Nuk ka dyshim se një ndër dëshirat të cilat kishte
pasur Muhammedi a.s ishte të kthehet në atdheun
e Tij të dashur, jo për t’u hakmarrur ndaj atij populli por të njejtit të udhëzohen
në rrugën e drejtë të besimit e cila garanton shpëtim në këtë dhe botën tjetër.
Shkruan: Haxhi Ibrahim ef. Shabani
“E vërteta erdhi, ndërsa e pavërteta u shkatërrua.
Sigurisht, e pavërteta është e paracaktuar të zhduket”!(Isra, 81)
Muhammedi a.s kishte filluar misionin e Tij në vendin në të cilin
lindi, u rrit dhe zhvillua, në vendin në të cilin i erdhën Ajetet e para të cilat ishin shumë të qarta. Vendi ku Profeti ynë ftoi njerëzimin në
besim në një Zot
rreshtazi 13 vite ishte shumë i padëgjuar
dhe refuzues ndaj kësaj thirrje sepse ata të cilët kishin nëpërkëmbur dhe përbuzur
çdo vlerë njerëzor frikoheshin se me
pranimin e fjalës së Allahut xh.sh e
cila transmetoheshte përmes Muhamedit a.s do të humbasin pasurinë pozitën dhe ndikimin në shoqërinë e cila kishte në përkëmbur të gjitha parimet morale dhe njerëzore.
Muhamedi a.s ishte i detyruar ta lëshoj atdheun e
vet dhe të vazhdoj misonin e Tij disa vjeçar në Medinen e ndritur e cila periudhë nuk ishte aspak e lehtë sepse nga atje hartoi Kushtetutën e parë ,
zhvilloi lufta të shumta, mobilizoi klasë
nnjerëzore se si duhet ballafaquar me sprova dhe sfida të cilat saheherë nuk
janë aspak të lehta për qenien njerëzore.
Nuk ka dyshim se njëra ndër dëshirat të cilat kishte
pasur Muhammedi a.s ishte të kthehet në atdheun e Tij të dashur, jo për t’u hakmarrur
ndaj atij populli por të njëjtit të udhë zohen në rrugën e drejtë të besimit e cila garanton shpëtim në këtë dhe botën tjetër.
Çlirimi i Mekës ka ndodhur në vitin e tetë sipas Hixhretit,
e cila ka qenë e mbushur me idhuj dhe të shumtë, kurse Allahu i Madhërishëm e ka
pastruar me këtë çlirim të madh, në vend të shirkut vendosi njësisnë e Allahut xh.sh, besimin në vend të mohimit
dhe furnizimin në vend të varfërisë.
Muhamedi a.s me të hyrë në
Meken e bekuar ata të cilët i kishin bërë dëmë dhe
zullum mendonin se Profeti ynë do t’i dëbonte
dhe hakmerrej ndaj tyre, mirëpo kjo nuk kishte ndodhur sepse ai ishte dërguar
nga ana e Allahut xh.sh si mëshirë për të
gjithë botërat, andaj Ai iu drejtua
Mekasve me këto fjalë : “O Kurejshë! “Çfarë mendoni që unë të bëj me ju?” Ata
i thanë: “Ti do të sillesh mirë me ne, sepse je fisnik dhe biri i vëllait
fisnik.” Ai u tha: “Unë do t’ju them ashtu siç u tha Jusufi vëllezërve të
tij: “Sot s’ka qortim për ju; Allahu do
t’ju falë.”(Jusuf, 92). Atëherë me një zë plotë falje dhe mirësi të ngrohtë ai
u tha: “Shkoni! Të gjithë jeni të lire
Muhamedi a.s pas kësaj lexoi Ajetin në të cilin
Allahu xh.sh thotë :“O njerëz! Në të vërtetë, Ne ju krijuam ju prej një
mashkulli dhe një femre dhe ju bëmë popuj e fise, për ta njohur njëri-tjetrin.
Më i nderuari prej jush tek Allahu është ai që i frikësohet më shumë Atij.
Vërtet, Allahu është i Gjithëdijshëm dhe për Atë asgjë nuk është e fshehtë.” (Huxhurat,
13).
Passiqë Muhamedi
a.s pastroi Qaben e shenjtë nga qindra
idhuj dhe puta të cilat deri atë kohë kishin shërbyer si Zotra për Mekasit e aaj
kohe, paralajmëroi kurejshitët se kush beson Allahun një dhe Muhamedin a.s për Profet, futet në Qaben e bekuar ata do të jenë të
falur, të sigurtë dhe të garantuar.
Allahut xh.sh thotë :“Nuk ka zot tjetër veç Allahut,
Ai është i vetëm dhe nuk ka shok. Ai është Sovrani, Atij i takon lavdërimi dhe
Ai është i Plotfuqishëm mbi gjithçka.”
Prej parimeve të shpallura në këtë çlirim të madh
është edhe: Kundërshtimi i nacionaliteteve, kombësive, fiseve dhe racave.
Prejardhja e njerëzve është një, nuk ka superioritet ndërmjet tyre mbi bazën e
ngjyrës, racës, klanit e të ngjashme me këto. “O Kurejshë! Allahu ju ka
larguar mburrjen e injorancës, njerëzit janë pasardhësit e Ademit kurse Ademi
është nga dheu.”
Prejardhja është një, prej saj janë degëzuar popujt,
fiset, racat dhe ngjyrat. Allahu i Lartësuar i ka krijuar kësisoj me qëllim që
të njihen ndërmjet veti, ndërmjet tyre nuk ka superioritet përveç me
devotshmëri dhe frikë ndaj Zotit. “Të gjithë ju jeni pasardhës të Ademit,
kurse Ademi ka qenë i krijuar prej dheut; arabi nuk ka kurrfarë epërsie ndaj
joarabit, as anasjelltas, por me frikën prej Zotit.”
Në bazë të afërsisë me Zotin e Lartësuar, bindjen,
nënshtrimin, njësimin dhe devotshmërinë ndaj Tij vlerësohet superioriteti,
epërsia, lartësia dhe dallueshmëria.
Prandaj duke u bazuar në kë to parime dhe vlera të cilat Muhamedi a.s i kishte treguar me rastin
e çlirimit të Mekes së bekuar, kjo duhet
të jetë mësim për neve dhe shoqërinë tonë në
aspekt të clirimit të mendjes, vetëdijes dhe pikëpamjes tonë ndaj
secilit i cili tenton të mbjell frikë dhe josiguri në mesin e shoqërisë tonë .
Çlirimi i Mekës për neve të jetë mësim se si duhet
vepruar neve në menyrë që të çlirojmë shoqë rinë dhe institucionin tonë nga secili që mëton interesin e vet personal
dhe familjar ta vëndoj mbi interesin kolektiv të shoqrisë tonë .
Por, kjo nuk duhet të jetë fundi i këtij misioni
sepse kjo me lejen e Zotit patjetër do të ndodhë, mirëpo qëllimi primar për
gjeneratën e ardhshme do të jetë rimëkëmbja e Institucionit dhe vendosja e një
sistemi i cili do të ketë për detyrë përparimin
dhe zhvillimin e vlerave fetare, larg çdo mizorie, frikësimi dhe keqpërdorimi të
njerëzve dhe organeve institucionale.
Prandaj, lusim Zotin xh.sh që këtë ditë të Ramazanit pë hirë të agjërimit, namazit dhe lutjeve që i bëni të jeni të mëshiruar dhe falur nga Allahu fuqiplotë.
No comments: