Analistët politik i vlerësojnë si indikative apelet e ambasadorëve për dorëheqje brenda Qeverisë pasi ato vijnë në prag të kongresit të partisë maqedonase në pushtet. Analisti politik Denko Maleski thotë se pas kongresit partiak VMRO-DPMNE mund të ndryshojë qëndrimin dhe të rezonojë për zgjidhjen krizës politike
Fatos RUSHITI
Dialogu politik mes VMRO-së dhe LSDM-së në Bruksel nuk ka shenja se do të rinisë. Në një situatë të këtillë, gjendja politike sa vjen edhe më tepër ashpërsohet, kurse ditëve të fundit janë shtuar edhe zërat e diplomatëve perëndimorë të cilët kërkojnë përgjegjësi situatën e tanishme, madje duke përmendur edhe dorëheqje rreth aferës së përgjimeve. Më direkte në këtë drejtim ishte ambasadorja gjermane Kristine Althauzer, kurse javë më parë përgjegjësi kërkoi edhe ambasadori amerikan Xhes Bejli.
Ndërkohë jo vetëm që nuk ka asnjë konfirmim nga VMRO-DPMNE dhe LSDM për rifillimin e dialogut, por përkundrazi qëndrimet mes tyre janë ashpërsuar në atë masë sa opozita ka paralajmëruar protesta gjithë popullore gjatë muajit maj. Zëdhënësi i LSDM-së Petre Shillegov thotë se janë në pritje të ftesës nga treshja e europarlamentit, ndërsa thekson se nevojitet një angazhim i nivelit më të lartë në këtë drejtim nga ana e BE-së. “Presim në çdo kohë që lajmërimi të na vijë nga deputetët e Parlamentit Evropian dhe ne jemi të gatshëm të kontribuojmë më mundësitë tona që t’i japim zgjidhje politike krizës në vend. Për këtë presim një angazhim edhe më të madh nga presidenca e BE-së e cila ka shprehë gatishmëri ta ndihmojë Maqedoninë të del nga kjo situatë dramatike që po kalon”, thotë për KOHA Petre Shillegov, zëdhënës i LSDM-së. Nga VMRO-DPMNE nuk kanë qenë të kapshëm për të shpjeguar mundësinë e rifillimit të dialogut me partinë opozitare.
Ndërkohë, analistët politik shprehen se kriza nuk mund të zgjidhet pa ndërhyrje direkte të bashkësisë ndërkombëtare. Analisti Ibrahim Mehmeti thotë se praktikisht nuk ekziston dialogu politik mes pushtetit dhe opozitës edhe përskaj presionit ndërkombëtar dhe dy takimeve të mëparshme në Bruksel. Sipas tij, dy partitë kryesore VMRO dhe LSDM tashmë e kanë dëshmuar se lidershipi i tyre nuk ka kapacitet politik dhe demokratik për ta nxjerrë Maqedoninë nga kriza politike. “Për fat të keq praktikisht nuk ekziston dialogu politik midis qeverisë dhe opozitës për faktin se të dyja palët mbajnë qëndrime të kundërta, bile edhe duke i ashpërsuar në masë qëndrimet mes tyre. Kjo do të thotë se dy takimet ne Bruksel nuk kanë sjellë rezultate e pritura duke mos dhënë asnjë model për zgjidhje politike”, thotë Memeti. Sipas tij, duhet një angazhim më serioz i bashkësisë ndërkombëtare për t’i dhënë fund krizës politike e cila ka dy vite që po zgjatë në Maqedoni. Mehmeti thotë se dorëheqjet për të cilat kanë folur ambasadorët nuk pritet të ndodhin së shpejti. “Bashkësia ndërkombëtare po sheh qartë se nga partia në pushtet nuk pritet të ketë reagime pozitive ndaj krizës politike, andaj ajo e ka me patjetër të reagojë dhe ta shtojë presionin edhe më shumë krahas asaj që folën ambasadorët për dorëheqje. Opozita nuk do ta tradhtojë kauzën e vet aq lehtë dhe si opsion të fundit e ka të kalojë në protesta për largimin e kësaj Qeverie të korruptuar dhe kriminale, siç pretendon ta quaj ajo”, potencon Mehmeti. Kërkesat për dorëheqje janë kërkesa reale që mund të vijnë në një shtet normal demokratik dhe që mund të ishin një dritare e hapur për ta kthyer në stabilitet dhe funksionalitet sistemin politik dhe juridik në Maqedoni, thotë profesori universitar Denko Maleski. “Kërkesat e ambasadores gjermane dhe ambasadorit amerikan për dorëheqje të Qeverisë, ashtu siç ishte edhe kërkesa e opozitës që të largohet kjo Qeveri, do të ishte një kërkesë më se reale për një shtet demokratik ta them kushtimisht për Maqedoninë. Mendoj se dorëheqja e Qeverisë do të ishte një dritare e hapur që të zgjidhet kriza politike dhe të rikthehet stabiliteti dhe funksionaliteti i sistemit politik dhe juridik në shtetin tonë”, thotë Malevski.
Analisti politik Denko Maleski thotë se eventualisht pas kongresit partiak VMRO-DPMNE mund të ndryshojë qëndrimin dhe të rezonojë për zgjidhjen krizës politike, por edhe mund të ndodh përsëri bllokimi dhe mbyllja përsëri e VMRO-së. Maleski thotë se qytetarët janë të lodhur nga zgjatja e krizës politike dhe askush nuk e dëshiron dhunën dhe protestat. Prandaj, ai thotë se zgjidhja politike assesi nuk mund të vijë nga brenda dhe angazhimi i bashkësisë ndërkombëtare pritet të rrisë nivelin e përfaqësimit dhe ta ndihmojë Maqedonisë të del nga kaosi politik. “Ne nuk jemi të gatshëm si qytetarë t’i përgjigjemi krizës politike me dhunë dhe protesta, askush nuk dëshiron që të del situata jashtë kontrollit. Andaj si e vetmja mundësi për të dalë nga kriza duhet që bashkësia ndërkombëtare të shtojë angazhimin e saj direkt t’i përgjigjet gjendjes në Maqedoni dhe mos të shpresojë se ne vetë mund ta zgjidhim krizën politike”, deklaroi profesori Denko Maleski. Ndryshe, kongresi i VMRO-DPMNE-së do të mbahet më 2 dhe 3 maj./koha/

No comments: