Përderisa në mënyrë deklarative zotohen për punësimin e shqiptarëve dhe rritjen e përqindjes së shqiptarëve në institucionet më të larta shtetërore, pikërisht janë vetë drejtuesit shqiptarë të këtyre institucioneve, të emëruar nga BDI, ata që në praktikë bëjnë të kundërtën. Një dokument të ciline posedon televizioni SHENJA, duket qartë se jo gjithmonë fajtore për pengimin e përfaqësimit të shqiptarëve janë drejtuesit e institucioneve nga radhët e VMRO-DPMNE-së. Në këtë dokument shihet qartë se si drejtori i Inspektoratit Shtetëror për Inspektim Teknik, Ekrem Bunjaku, kërkon nga Sekretariati për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit pajtim me shkrim për punësimin e 13 maqedonasve dhe vetëm dy shqiptarëve. Në dokumentin e lëshuar në fund të muajit gusht, jepet pasqyra e të punësuarve momental në këtë inspektoriat dhe plani i ri për punësim. Nga gjithsej 30 të punësuar sa janë aktualisht, 17 janë maqedonas, 11 shqiptarë dhe nga një serb dhe romë. Në planin e ri për punësim, drejtori shqiptar, kuadër i BDI-së, kërkon të punësohen edhe 13 maqedonas, vetëm dy shqiptarë dhe një turk. Me këto punësime, numri i përgjithshëm i të punësuarve arrin në 46, numri i maq edonasve në 30, ndërsa ai i shqiptarëve në 13. Ky institucion ka qenë ndër institucionet e rralla ku përqindja e shqiptarëve ka kaluar 30 përqindëshin, apo konkretisht 36%, por që me punësimet e reja do të ketë ulje drastike të përqindjes së shqiptarëve.
Ky nuk është rasti i parë i punësimeve të këtilla ku maqedonasit punësohen në numër dukshëm më të madh se shqiptarët në konkurse të institucioneve shtetërore, madje edhe tek ata që përfaqësimi i shqiptarëve është nën 20 për qind. Por deri më tani, përfaqësues të partisë shqiptare në pushtet, Bashkimit Demokratik për Integrim, fajin për ngecjet në arritjen e përfaqësimit adekuat e kanë hedhur tek partneri i tyre në koalicion, VMRO-DPMNE. Në rastin e fundit në dokumentin që kërkohet punësimi i 13 maqedonasve, një turku dhe vetëm dy shqiptarëve figuron nënshkrimi i vetë drejtorit shqiptar, kuadër i BDI-së.
http://www.dailymotion.com/video/x4s4ov9_dokument-drejtori-i-bdi-se-puneson-13-maqedonas-dhe-2-shqiptare_news
Style3[OneLeft]
Style3[OneRight]
Style4
Style5
Kategoria: Maqedoni
About HIG
This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
- Më të lexuarat
- Sporti
- Kategoritë
Películas populares
-
Intervistë e portalit Shqipmedia me Afrim Tahirin, ish-sekretar i përgjithshëm i BFI në RM Afrim Tahiri, një teolog i urtë, intelektua...
-
Bashkimi Demokratik për Integrim si një nga organizatat politike më të suksesshme në historinë e Maqedonisë së Veriut, lindi si nevojë e koh...
-
Samet Avdiu Mënyra se si deri më sot fuksionoi pushteti në Maqedoni është vërtetë për tu habitur, duke marrë për bazë jo vetem vitin...
-
Hasanbegasit janë të irituar tepër shumë me sjelljet prej një hajduti të regjur të Mulla Sulës. Po thonë që, kjo sjellje po ju dhemb edhe...
-
Pas deponimit të disa dorëheqjeve nga disa ministra aktual nga radhët e VMRO-DPMNE, një gjë e tillë nuk pritet të ndodhë në mesin partisë...
-
Vendimi i Gjykatës Supreme, se prokuroria speciale nuk ka guxuar të hapë raste të reja pas skadimit të afatit prej 18 muajsh është skandal...
Sport
Widget powered by WhatstheScore.com

No comments: