Style3[OneLeft]

Style3[OneRight]

Style4

Style5

Thellimi i krizës politike do të zvogëlojë rritjen ekonomike për këtë vit prej 3.5 në 1.6% nga Bruto prodhimi vendor. Sipas guvernatorit Dimitar Bogov ky skenar alternativ është real dhe i realizueshëm për shkak se nuk dihet epilogu i krizës politike. Pasojat do të jenë – ulja e investimeve të drejtpërdrejta nga jashtë nga 2.1 në 1.7% nga BPV, rënie të konsumit, rezervat devizore dhe rritja kreditore.
“Për momentin, siç qëndrojnë punët skenari i dytë është real. Nëse situata qetësohet shumë më herët se fundi i vitit, sepse në skenarin alternativ parashihet se madje ka fundi i vitit do të kemi njëfarë stabilizimi, çdo gjë që mund të ndodhë më herët, do të thotë se realizimi do të jetë diku mes skenarit bazik dhe atij alternativ”, Dimitar Bogov, Guvernator i BPRM.
Analiza e BPRM-së ka treguar se muajin e kaluar është vërejtur një shndërrim i rritur i kursimeve nga denari në deviza dhe zhvendosjen e parave në arka, por se këto dit gjendja është stabilizuar. Tani për tani Banka Popullore e RM-së nuk zbulon se sa para janë tërhequr nga bankat në këtë periudhë.
“Ajo që ndodhi në prill është e jashtëzakonshme dhe që asnjëherë nuk ka ndodhur. Shihni se sa është rritja e shitjes tek personat fizik dhe për herë të parë ka neto blerje negative nga personat fizik. Kemi normalizim të tërheqjes së depozitave në tregun e këmbimoreve këtë javë. Kjo është më ulët se java e kaluar, por është dukshëm më e lartë nga ajo në kushte normale”, tha Bogov.
Guvernatori Bogov theksoi se rritja e normës elementare të interesit në 4% do të thotë edhe rritje të normave të interesit të kredive, por sa dhe kurrë do të vlerësojnë bankat. Tani për tani nuk ka paralajmërim për rritje të rreja të normës elementare të interesit, por sot BPRM miratoi masa të rreja lidhur me uljen e shpenzimeve të bankave që plasojnë mjete jashtë vendit.
Nga Banka Popullore e RM-së thonë se rreziqet e jashtme janë të mundshme për të dy skenarët, por se dukshëm janë të shprehura rreziqet politike vendore. Gjendja do të ndiqet dhe nëse ka nevojë BPRM do të merë masa plotësuese

About HIG

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
«
Next
Newer Post
»
Previous
Older Post

No comments:

Komento


Top