Style3[OneLeft]

Style3[OneRight]

Style4

Style5

Kryeministri ka njoftuar se do të tërhiqet pasi Mbretëria e Bashkuar ka votuar për BREXIT.
“Jam i nderuar që kam qenë kryeministër i këtij vendi për gjashtë vjet.”
Britania e Madhe ka votuar në Referendum për të qëndruar jashtë Bashkimit Europian. Sipas BBC, me votat e numëruara deri tani 52% e qytetarëve britanikë kanë votuar që të dalin nga unioni dhe 48% kanë votuar pro qëndrimit në BE.
Uellsi dhe Anglia kanë votuar për daljen e Britanisë së Madhe nga BE, ndërsa Irlanda e Veriut dhe Skocia kanë votuar kundër daljes nga BE.
Mediat britanike, BBC, ITV dhe Sky News njoftuan se rreth 52 për qind e votave favorizonin daljen nga BE-ja.
Zyrtarët e numërimit të votave thanë se pjesëmarrja ishte e lartë në këtë referendum, i cili kishte të bënte me emigracionin, sovranitetin, sigurinë dhe të ardhmen ekonomike të Britanisë.
Udhëheqësi i fushatës për largimin nga BE-ja, Nigel Farage, tha se 23 qershori do të hyjë në historinë e Britanisë si “Dita e Pavarësisë”. Ai i bëri thirrje kryeministrit David Cameron të japë dorëheqjen.
Pasiguria që pason daljen nga BE-ja bëri që paundi britanik të luhatej shumë dhe gjatë natës ai ra më shumë se 5 për qind.

About HIG

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
«
Next
Newer Post
»
Previous
Older Post

No comments:

Komento


Top