Style3[OneLeft]

Style3[OneRight]

Style4

Style5

Aktualitet

Fisnik Xheladini

Është shumë normale që në pleqëri të paraqiten edhe shenjat të sklerozës. Në këtë rast, familjarët e bëjnë punën më të mirë: e mbledhin të sëmurin dhe e mbajnë në shtëpi, me qëllim që mos të turpërohet edhe më tej. Në këtë drejtim të skelrozitetit ka marrë rrugë edhe uzurpatori i postit reisul ulema i BFI-së, Sulejman Rexhepi. Sulejman Rexhepi, jo që ka nisur me të madhe të flasë si i përhanë por, diagnoza po i metastazon deri në somnabul! Ec në të vemtin relacion shtëpi-restoranti Tivoli në Gjorqe. Çdo ditë e bën këtë relacion dhe flet për hanë. Nganjëher, për ta fshehur krizën e vet psiqike, I mbledh myftitë dhe kordinatorët e BFI-së dhe i maltreton pa nevojë. Në fillim të kësaj jave, dëshmoi se e ka lënë truri, se ka shumë problem dhe se duhet të frenohet pak, sepse po i bën dëm një gjenerat e të tërë brenda famijes së vet. I mori më qafë të gjithë. Për interesin e vet personal, karrierizëm në pleqëri (turp mi turpet), shkon dhe pozicionohet politikisht duke i bërë dëm jo vetëm familjes së vet por edhe tërë BFI-së. Në fillimet e demokracisë ishte PDP-is i sëmurë. Pastaj tmerrësisht u pozicionua në anën e PDSH-së. Madje për hire të “vëllait të vet” MenduhThaçit, ia bekoi partnerin e koalicionit, Nikolla Gruevskin, duke e lutur Allahun xh.sh. që ta “bllagosllovisë”. Për hire të karrierës së vet, që ta trashë sa më shumë raportin me Thaçin, e detyroi vëllain e vet të kandidohet për prefekt të Sarajit. Nuk mbeti hoxhë e organ të BFI-së pa e vurë në funksion të fitimit të PDSH-së në Komunën e Sarajit. Këtë fushatë e ka zhvilluar publikisht. Sepse, vetë PDSH-ja dhe Menduh Thaçi e sollën sërish në pushtet të BFI-së. Nëse e ka harruar këtë për shkak të problemeve nga skleroza, ia përkujtojmë ne! Kur e hetuan PDSH-ja se çfarë mangupi dhe çfarë manipulanti është Sulejman Rexhepi, u tërhoqën prej tij, ndërsa kjo lojë e tij e ulët, ishte vetëm sa për ta irituar PDSH-në, të nisin reagimet publike kundër tij me qëllim që ta marrë në mbojtje BDI-ja. Këtë mbrojtje me BDI-në deshti ta materializojë duke ia avansuar djalin në kierarkinë policore. Në këtë drejtim nuk mund t’i shihet për të madhe sepse secili prin do lufton për fëmijët e vet, por ama jo në dëm të Institucionit. Tani ka filluar ta shantazhojë BDI-në, duke u inatosur nga kjo parti në pushtet që nuk po bën asgjë për familjen e ngushtë të Molla Sulës. Këta të BDI-së e kanë kuptuar hipokrizinë dhe idiotizmat e këtijë fare hoxhe dhe e kanë lënë si qurën në mjegull. Dhe tani bërtet e çjerret si foshnja në mnela të lagta se kinse po e desabilizojnë PDSH-ja, duke e përdorur këtë strategji që të arrijë efektin e mëshirës së BDI-së. As PDSH dhe as BDI nuk po e destabulizojnë Molla Sulen, sepse as një radhe as tjetra nuk e kanë detyruar ta shkel Kushtetutën dhe aktet e tjera të BFI-së. As njëra parti dhe as partia tjetër nuk e kanë detyruar dhe nuk e kanë nxitur që të keqpërdorë postin e uzurpuar dhe të bëjë qindar shkelje flagrante finansiare e juridike. As BDI dhe as PDSH nuk i kanë thënë Molla Sulës që vidh sa të mundesh, shkatëroje vakëfin sa të mundesh, gënje sa të mundesh dhe shaua nënën dhe grate hoxhallarëve. Molla Sula, tashmë si pacient spitali, nuk mund të jetë activist i asnjë partie, prandaj, është mire të mos manipulojë, sepse do t’i bëjë mire edhe atij por edhe pasardhësve të tij. Jeta është e gjatë, karriera e plakut sklerotip nuk zgjatë shumë.

About HIG

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
«
Next
Newer Post
»
Previous
Older Post

No comments:

Komento


Top