Style3[OneLeft]

Style3[OneRight]

Style4

Style5

NË EMËR TË LIRISË DHE DREJTËSISË PËRKRAHIM PROTESTAT E  DATËS 9 MAJ
Nisur nga gjendja e mjerueshme e shqiptarëve  në këtë shtet, e cila edhe më tutje vazhdon të përkeqësohet , e posaqërsiht nevoja e madhe për drejtësi për familjarët tanë nga procesi i montuar politik i rastit “Monstra”…
Nisur nga fakti që nuk kemi fare besim në gjyqësinë dhe drejtësinë e pushtetit maqedonas i cili vazhdimisht i vret dhe burgos shqiptarët e pafajshëm…
Nisur nga fakti që ndajmë dhimbje me të gjitha familjet e shqiptarëve të vrarë dhe të atyre të burgosur nga ky pushtet i dhunshëm dhe antiperendimor…
Nisur nga e vërteta e madhe se vetëm me largimin e kësaj qeverie, ne familjarët e të burgosurve të pafajshëm nga rasti i montuar “Monstra” mund të shpresojmë në drejtësi dhe liri për të afërmit tanë…
Nisur nga e vërteta edhe më e madhe se vetëm me largimin e kësaj qeverie antishqiptare do të ndaleshin nënçmimet, torturat, burgosjet dhe vrasjet e shqiptarëve…
Ju drejtohemi familjarëve tanë dhe shqiptarëve në përgjithësi që masovikisht të dalin dhe të përkrahin protestat mbarëshqiptare të 9 majit, si dhe të gjitha protestat e ardhshme shqiptare deri në largimin e plotë të kësaj qeverie të korruptuar, kriminalizuar dhe tërësisht antishqiptare.


Shkup 03.05.2016               Në emër të familjarëve të burgosurve politik dhe
në emrin e Këshillit për organizimin e
protestave kundër rastit “Monstra”

Bedri Hajdari

About HIG

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
«
Next
Newer Post
»
Previous
Older Post

No comments:

Komento


Top