Keni dëgjuar tek thonë për njerëzit jo të sinqertë,
dallaverxhinjë, se masin me dy kyte! Njëri kut është gjithnjë ai i duhuri, i
sakti dhe i pranueshmi, kurse kuti tjetër është ai që gjithnjë ia plotëson
dëshirën e ulët matësit
Shkruan: Mr. Eset SHAQIRI
Kurse, i vetmi njeri në botë që matë me tri kute
është Mulla Sula. Atij nuk i pret sakica në një vend. Në rrafshin fetar, njërin
kut, kutin islam, e përdor për ta përmbshur interesin e vet të dobët, të ulët
dhe antiislam, kutin e dytë, atë krishter e përdor për ta fshehur dhe maskuar
kutin e parë, kurse kutin e tretë, atë ortodoks e përdor për ta shprehur
devotshmërinë e vet në këtë besim. Ja pse? Këto ditë, shqiptarët anekënd botës
u bekuan me një gjë që nuk i ndodhë secilit popull në botë dhe nuk përsëritet
me shekuj e shekuj. Kisha katolike e Shenjtëroi një bijë shqiptare, një bijë që
në sytë e botës i dha formë bamirësisë, një bijë që tash e tutje nuk do të
thirret Nënë Tereza por Shën Tereza. Tërë bota u mrekullua nga përkatësia e saj
shqiptare të cilës vulë i ra edhe Vatikani, duke ua mbyllur gojën një herë e
mirë të gjithëve që përpiqeshin etniksht t'i dalin zot kësaj Shenjtore.
Shqiptarët, si komb, u bënë me një shenjtore! Të gjithë personaitetet e thanë
nga një fjalë të lumtur, kurse vetëm Sulejman Rexhepi heshti, heshti sepse nuk
ia la feja ta thotë asnjë fajë! Natyrisht, jo feja islame, sepse po të ishte
përkatës i mirëfilltë i fesë iame, ai nuk do ta bekonte puro ortodoksin,
Nikolla Gruevskin. Papa e luti Zotin që ta shenjtërojë besimtaren e tij, Nënën
Tereze, kurse Mulla Sula e luti Zotin që ta bekojë besimtarin e vet, Nikolla
Gruevskin. Ja pra, ku konsiston lutja e Mulla Sulës aq e përshpirtshme që ta
bekojë Gruevskin. Hej, gospodin gospodin Suljo, gabim e ke! Nuk mund të jeshë as
një gram më mysliman se Kryegjyshi i bektashinjëve shqiptarë, Baba Mondi dhe,
Kryetari i KMSH H. Skënder ef. Bruçaj të cilët, gjatë shenjtërimit të motrës së
tyre prej gjaku, ishin në "sajfe" të parë. Shko e pallohu iftar me
besimtarin tënd, Ivanovin!
No comments: