Style3[OneLeft]

Style3[OneRight]

Style4

Style5

Këto ditë u publikua një lajm se, për vitin 2017 në mesin e 500 emrave të myslimanëve më me ndikim në botë është edhe emri i Kryetarit të Bashkësisë Islame të Kosovës, H. Naim ef. Tërnava, si dhe ai i këtij Institucioni të Bonjës, efendi Kovazoviç. Që të dy kanë qenë të listuar në seksionin e “Menaxhimi i çështjeve fetare”!  

Shkruan Haxhi Isa Xhaviti   
Thua që Naim efendi Tërnava të jetë myslimani më me ndikim tek shqiptarët myslimanë, madje tek afro 7-8 milionëve sa jemi! Po Mulla Sula! Heeej, a e dinë ata të listimit se, Mulla Sula kur ka qenë lider fetar mysliman në këto troje, Naim Tërnava nuk është njohur! A e dinë ata të listimit se me Bashkësi Fetare Islame si ata në Shqipëri po ashtu edhe ata në Kosovë i ka bërë vetë Mulla Sula, sepse në kohën kur mullai ka qenë në formë, shqiptarët e Shqipërisë dhe ata të Kosovës kanë qenë ateistë e komunista (kështu mendon thellësisht Mulla Sula).
Si është e mundur që Mulla Sula, personi që brenda një viti ka marrur me dhjetra “mirënjohje kombëtare e ndërkombëtare” të mos jetë, të paktën diku në vendin e 499 apo në vendin 500. Nuk ka problem, le të jetë edhe i fundit vetëm të thuhet se “Mulla Sula është personi me ndikim në botën myslimane”!
Të gjithë e dinë, vetëm Mulla Sula nuk e ka të qartë akoma se, nuk ka institucion serioz në botë që nuk e ka lexuar tashmë këtë njeri. Dhe, të gjithë e dinë që ai i paguan trash ato mirënjohje që ia kurdisin disa tipa mafiozë nëpër çajtore të Çarshisë së Vjetër të Shkupit.
Të gjithë e dinë që është manipulatorë dhe keqpërdorues i tmerrshëm i hapësirave të institucioneve të ndryshme kombëtare.
Të gjithë e dinë që është një fejzbukoman adoleshent i cili i vë në shënjestër armiqësore të gjithë bashkëpunëtorët e vet që nuk ia bëjnë llajk fotografisë së tij ku shihet tek e shqyen mishin e fërguar si bishë e stëruritur.
Të gjithë e dinë që ai, natë e ditë, mendon vetëm si të pasurohet, si të korruptojë, si të vjedh dhe si ta shtrijë ndikimin e vet tek njerëzit e pushtetit që shiten e blihen për një grusht lekësh.
Të gjithë e dinë se Mulla Sula peshën e vet prej intelektuali e mat përmes numrin të truprojeve dhe të banditëve të ngarkuar me armë duke e ruajtur ngjashëm si Esko Baren.
Të gjithë e dinë (në këtë “të gjithë” mendohet për faktorët ndërkombëtarë dhe ata që janë me relevancë, madje edhe për propozimin e emrave konkretë që kanë ndikim të madh në vend e më gjërë) që Mulla Sula e ka vjedhur postin e Reisul Ulemasë me qëllim që të ketë mundësinë për ta vjedhur Baskësinë Islame të Maqedonisë. Nuk ka faktor që nuk e di se, Mulla Sula, duke e vjedhur BFI-në në fakt e vjedh popullatën e vet, të pasur e të varfër.
Të gjithë, ama bash të gjithë e dinë që, Mulla Sula, sikur të kishte mundësi dhe sikur ta njihte institucionin që merret me matjen e ndikimit të njerëzve në botën myslimane, do të ofronte korrupsion qindra e mijëra euro nga aksionet fetare në vend vetëm e vetëm të përfshihej në listën e ndikuesve.
Krejt në fund, të gjithë e dinë që Mulla Sula dërdhë para të majme të myslimanëve të vendit nëpër disa portale të cilat mundohet që ta paraqesin si analist, opinionist, kolumnist, bakllavist, mirënjohëist, festivalist… Vetëm jo edhe si lider, sepse edhe këto portale e dinë që prej baglës nuk mund të bëhet lule e t’i merret erë, edhe këto portale e dinë se Mulla Sula mund të jetë gjithçka por jo edhe lider fetar që do të kishte ndikim në mbarë popullatën myslimane të vendit.
Sulejman Rexhepi është për momentin kandidat potencial për proces gjyqësor ku duhet të shpjegohet mbi shumë dukuri të denja për një hajdut e jo për një prijës fetar që goja lëng i shkon për një listë ku do të përmendej edhe emri i tij si njeri me ndikim! Vërtet a mund të jetë në një listë ku përfshihen emrat më me ndikim në botën myslimane edhe emri i Mulla Sulës gojëpistë, i cili që në momentin kur i shanë nënat dhe gratë e hoxhallarëve të vendit, që në momentin kur e bekon Nikolla Gruevskin, ka nisur një fushatë e furishme kundër tij dhe, sot, pa dyshim, Mulla Sula ëstë njeriu më i urryer në Maqedoni. Ndikimi i tij shtrihet prej Mustafa hajnit e deri te “pela e Shemës”, prej myftiut dashnor plak e deri te myftiu kodosh, prej kryeredaktorit të tij papagall e deri te kolumneshkruesit që ia fut kot. Kaq është ndikimi i Mulla Sulës. Kjo është bota e tij!

About HIG

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
«
Next
Newer Post
»
Previous
Older Post

No comments:

Komento


Top