Hoxha Shpend Hulaj vlerëson se idetë perëndimore që bien ndesh me Islamin dhe Zotin nuk bënë që të pranohen.
Hulaj komenton për portalin TetovaSot ku thotë se anëtarësimi në subjekte politike majtiste është më shumë i dëmshëm sesa i dobishëm.
“ Po e jap mendimin tim. Së parine duhet të kemi parimet, apo peshoren apo matësen tonë që është Islami. Nëse gjërat i rregullojmë me Islam, atëherë ato edhe kanë atë kontekst, p.sh ne në Islam nuk quajmë majtist një mendim tjetër apo një formë tjetër veprimi apo shpjegimi. Nëse majtizmin e marrim me atë çka nënkupton të tjerët, perëndimore, etj, çka është larg me kuptimin islam, atëherë kjo mund të jetë e dëmshme. Nëse nuk thyhen parimet bazë islame, ku qëllimi është për të arritur te e mira e madhe, mund të jemi si majtist, duke i ruajtur vlerat dhe duke pasur idenë e zhvillimit e përmirësimit të vendit. Nëse nuk ke hapësirë për këto gjëra më mirë është të mos hysh fare në këto lojëra sepse rreziku është më i afërt të dëmtohesh se të përfitosh. Allahu e di më së miri”, deklaroi hoxha Shpend Hulaj për portalin TetovaSot.
Përndryshe në Republikën e Maqedonisë tashmë është thyer kjo tabu me anëtarësimin e disa shqiptarëve mysliman në LSDM-në opozitare, parti e bllokut të majtë maqedonas./TetovaSot/
No comments: