Style3[OneLeft]

Style3[OneRight]

Style4

Style5

Ka filluar  Kongresi i 15-të i VMRO-DPMNE-së që sot dhe nesër mbahet në Kumanovë me moton "Maqedonia e fuqishme"
Në Kongres 560 delegatë duhet të zgjedhin kryetarin e partisë për mandatin e ardhshëm katërvjeçar.
Kryeministri dje kryetari aktual Nikolla Gruevski është kandidati i vetëm për pozicionin e kryetarit. Pas kandidaturës së tij, e cila dje u dërgua në selinë e partisë, janë nënshkruar intelektualë, themelues dhe zyrtarë aktualë të partisë, mes të cilëve edhe regjisori Lubisha Georgievski, Mane Jakovlevski, Filip Petrovski, Branko Sarkanjac, Sashko Kedev dhe të tjerët.
Kongresi i mëparshëm i VMRO-DPMNE-së është mbajtur në Manastir në vitin 2011, në të cilin lideri aktual Gruevski fitoi mandatin e tretë për të drejtuar partinë.
Gruevski u zgjodh për herë të parë lider në Kongresin në Ohër në vitin 2003, ndërsa kundërkandidat i tij ishte Marjan Gjorçev./koha/

About HIG

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
«
Next
Newer Post
»
Previous
Older Post

No comments:

Komento


Top