Policia e Nepalit, njoftoi se numri i të vdekurve duke përfshirë edhe personat që kanë humbur jetën në ortekun në Everest ka arritur në 6 260 persona.
KATMANDU (AA) - Rritet në 6 260 persona numri i të vdekurve nga tërmeti që goditi më 25 prill Nepalin, rapoton Anadolu Agency (AA).
Policia e Nepalit, njoftoi se numri i të vdekurve duke përfshirë edhe personat që kanë humbur jetën në ortekun në Everest ka arritur në 6 260 persona.
Mësohet se dy persona janë shpëtuar në ditën e pestë të kërkimeve dhe gjithashtu theksohet se jeta është duke iu kthyer normalitetit dalë ngadalë. Gjithashtu personat të cilët kanë kaluar netët jashtë banesave të tyre për shkak të frikës nga tronditjet pas tërmetit kanë filluar të kthehen në shtëpitë e tyre dhe se të gjitha pikat e karburantit në kryeqytet janë të hapura.
Ndërsa në anën tjetër mësohet se nën-Sekretarja e Përgjithshme për Çështjet Humanitare dhe Koordinatorja e Ndihmës Emergjente në OKB, Valerie Amos, ndodhet në rajon për të vizituar personat e prekur nga tërmeti dhe për të kryer takime me liderët në Nepal. Amos gjithashtu do të vizitojë edhe rajonet e prekura nga tërmeti jashtë Katmandusë.
- Spitalet me kapacitet të pa mjaftueshëm -
Pavarësisht se të gjitha spitalet në Katmandu janë angazhuar për të dhënë ndihmën e tyre për mjekimin e të personave që janë dëmtuar në rrënoja, ato përjetojnë probleme të shumta ku numri i personave të mjekuar është mbi 13 mijë persona.
Spitali Qendra e Traumës Kombëtare i cili është një nga spitalet më të mëdhenj në Katmandu është mbushur plot për arsyen se një numër i madh të personave kanë ardhur aty për tu mjekuar. Për shkak se dhomat e spitalit janë të mbushura vazhdon mjekimi i personave nëpër korridoret e spitalit.
Në spitalin ku çdo ditë pas tërmetit mjekohen afërsisht 1 mijë persona në ditë, autoritetet bëjnë thirrje për ndihmë ndaj të gjithë botës se kanë mungesa në ilaçe dhe në mjetet e tjera shëndetësore.
- Vullnetarët kanë kaluar në veprim -
Pamjaftueshmëria e mjekëve, infermierëve dhe personelit shëndetësor nëpër spitale ka vendosur në veprim vullnetarët nga Nepali, ku kryesisht studentët e mjekësisë marrin pjesë vullnetarisht në shërbimet e thjeshta të ndihmës së parë dhe në pritjen e pacientëve. Ndërsa organizatat humanitare shpërndajnë ndihmat në veshmbathje kryesisht për gratë dhe punëtorët në nevojë në stendat e ngritura nga to.
Tërmeti 7,8 ballë i shkallës rihter që goditi ditën e shtunë Nepalin, konsiderohet të jetë më shkatërruesi që pas atij të vitit 1934, i cili ishte i shkallës 8.1 dhe ku kanë humbur jetën më shumë se 10 mijë persona. Brenda 5 ditëve pas tërmetit janë shënuar 70 tronditje të tjera të shkallës 3.2 e deri në 6.9.
OKB kishte njoftuar se akoma në Katmandu 24 mijë persona jetojnë në 13 kampet e çadrave dhe se në tërmet janë shembur mbi 130 mijë shtëpi./anadolu agency/

No comments: