Style3[OneLeft]

Style3[OneRight]

Style4

Style5


Nga: Hfz. Ismaili

Lavdërimi është për Allahun, Zot i të gjitha botave
O populli ynë i “vogël” shqiptar!
O imamlerë hallexhinj e të pashpresë !
O shkronja të vyshkura nga tokmaku i cenzurës!
O letër e bardhë me fjalë të pafuqisë!

A nuk tha Profeti Muhamed: 'Kush nga ju sheh nje te keqe-le ta ndryshoje me dore, e nese nuk mundet kete ta beje-atehere me gjuhen e tij, e nese nuk mundet kete ta beje-atehere me zemren e tij, porse ky eshte imani me i dobet.'

Të kritikosh dikë për veprimtarinë degjeneruese që i bënë në krye të institucionit fetarë e kolektiv, assesi nuk do të thotë të jesh kundër vet institucionit!
I.
Duhet të pranojmë që në fillim se krejt çka mund të thuhet si reagim ndaj deklaratave të fundit të Sylejman Rexhepit i strukur brenda stafit të Kryesisë së BFI-së, si dhe deklaratave të dhunshme të Myftinive në favor të Sylejman Rexhepit është tërësisht e kuptueshme se Institucioni i Bashkësisë Fetare Islame me decenie është në mënyrën më të vrazhdë të mundshme.
Tanimë edhe fatosi më i ri mysliman e din se në skenë janë 5-6 vetë Brenda Kryesisë së BFI-së të cilët të stërplakur me pensione të majme dhe honorare të mëdha që e dëmtojnë BFI-në e të cilët me forcën epushtetit që nuk ua arsyeton as Kusdhtetuta e as ligji fetar islam, arritën të manipulojnë disa nga Myftilerët por edhe një pjesë të vogël të opinionit përmes Al-sat. Ku është problemi?
Ky zë që është ngritur nga disa njerëz mbrenda BFI-së është për t’u përshëndetur edhe pse është tepër i vonshëm! Kjo zhurmë e ngritur mendoj se ka një arsye sa e thjeshtë aq edhe e rëndësishme.
- e thjeshtë sepse BFI-ja dëshiron të mbahet peng nga këta 5-6 persona në krye me Sylejman Rexhepin deri në vdekjen e tyre, e ndrydhur brenda konceptit filozofik dhe organizativ të vjetër, pra të së kaluarës duke shkelur të gjitha normat kushtetuese të BFI-së.
- e rëndësishme, sepse po kundërshohen të gjitha iniciativat e reja, mendimi progresiv, kuadri i ri teologjik e me perspektivë të cilët dëshirojnë avansimin e këtij institucioni tonin të shenjtë drejt horizonteve ku BFI-ja do të shihej si shtëpi e jona e përbashkët e të gjithë teologëve dhe mysliamnëve në të cilin duhej të punonim me përkushtim për fenë, për të mirën e vendit dhe kombit tonë.
II.
Më lartë theksuam se BFI-ja është peng i Sylejman Rexhepit dhe klanit të tij për rreth. Përse mendojmë kështu?
Gjatë muajve të fundit kemi lexuar me të madhe në gazetat ditore të shkruara dhe elektronike për skandalet dhe megaskandalet e Sulejman Rexhepit. Por të gjitha këto publikime vinin nga qarqe jashtë ndertësës së BFI-së. Tani kur kupa është stërmbushur edhe brenda punonjësve brenda, Sylejman Rexhepi në vend që të pushojnë si pensionist në rrethin familjarë, ai dhe 5-6 persona tjerë dëshirojnë ta shëndrrojnë BFI-në në një skandal e cila do ta ketë koston e lartë për popullatën shqiptare nëse nuk parandalohet kjo dëshirë patologjike.
Ajo që nuk mund ta kuptojë, dhënia e fetvasë e disa Myftinjëve se zëri i Myftiut të Shkupit duhët të ngulfatet sepse ky zë po e prishka rendin kushtetues dhe rezulton në përçarjen e mysliamnëve! Vallë! Ekziston rend kushtetues brenda BFI-së dhe, vërtetë mendoni se mysliamnët e vendit janë të kënaqur me megaskandalet e Sylejman Rexhepit. E sa di unë të jesh udhëheqës fetarë duhet të mbash llogari për sjelljet e tua edhe brenda institucionit edhe në jetën publike sepse kështu kanë vepruar pejgamberët, pasues të të cilëve jemi ne. Atëherë ta japim fetvanë në mënyrë të përbashkët se cila vepër e prish rendin kushtetues: ngritja e zërit ndaj të keqes apo mbrojtja e të keqes:
- Ora e dorës e Sylejman Rexhepit “ROLEX” që kushton 35.000 euro, (cila e prish)?
- Keqpërdorimi i konviktit të Medresesë Isa Beu nga djali i tij Zeglul Rexhepi i cili ushtron xhudistë në një hapësirë prej 300 metër katorë të cilën bamirësit nga Turqia e ndërtuan për faljen namazeve për nxënësit e Medresesë e ky Sulejman ia ndërroi destinacionin,
- Organizimi i djegies së konviktit nga struktura të caktuara brenda Medresesë me 2013 sa për pak nuk pësuan nxënësit e shkretë (falë Zotit) vetëm e vetëm që me përgjegjësi të ngarkohen të padëshiruarit.
- Nipi i tij Junior që lozë me revole dhe filomoset duke bërë xhiro me xhip BMV-X5 natyrisht me para të vakfit.
- Hoteli i tij i blerë në Ulqin me para të pista dhe bizneset tjera që po i bën po në këtë qytet,
- Punësimet e mbi 30 personave të afërm në BFI, Medrese, fakultetin teologjik… etj, ndërsa kuadri teologjik po shëtit rrugëve,
- Cila e prish rendin kushtetues, harxhimi i kohës së Sulejman Rexhepit bashke me shefin e kabinetit të tij duke gjuajtur derra nëpër mal, apo zëri i arsyes?
- Cila e prish rendin kushtetues, blerja me para të majme natyrsiht të vakfit qen e zagar për gjueti nga Kargujevci i Serbisë përmes një agjencioni turistik për organizimin e haxhit, apo zëri i arsyes?
- Faturat flasin se në Hotel Konak BFI-ja ka paguar edhe pushimet e sportiestëve-xhudistëve të klubit të djalit të djalit të tij Zeglul Rexhepi.
- Cila e prish rendin kushtetues e moral, sharja e bashkeshorteve të hoxhallarëve me fjalë më të pista, apo kundërshtimi i kësaj çmendurie. T’ua përkujtoj momentin 3 myfive (ju e dini cilët jeni) kur një koleg i juaji (Myfti) i cili është bërë për rahmet mos t’ia përmendi emrin se ka qenë i devotshëm e Allahu ishalla xhenetin, Sylejmani juve ju thonte se unë duhet t’ia lëvroj gruan se edhe ashtu kur ka qenë gjallë ka qenë i paaftë. Or burra, myftilerë, po këto bashkëshorte janë duke ju shërbyer burrave të tyre legjitim që janë në hizmet të fesë, mëkëmbës të Profetit e jo që Reisi se herë që don ai t’i shaj duke synuar moralin e tyre.
Vallë, a ka nuhatur diçka Sulejman Rexhepi meqë doli në anën e Zoran Zaevit pikërisht gjatë këtyre ditëve? A do publikohen përgjimet që iu kanë bërë Sulejman Rexhepit nga shteti? Realiteti është shumë i hidhur kur tërë institucioni i BFI-së përmes Sulejman Rexhepit mbahet peng, shumica apsolute e dinë këtë dhe megjithatë heshtin!Sa turp!
Mbetet të shpresohet se secili nga pozita që e ka, tam baron punën e vet, ta zhvillon luftën kundër së keqës por në asnjë mënyrë të jemi nga kategoria e atyre që kanë imanin e dobët!
Marrur nga Lajmi1

About HIG

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
«
Next
Newer Post
»
Previous
Older Post

No comments:

Komento


Top