Kjo është konfirmuar nga kreu i LDK-së Isa Mustafa gjatë një konference për media.
“Ne biseduam për kandidatin dhe arritëm marrëveshje me pajtim të plotë për kandidatët kemi pasur Lutfi Haziri, është një personalitet që ka merita të veçanta në LDK që nga themelimi. Dhe po ashtu Vjosa Osmani e cila deri para 3 ditësh ka qenë deputete, kryetare e komisionit për marrëdhënie ndërkombëtare, me të cilën kemi bashkëpunuar. E kemi vlerësuar kontributin e të dyve. Por edhe mbi bazën e vullnetit edhe propozimit të Lutfi Hazirit, jemi dakorduar që kandidatit jonë për kryeministër të jetë Vjosa Osmani”, ka thënë Mustafa.
Ndërkohë ky subjekt politik ka shprehur gatishmërinë që të shkojë e vetme në zgjedhjet e parakohshme, teksa për koalicionin me VV kreu i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë se nuk do të nguten dhe se do të shohin cili është interesi i partisë. /Lajmi.net/
No comments: