LSDM-ja sot publikoi biseda të reja të përgjuara për të cilat siç thotë lideri i partisë Zoran Zaev, tregojnë kontrollin e pushtetit ndaj servisit radiodifuziv publik RTVM dhe televizioneve private Kanal 5 dhe Sitel.
"Televizioni shtetëror për të cilin të gjithë qytetarët paguajnë taksë radiodifuzive dhe sipas ligjit duhet të sigurojnë njoftim objektiv dhe të paanshëm, në vend të kësaj është shndërruar edhe në një seli të pushtetit", tha Zaev.
Sipas tij bisedat zbulojnë në cilën mënyrë është kryer përzgjedhja e korrenspodentëve të RTVM-së jashtë vendit, për atë si pushteti ka porositur tekste në televizionet private Kanal 5 dhe Sitel, si janë marrë shërbime për atë që është bërë, si është distribuuar revista Republika nëpër institucione.
U publikuan bisedat telefonike, siç theksoi Zaev të kryeministrit Nikolla Gruevski, ministres së Punëve të Brendëshme Gordana Jankullovska, ministrit të Transporti dhe Lidhjeve Mile Janakiesi, shefit të kabineti të kryeministrit Martin Protugjer, drejtorit të DAP Goran Tarajnovski, pronarët e Kanl 5 Emil Stojmenov dhe Sitelit Goran Ivanov, drejtorit të DSK Sasho Mijallkov, redaktorit të Sitelit Dragan Pavloviq Latas.
"Presim prej sot të ndryshohet politika përfundimtare e mediave private të Kanal 5 dhe Sitelit, MPM, e posaçërisht të servisit kombëtar RTVM. Si kryetar i opozitës e cila të drejtën e ka edhe sipas Kushtetutës edhe sipas Ligjit kërkojmë që javën e ardhshme të sigurojnë termin për një njoftim për dëshmitë dhe argumentet që i kemi. Kur do të thonë ata atëherë do të jemi mysafir i tyre" tha Zaev.
Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve Zaev konfirmoi se sot ka realizuar takim me ish presidentin e RM-së dhe lideri i LSMD-së Branko Cërvenkovskin. Lidhur me incidentin në Goshincë, sipas tij ekzistojnë dy alternativa të mundshme për atë që ka ndodhur.
"Njëra mundësi është që ato të ishin grupe radikale banditësh të cilët kanë hyrë në karakoll dhe e kanë bërë atë që është njoftuar dhe e dyta ai të jetë inskenuar nga ana e pushtetit. Përgjegjësi për cilën do mundësi duhet të bartë ministrja e Punëve të Brendshme, drejtori i DSK-së, drejti i Byrosë për Siguri Publike", tha Zaev.
I pyetur nëse druan nga mundësia që ai incident të shfrytëzohet për trazirat në Maqedoni, Zaev nënvizoi se garanci për sigurinë e shtet në këtë moment janë qytetarët e Maqedonisë nga të gjitha bashkësitë etnike.
Për konkluzionet e Këshillit të BE-së, lideri i LSDM-së thotë se ata flasin vetëvetiu dhe se tërësisht janë orientuar në funksion të asaj që e ka treguar opozita dhe çka ajo pret, e ajo është përmes autenticitetit të bisedimeve të konfirmohet përgjegjësia./koha/
Style3[OneLeft]
Style3[OneRight]
Style4
Style5
Kategoria: Maqedoni
About HIG
This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
- Më të lexuarat
- Sporti
- Kategoritë
Películas populares
-
Intervistë e portalit Shqipmedia me Afrim Tahirin, ish-sekretar i përgjithshëm i BFI në RM Afrim Tahiri, një teolog i urtë, intelektua...
-
Bashkimi Demokratik për Integrim si një nga organizatat politike më të suksesshme në historinë e Maqedonisë së Veriut, lindi si nevojë e koh...
-
Samet Avdiu Mënyra se si deri më sot fuksionoi pushteti në Maqedoni është vërtetë për tu habitur, duke marrë për bazë jo vetem vitin...
-
Hasanbegasit janë të irituar tepër shumë me sjelljet prej një hajduti të regjur të Mulla Sulës. Po thonë që, kjo sjellje po ju dhemb edhe...
-
Pas deponimit të disa dorëheqjeve nga disa ministra aktual nga radhët e VMRO-DPMNE, një gjë e tillë nuk pritet të ndodhë në mesin partisë...
-
Vendimi i Gjykatës Supreme, se prokuroria speciale nuk ka guxuar të hapë raste të reja pas skadimit të afatit prej 18 muajsh është skandal...
Sport
Widget powered by WhatstheScore.com

No comments: