Gjenevë, 20 prill - Komisari i lartë i Kombeve të Bashkuara për të drejta të njeriut, Zeid Rajad Al Hysein sot e kritikoi politikën emigruese "cinike", duke e akuzuar Brukselin se Detin Mesdhe është duke e shndërruar në "varreza të mëdha".
Siç transmetoi agjencia Fena, kryetari i Komitetit ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, Elxhah As Su, gjithashtu, dërgoi apel që të "ndalojë indiferenca e cila Detin Mesdhe shndërron në varreza të mëdha".
"Evropa po ua kthen shpinën disa prej emigrantëve më të ndjeshëm të botës dhe rrezikun që Detin Mesdhe ta shndërrojë në varreza të mëdha", theksohet në kumtesën e Hyseinit.
"Evropianët duhet ta njohin nevojën për fuqi punëtore të pakualifikuar dhe të pranojnë se refugjatët kanë të drejtë për mbrojtje", vlerësoi ai.
Hysein ju bëri thirrje qeverive të anëtareve të BE-së të miratojnë një "qasje më të guximshme dhe më pak cinike" dhe i akuzoi se po ju bëjnë lëshime lëvizjeve populiste ksenofobike.
"Jam i tmerruar, por jo edhe i befasuar nga tragjedia", tha Zeid Rajad al Hysein.
"Këta të vdekur dhe qindra të tjerë para tyre kanë mundur të parashikohen tha ai duke theksuar se kjo që po ndodh është "rezultat i menaxhimit të pasuksesshëm me situatën dhe mungesën e madhe të mirëkuptimit".

No comments: