotë se raportet e shkëlqyera me udhëheqësin e Jugohromit i ka ministri i Financave, Zoran Stavrevski.
Siç tha Gjorgjiev, me këtë del në shesh një dëshmi e madhe se pse tetovarët nuk mund të mbyllin me protetsta ndotësin më të madh të Pollogut fabrikën "Jugohrom".
Në një bisedë tjetër, dëgjohet se si shefi i policisë sekrete Sasho Mijalkov në një bisedë me zëvendëskryeministrin Xhaferi deklaron se aktivistët e PDSH-së do t'i bëjë menjëherë aktivistë të BDI-së. Mijallkov fjalën e ka për disa aktivistë të PDSH-së të punësuar në Agjencinë për Sigurim SGS që vijnë nga Çairi./koha/

No comments: