Ditën kur ka ndodhur rrahja masive në këtë xhami, Sulejman Rexhepi është mburrur si një gjeldet: “kush nuk i bindet imamit që ka dekretin tim, do të përballen me mbylljen e xhamisë nga policia!” Për Sulejman Rexhepin nuk është me rëndësi namazi kolektiv, nuk vlenë asgjë ibadeti i përbashkët por, imami-puleni i tij! Ky turp nuk lahet me asgjë!
Në analet e Bashkësisë Islame në RMV do të shënohet edhe një praktikë e shëmtuar e cila është zhvilluar pikërisht në kohën e uzurpatorit të këtij Institucioni, Sulejman Rexhepi. Bëhet fjalë për rrahje masive të xhemateve brenda xhamisë. E fundit ishte kjo e ditës së Xhuma kur, në prag të faljes së namazit të xhumasë, në xhaminë e fshatin Lisiçan, komuna e Pllasnicës, e cila gjendet në territorin e Myftinisë së Kërçovës, xhemati i pranishëm u provokua nga një “dorë e zezë” dhe, mes tyre shpërtheu zënka e dhunshme. Nuk merrej vesh se kush kujt po i bie. Xhamia u përgjak! Shtëpia e Zotit u dhunua në prag të faljes së namazit të xhumasë!
Kjo xhami, ka kohë që është bërë therrë në sy të Sulejman Rexhepit dhe pulenit të tij, të mendermethënshmit “myfti” Murat Useini! Për xhematin e xhamisë së fshatit Lisiçan nuk është i pranueshëm ai imam të cilin ua imponon Sulejman Rexhepi dhe Murat Huseini. Ata, duke e ndjerë veten pjesëtarë të nacionalitetit turk, kanë shprehur dëshirë dhe këmbëngulin që imami i tyre të jetë nga radhët e këtij xhemati, i cili e njeh taditën, kulturën, mentalitetin dhe gjuhën e tyre. Ndaj dhe, këshilli i xhematit, kanë zgjedhur një tjetër imam, i cili nuk pranon të jetë në shërbim të Sulejman Rexhepit dhe Murat Huseinit por në shërbim të xhematit vendor. Me urdhër të Sulejman Rexhepit, “banda” e Murat Huseinit ka shkuar dhe ka ndërruar bravën e kësaj xhamie. Ky gjest kriminel ka irituar banorët e këtj fshati dhe, ata e kanë thyer dryrin para kamerave dhe kanë hyrë që të falen. Pra, Sulejman Rexhepi dhe Murat Huseini i mbyllin Shtëpitë e Zotit me çelsa e dryrë, kurse xhemati i cili i ka ndërtuar vetë xhamitë, i hapë ato për lutje e ibadete.
Këtë xhuma skenari ishte më i përgatitur. Sulejman Rexhepi, publikisht ka shprehur dorëzim dhe ka kërkuar ndihmë nga faktorët e vendit dhe nga ndërkombëtarët që t’i rikthejë 4 xhami të Shkupit të cilat nuk i kontrollon! Asnjëherë nuk shkoi me “organet e veta” që t’i dëbojë uzurpatorët dhe t’i rikthëjë xhamitë! Këtë guxim dhe këtë trimëri e gjeti ta shprehë në Lisiçan të Pllasnicës. Në momentin që u zunë xhemati sakaq brenda u fut policia! Ku kishin qenë këta policë në atë numër? Mos kishin ardhur edhe ata për ta falur xhumanë? Si e dinin ata që këtë xhuma duhet të jenë në numër të mjaftueshëm në Xhaminë e Lisiçanit?
Futja e policisë në xhami për ta qetësuar situatën është turp dhe hedh njollë mbi xhematin e këtij fshati, por, po kaq turp është edhe heshtja e BFI-së së uzurpuar nga Sulejman Rexhepi? Tash e tre ditë pas kësaj ngjarje të turpshme BFI-ja edhe më tej hesht, ndërkohë që MPB-ja ka dhënë informatën e vet!
Se po vlon në BFI tashmë e dinë edhe zogjtë e malit! Se gjërat nuk po venë islamikisht, edhe kjo dihet fort mirë! Se po flitet se shumë shpejtë do të shpërthejë së brendshmi, edhe kjo tashmë dihet dhe po pritet! Për këtë është i vetëdishëm edhe Sulejman Rexhepi. Ndaj dhe, duket kaq i egërsuar, saqë mendja i shkon që ta mbajë edhe më tej nën qetësinë okupuese duke futur në skenarin e veta edhe policinë e shtetit.
Situata në BFI-në e uzurpuar nuk mund të rregulllohet as me polici dhe as me ushtri, situata në BFI nuk mund të tejkalohet as me gjyqe e as me korrupsion, por, eksluzivisht me ikjen e uzurpatorit Sulejman Rexhepi. Është thënë mijëra herë që ky është e keqja më e madhe e shqiptarëve, ky është katastrofa më fatale e myslimanëve të RMV, ky është turpi i të gjithë neve. Asnjë reis normal nuk do të pranonte të drejtojë një Institucion në të cilën në ditë shpërthen nga një skandal, ndërsa pas një të rrahure në xhami reisi normal do të jepte dorëheqje. Në vend se të shkojë vetë Sulejman Rexhepi me Murat Hueinin në këtë xhami dhe ta qetësojnë paraprakisht situatën, ata i nxisin në rrahje dhe pastaj e fusin brenda policinë. Sulejman Rexhepi nuk i interesojnë turqët apo torbeshën kah rrihen në mes vete. Nëse nuk i nënshtrohen Murat Hyseinit, ata do të rrihen e do të kalojnë “nëpër formalitete” të policisë së shtetit!
Ditën kur ka ndodhur rrahja masiv në këtë xhami, Sulejman Rexhepi është mburrur si një gjeldet: “kush nuk i bindet imamit që ka dekretin tim, do të përballen me mbylljen e xhamisë nga policia!” Për Sulejman Rexhepin nuk është me rëndësi namazi kolektiv, nuk vlenë asgjë ibadeti i përbashkët por, imami-puleni i tij! Ky turp nuk lahet me asgjë!
Style3[OneLeft]
Style3[OneRight]
Style4
Style5
Home
Aktuale
Opinione
Editorial: Policia e shtetit nuk mund t’i zgjidhë problemet në BFI, shpëtimi vjen vetëm me largimin e uzurpatorit Sulejman Rexhepi
About HIG
This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
- Më të lexuarat
- Sporti
- Kategoritë
Películas populares
-
EKSKLUZIVE: Policia Financiare ka hapur hetime për ish ministrin Abdulaqim Ademi dhe bashëpuntorët e tij Muhamet Hoxha dhe Armir Sadiku ...
-
Fokusi-t përmes postës elektronike për çdo ditë i arrijnë informacione nga më të ndryshmet, por behet publikimi i lajmeve që konstatohe...
-
(I plotësuar) - Kancelarja gjermane Angela Merkel ka treguar përpikmërinë gjermane dhe në orën 13:50 minuta autokolona që e shoqëronte u ...
-
Përveç komisionarit Hahn i cili do të udhëtojë për në Shkup në ditët e para të javës së ardhshme, gjithashtu, të hënën do të vijë edhe pë...
-
Avdil Jakupi – Cakalli Un ë jam me Sllupcanin, kalanë e pamposhtur të Karadakut. Më fal kombi im, zuzaria dhe lypsaria, nëncimi de trad...
-
Bashkëpunëtori kryesor i Ali Ahmetit, Shaban Memedi, një mjek nga Tetova merr nga tre rroga në muaj, ndërsa ish luftëtarët e UÇK-së mezi ...
Sport
Widget powered by WhatstheScore.com
No comments: