Mësuesi nga Sllupçani Bajram Ramadani shkroi se çmimi i Haxhit i vendosur nga Bashkësia Fetare Islame është tepër shtrenjtë duke u shndërruar në luks për besimtarët musliman, transmeton TetovaSot.
“Haxhi (haxhillëku) është njëri nga 5 kushtet e besimtarit musliman. Haxh’ eshte vizita e vendve te shenjta, ne Meken e bekuar. Tavafi rreth qabes, veshja e ihramit, dalja ne Arafat …. ne kohen e caktuar dhe me nijet (qellim) te caktuar.
Problemi nuk eshte ketu per muslimanet ketyre viteve, por problemi qendron ne ate se haxhi gradualisht po shderrohet ne ibadet luks.
Haxhin sot munde ta kryejn vetem ata qe kane rroga te majme, jane në poste, ose ata qe punojne jasht vendit dhe kane para më shume se sa u nevojiten. Arsyeja eshte sepse per haxhin çmimi bazë është rreth 3500 euro, kuptohet që ka dhe harxhime te tjera, dmth minimum haxhi kushton aty diku 4000, euro, kjo shume eshte e barasvlefshme me rrogen vjetore te nje punetori me djersë. Qe don te thote ky lloj punetori kurrë nuk mundet te shkon ne haxh. Kur bota kujdeset per udhetaret qe sa më lire te u vie udhetimi qytetarëve të vet, muslimaneve u veshtiresohet udhetimi per ne haxh, nga organizatoret e “famshem” te haxhit, po flas per ne Maqedoni.
O Zot, shkarkoje sa më parë këtë klikë famkeqe te bashkesisë islame, uzurpues të ibadetit të haxhit, te cilet vet shkojne me dhjetra herë, kurse xhemati i tyre tere jeten nuk mundet farzin ( nje here ne jetë) ta kryen. I morët ne qafe muslimanet e shkretë, te cilet nuk kane guximin as ta çelin gojën per shkeljet që u bëhen.”, shkroi Ramadani në profilin e tij në Facebook./TetovaSot/
No comments: