Style3[OneLeft]

Style3[OneRight]

Style4

Style5

A do të bëhen ndryshimet në Kodin Zgjedhor, problem i ri për partitë politike? Nga PDSH-ja, deklaruan se ky problem nuk është problem i ri, por që mazhoranca që është në pushtet, do të vendos që votuesit e njësisë së gjashtë zgjedhore të votojnë në njësinë e pestë zgjedhore.
Ndërsa partia opozitare LSDM, është me të njëjtin qëndrim se po presin hapin e ardhshëm të Ministrisë së Drejtësisë. TV 21, u mundua të marrë përgjigje nga kjo ministri, por ministria ashtu si dhe BDI-a, nuk iu përgjigjën thirrjeve dhe mesazheve tona telefonike.
Nga VMRO-DPMNE kanë theksuar se partia e tyre është e gatshme që me marrëveshje me partitë e tjera të ndërmarrin hapa për rregullimin e kësaj çështje, ndërsa sipas tyre i është dhënë përparësi tre partive tjera që të japin propozimet e tyre.
Sipas të dhënave të fundit të KSHZ, në Njësinë e 6 zgjedhore janë të regjistruar mbi 310 mijë votues dhe se ka më shumë se 5 për qind nga kufiri i përcaktuar.
Deri më tani në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, nuk është dorëzuar asnjë nismë për ndryshimin e Kodit Zgjedhor.
Kuvendi do të shpërbëhet më 12 tetor dhe deri atëherë duhet të zgjidhet problemi me njësinë e gjashtë zgjedhore, si dhe me numrin e tepërt të votuesve. 

About HIG

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
«
Next
Newer Post
»
Previous
Older Post

No comments:

Komento


Top