Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) dhe lideri i saj Menduh Thaçi të Dielën në Komunën e Sarajit vazhduan me programin e takimeve me strukturat e partisë. Takimi qendror me strukturat partiake të komunës së Sarajit u mbajt në shkollën fillore në Radushë.
Kreu i PDSH-së Menduh Thaçi në fjalimin e tij cilësoi se fajtorë kryesorë për këtë situatë të rëndë në të cilën gjenden shqiptarët janë BDI-ja dhe se kjo situatë e rëndë nuk do të ndryshon pa një angazhim të fuqishëm.
Thaçi më tej deklaroi se qeveritarët e korruptuar të BDI-së e zhytën popullin shqiptar në borxhe, në papunësi dhe në varfëri, andaj sipas tij PDSH është gati t’i prijë një ndryshimi të madh në kulturën e qeverisjes, që në thelb do të ketë për detyrë që paratë e shtetit tua kthejë qytetarëve shqiptarë.
“Situata e shqiptarëve të Maqedonisë do të ndryshojë në momentin kur vullneti politik i shqiptarëve do të shkojë drejt përcaktimit dhe platformës së Partisë Demokratike Shqiptare”, ka theksuar Thaçi.
No comments: