SULEJMAN REXHEPI SULMON MEDIAT, ARSYEJA ËSHTË NISMA
Sulejman Rexhepi përmes zëdhënësit të tij Agron Vojnika sulmojnë mediat e shkruara dhe elektronike si dhe janë kundër fjalës së lirë. Ata thirren se BFI është institucion që respekton çdo mendim tjetër, apo ia toleron që çdo kush të thotë atë që mendon se duhet të dinë opinioni megjithatë mediat sulmohen sikur me qenë në shtet diktatorial. Gjithandej në shoqëritë moderne ekziston opozitë që ofrojnë model ndryshe nga pushteti për aspektin e udhëheqjes së institucioneve, shoqërisë, bashkësive, por fatkeqësisht kjo vetëm Sulejman Rexhepit po i pengon. Në shoqëritë demokratike opozita shfrytëzon mediat dhe rrjetet sociale për ta njoftuar opinionin e gjërë rreth problematikave të ndryshme dhe reale. Sulejman Rexhepi përmes zëdhënësit të tij Agron Vojnika sulmon të gjitha ato media që i japin hapsirë opozitës së BFI, Lëvizjes për Reforma Nisma, veprim ky që llogaritet edhe shkelje e të drejtave të shprehjes së mendimit dhe fjalës së lirë. Aspak nga mediat nuk mund të pranohet dhuna që ushtrohet nga Sulejman Rexhepi në drejtim të NISMA, edhe më e patolerushme janë emërtimet e egra që u bëhen anëtarëve të kësaj lëvizje duke i quajtur radikalist, puçist, ekstremist. Redaksia ynë reagon ashpër ndaj këtyre sulmeve që u bëhet mediave dhe gazetarëve shqiptar, maqedon, turk etj. Zëri i opozitës duhet të dëgjohet edhe përkundër që i pengon Sulejman Rexhepit dhe se duhet kuptuar ai dhe BFI se nuk mund të korruptohen të gjithë mediat dhe gazetarët siç ka bërë me disa “media” të ngrata që punojnë për idare dhe jo për dinjitet./rumeliagency/

No comments: