Shkruan: Driton Berisha
Se
është shumë naiv në thurrjen e skenareve për ta paraqitur veten mjeran e viktimë,
dëshmoi edhe rrena e sotit, të cilin, sipas të gjitha gjasave ia ka kurdisur
“shefi i kabinetit” të tij (kështu hala e quan veten “oboa” për (anti)komunikim
me qytetarët. Fluturon fluturon Molla Sula! (Është lojë që me inercion i ngrisin
gishtat fëmijët edhe atëherë kur ju thua “fluturon fluturon gomari”)
Molla
Sula çdo ditë e më shumë po e humb terrenion dhe përkrahjen e xhematit. O mal po
ju bëhet zemra bre që më në fund po fluturon si “ai” i fëmijëvë të vegjël.
Paska parë ëndrrën e trishtueshme dhe, hop e në opinion: “Kryetari i kryesisë së
përkohëshme dhe Myftiu i Shkupit, H. Ibrahim ef. Shabani, diku në Kosovë qenka
takuar me Menduh Thaçin dhe se bashkë me të e paskan thurrur “puçin” mbi BFI!
Uh, çfarë ëndërre të tmerrshme e ka Molla Sula efendi Thaçin.
Çka
fshihet pas këtaj shpifje të ndytë, çka fshihet prapa kësaj përpjekje
monstruoze të gjyetarëve të derrave, të duetit të seksi sallatave?
Po
flitet se Molla Sula u ka luajtur lojëra shumë të ndyta BDI-së, madje duke u
tallur me funksionarë të kësaj Partie si me sharlatanë. Këtë BDI e ka kuptuar
dhe e ka distancuar goxha shumë kohëve të fundit. Dhe, si t’ua tërheqë vëmendjen,
sepse Molla Sula gjithmonë kërkon të jetë “centar pazhnje” dhe jo dikush tjetër,
e shpik këtë gënjeshtër të tmerrshëm. Flet me panik e i frikësuar deri në palc
nga një takim imagjinar në mes të Kryesisë së përkohëshme të BFI-së dhe Menduh
Thaçit, edhe atë, askush nuk e paska parë, sepse qenka organize diku në Kosovë.
Po si e pa këtë takim Molla Sula? Apo iu “sredit” në andërr.
Me
këtë ëndërr do t’ju çojë mesazh këtyre të BDI-së që të bëhen me të, për
ndryshe, sërish e mori BFI-në PDSH-ja. Po pse frikohet ky io mjerë kur krejt
bota e di se, pikërisht PDSH-ja e ktheu në BFI, pasi njëherë e kishin shporrur
për mallverzime finansiare dhe për prishje të skajshme të raporteve ndër
muslimanë.
Në
PDSH i demantojnë kategorikisht këto ëndrra të trishtueshme të Molla Sulës si
dhe të “zurlaxhisë” së tij dhe thonë se nuk merren me njeriun i cili publikisht
e lutë Allahun xh.sh. që ta bekojë Nikolla Gruevskin i cili do t’ua qajë nanën
shqiptarëve mu sikur kolega i tij, Molla Sulla.
Ndërsa
këtë e demantojnë edhe Kryesia e përkohshme e BFI-së duke thënë se tashmë, në
cdo çast po dëshmohet se Molla Sulën e ka kaplu skleroza dhe se nuk duhet të
merret seriozisht cfarëdo që të flasë. Por, po kjo Kryesi as nuk pohon e as nuk
mohon ndonjë lidhje me njerëzit e BDI-së! “Jemi qind për qind apartiakë”, thonë.
Po që është parë dy-tri herë tek futet në BFI këto ditë një funksionar dhe një
ministër i BDI-së! Mos ta marë vesh këtë Molla Sula se menjëherë e kërkon ndihmën
e Menduh Thaçit, të këtij “pisit të madh” siç e quan
Molla Sula./Lajmi1/
No comments: