Rreth orës 21.20 bëhet e ditur për përfundimin e operacionit policor dhe përleshjeve me grupin e fundit të armatosur në “Lagjen e Trimave” në Kumanovë.
Sipas informacioneve të plasuara, bëhet e ditur se nga 9 personat që kishin rezistuar dhe nuk ishin dorëzuar, katër prej tyre janë vrarë gjatë të shtënave me armë, ndërsa për një tjetër raportohet se është vetëvrarë.
Por disa orë më parë u raportua se pjesa më e madhe e grupit të armatosur prej 30 personave janë dorëzuar me ndërmjetësimin e përfaqësuesve të OSBE.
No comments: