Style3[OneLeft]

Style3[OneRight]

Style4

Style5

Sapo doli nga shtypi megaintervista në format të librit, i Afrim Tahirit, ish-sekretar i përgjithshëm i BFI-së, më titull “Bashkësinë Fetare Islame e pret një epokë e re”, në të cilën flet për herë të parë “pa dorëza” duke shpalosur një sërë faktesh e argumentesh jo të favorshme për Reisul Ulemanë e BFI-së, H. Sulejman ef. Rxhepin. Të gjitha këto, sikur marrin vulën e besueshmërisë pikërisht për faktin se, Afrim Tahiri, ishte një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të efendi Rexhepit dhe, me këtë, një nga njohësit më të mirë të tij. Opinioni i vendit e kishte të qartë se Sulejman Rexhepi është duke e përgatitur si pasardhës të vetin pikërisht Afrim Tahirin. Por, se çka ndodhi më tutje, ku u shkrepën ato xixa të përflakjes së miqësisë së dikurshme dhe, cilët janë shkaqet që efendi Tahiri do ta refuzojë këtë “të mirë” të Sulejman Rexhepit, më gjërësisht do të mësohen në këtë megaintervistë të cilën me Afrim Tahirin e realizoi gazetarja, Albina Ajdari. Në vazhdim, po japim disa përgjigje të shkoqitura nga libri “Bashkësinë Fetare Islame e pret një epokë e re”    

received_1626213014370207-1
Reisul Ulema i BFI-së H. Sulejman ef. Rexhepi thotë për ju se, jeni i rrezikshëm, i pabesë, keni zhvatur pasurinë e BFI-së, keni krijuar pasuri marramendëse, jeni bashkëpunëtor i sgurimit etj. etj.  
Po ka mundësi të thotë odave dhe pasi të sigurohet se me çfar lloj njerëzish është në ato kuvendime! Unë do të doja ai të flasë në publik. Për punën time, aq sa ka qenë flet edhe arkivi, flasin edhe mirënjohjet e tij publike, pastaj edhe dokumenti i 2014 me të cilin u ktheva pas dorëheqjes! Nuk i kam mbetur borxh askuj, as nuk kam punësuar ndonjë familjarë timin aty, as që kam pasur ndonjëherë në shfrytëzim ndonjë lokal apo dyqan të BFI-së! Unë nga pozita që kam pasur aty, kam pasur qasje të shoh emra të funksionarëve dhe punëtorëve të BFI-së që me dekada nuk e kthejnë borxhin! Ja dhe kjo temë mund të jet një nga pikat për të cilat mua më keni online të më ballafaqoni në ndonjë medium me uzurpatorin dhe të tjerët në cilindo medium që ata do të pranonin! Shkurt dhe shqip, krejt bota e ka të qartë se kush po udhëheq me BFI-në, cili është profili i tij psikik, cilat janë kapacitetet e tij antihumane, dhe cilat janë synimet e tij grabitqare, duke filluar nga posti i Reisul Ulemasë e deri te pasuria e BFI-së! Me këtë rast më lëjoni t’u them edhe një rrëfim të tijin, betohem në Allahun Një, ai jo një herë, me gojë të veten, në prani të shumë njerëzve, bile autoriteteve fetare dhe politike, ka ditur të krenohet se ka prejardhje nga një fshat shqiptar, që sipas tij banorët e atyshëm shquheshin për grabitje! Besoni, sa herë që fliste lidhur me këtë, unë turpërohesha, kurse ai krenohej! A mund ta merrni me mend, si “kreu i BFI-së”, grabitjen e llogaritë për vlerë, zotësi! Unë nuk shoh se kjo mund të lexohet më ndryshe! E pasi i kam dalur përballë këtij profili psikik, sipas tij, qenkam bashkëpunëtor i shërbimeve? I cilit shërbim? I atij shërbimi të cilit me lezet i raporton Sulejman Rexhepi për vehabistët dhe për BDI-në e Çairit si përkrahëse e “vehabizmit”? Unë më 28 maj 2015 publikisht i kam ftuar të gjithë gazetarët investigativë që ta hulumtojnë pasurinë time dhe, përveç asaj që e kam deklaruar publikisht (një banesë tri dhomëshe, një Audi 6 që në pazar nuk më kushton më shumë se 7 mij euro, një shtëpi të roinuar të babait tim në katundin Bllacë, si dhe 15 mij euro borxh në bankë, të marrura për ta paguar banesën), pra, çdo pasuri tjetër që do ta gjejnë si timen, automatikisht do t’ia falë duke ia noterizuar deklaratën. E kam ftuar që ngjashëm të veprojë edhe Sulejman Rexhepi me tërë atë pasuri të cilit do t’ia kishin zili edhe sheikët kuvajtianë. Nga 28 maji 2015, askush më nuk ka guxuar të flasë të paktën një fjalë! Ja përsëri po i ftoj gazetarët, le të punojnë në këtë drejtim, i ftoj edhe institucionet e vendit, Prokurorinë, Komisionin për antikorrupsion, Policinë finansiare si dhe ndërkombëtarët, nëse kan kohë të merren edhe me luftën kundër korrupsionit në BFI etj. që pas gjithë asaj që po thuhet në publik, le të merren pak edhe me BFI-në. Pos kësaj, po e them me plot përgjegjësi, se shumë prej atyre që janë punësuar për 5 a 6 vite pas meje, edhe pse kanë qenë në pozita të ulëta, kanë shumë më tepër se unë! Nëse kjo që e them mendoni se nuk është e vërtetë, ja i ftoj të deklarohen! Do të bindeni se, një shofer, një arkatar, një gazetar, një kryetar shoqate, janë për disa herë më të pasur! Nëse Sulejman Rexhepi ka qoftë edhe vetëm një dokument, le ta bëjë publike! Por të vetmet “argumente” të tij ngelin sharjet e pista, ofendimet, shpifjet dhe trillimet e denja për një shpirtlig! Nga mesi i dhjetorit 2015 kur ambasadori amerikan në Shqiperi z.Donald Lu tha “Nëse keni në dorë një orë më të shtrenjtë se makina që përdor unë, ka shumë mundësi që të jeni të korruptuar.”, qëllova aty, mua mu duk se ai filloi të flas për njeriun e parë të fesë në Maqedoni! Pastaj, u ndala pak dhe i thashë z.Abaz Islamit, makina e ime, e ytja, e myftiut Ibrahim ef. Shabani, e Skender Buzakut dhe e Ismet Bytyqit, që të gjitha në total, nuk bëjnë para më shumë se Rolexi i uzurpatorit të postit të Reisit! Nëse dikush nuk e beson këtë, ja e ftoj publikisht, të bëjmë ndërrimin e makinave tona me Roleksin që po e mban uzurpatori!
A mos keni ju pretendime karrieriste? Mos dëshironi t’ia zini vendin e kryetarit Sulejman Rexhepit?  
Ai vend është i uzurpuar dhe, herdo-kurdo duhet të lirohet me leje të Zotit. Sa i përket pretendimeve të mia, a nuk thashë më parë se i kam thënë Mulla Sulës, në prezencë të njerëzve: “nëse mendon se po dua të ta zë vendin, eja të japim që të dy dorëheqje, të ikim e të noterizojmë një deklaratë të përbashkët se, kurrë në jetë, as unë dhe as ti nuk do të shkelim në BFI”!
Me uzurpator i BFI-së i drejtoheni kryetart të BFI-së?  
Po! Vetë Sulejman Rexhepit! Atij i cili siç thashë edhe më parë, nga viti 2011 e mban të uzurpuar këtë post. Nëse ai mendon se me këtë rast po bëj ndonjë shkelje apo shpifje, le të më padisë!

About HIG

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
«
Next
Newer Post
»
Previous
Older Post

No comments:

Komento


Top